Mrebti3gut Nga idea deri te biznesi i suksesshëm vetëm për 54 orë

Albforumi

Primus registratum
Gjatë fundjavës së fundit që sapo e lamë mbas, në ambientet e Univerzitetit FON në Shkup u mbajt Skopje Startup Weekend 2011. Ky aktivitet, i mbajtur edhe në 110 qytete tjera të botës, është agregator i ideve dhe krijues i kompanive të suksesshme nga ana e të rinjve.
Por cfarë në të vërtetë është një Startup Weekend?

Startup Weekend është është proces 54 orësh i krijimit të aplikacioneve softverike mobile apo të internetit, me potencial për tu shndërruar në biznes të suksesshëm.
Gjatë kësaj fundjave, mblidhen ekspertë nga fusha e informatikës, programerë, dizejnues grafik, biznesmenë, profesorë, menaxherë… Qëllimi kryesor është të krijohen aplikacione me të cilat do të implementohen strategji komerciale për futjen në treg të tyre.
Së bashku me mua, në Skopje Startup Weekend ishin edhe Celik Nimani nga PC World Albania dhe Leart Mullaademi nga ONUP. Për shkak të disa aktiviteteve tjera paralele, personalisht nuk pata shumë kohë të kycem në këtë projekt, por Learti dhe Celiku dhanë kontribut për projektin Android @ Home, që mundësonte manipulimin e aparateve shtëpiake nëpërmjet një aplkiacioni për Android. Paramendoni ta kycni shporetin nga zyra, dhe derisa të vini në shtëpi të jetë ngrohur mjaft sa për ta fërguar vezën menjëherë.
icon_smile.gif


Nga e majta: @mbreti3gut @leartm @celiknimani

Fillimisht, të gjithë ata entuziastë, idetë e tyre duhej t’i prezentonin brenda 60 sekondash, pas së cilës u formuan ekipe që gjatë gjithë fundjavës punonin për të krijuar një prototip të produktit. Ditën e fundit u bë prezentimi i të arriturave gjatë gjithë kësaj kohe, dhe me votat e fitues u shpall ideja “Pocket Discount” – i cili mundëson ndjekjen e zbritjeve që ofrojnë supermarketet e ndryshme. Fituesi mori 4 laptopë HP, 6 muaj zyre pa pagesë në biznes inkubatorin YES Incubator, regjistrim të firmës falas, konsultime dhe trajnime falas nga Fondacioni PSM.
Në fakt, në një farë mënyre mund të them se nuk të duhet një ide e mrekullueshme për të filluar me biznes Startup, pasiqë shumica e ideve edhepse për Maqedoninë kishte mungesë oferte, ishin të degjuara më parë. Mënyra se si funksionojnë këto biznese është ajo se konsumatorëve u mundësojnë teknologji më të mira nga ato që aktualisht ata i përdorin. Por shpëshherë këto teknologji janë aq të varfëra, saqë nuk duhet ndonjë ide e mahnitshme për të ofruar dicka më të mirë.
Edhe qëllimi i Sergey Brin dhe Larry Page ishte që të krijonin një makinë kërkuese që “nuk ta tesh”, por të gjithë jemi dëshmitarë se Google është aty ku është, edhepse egzistonin makina kërkuese tjera para saj.

Një pjesë të atmosferës nga atje ua përcjelli nëpërmjet fotografive që i shkrepa dhe pastaj i futa në Flickr, por ja dhe një video inspiruese që herën tjetër edhe ju të paraqiteni:

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]


Lexo origjinalin...
 
Top