Duke iu falenderuar fuqisë virale të rrjeteve sociale, vdekja e 22 vjecarit Martin Neshkovski e shkaktuar nga rrahja brutale e tij nga ana e një përfaqësuesi të forcave speciale policore, krijoi jehonë të madhe në opinion.
Gjithcka filloi me gjetjen e një trupi të pajetë në parkun e MEPSO-s pranë sheshit kryesor të Shkupit, të dielën në mbrëmje menjëherë pas zgjedhjeve kur simpatizantë të partisë VMRO-DPMNE po festonin fitoren. Nga policia dolën me deklarata kundërthënëse, fillimisht duke thënë se askush nuk kishte paraqitur një rast të tillë edhepse në shesh qëndronte i shtrirë pa shenja jete një trup mashkulli rreth të njëzetave, më pastaj për të thënë se në trupin e viktimës nuk gjendeshin shenja dhune. Mirëpo, pasi u krye autopsia, u konstatuan gjurmë të goditjeve në ije dhe kokë, thyerje të hundës dhe lëndime në anën e majtë të trupit.
Kush është viktima dhe pse u rrah nga policia? Bëheshin thirrje kundër njësitit special policor të cilët shëtiten me veshje civile, kërkohej shpërbërja tyre, thirrej “Alfa – vrasës”… dhe gjithcka bëhej përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, përdoruesit e të cilëve kërkonin përgjegjësi për dhunën policore.
Fuqia e rrjeteve sociale
Në Maqedoni ka mbi 850.000 përdorues të Facebook. Gjithashtu ka edhe numër të konsiderueshëm të përdoruesve të Twitter, të cilët edhepse në numër shumë më të vogël se fejsbukerët, gëzojnë një autoritet dhe ndikim më të madh në shoqëri. Ky fakt flet për atë se mediat shoqërore janë faktor serioz për përhapjen e informatave dhe ideve. Pikërisht me rastin e kësaj jehone shpërndarjesh, lajmi u publikua edhe në blogjet me ndikim si BoingBoing, GlobalVoices, Washington Post, Digg…
Mundësi të mirë për raste të këtilla Facebook ofron krijimin e faqeve për fansa (fanpages) dhe për ngjarje (events). Kështu u krijuan disa të tilla që bënin apel për protesta, kërkonin zbardhjen e plotë të rastit etj. Mirëpo, gatise të gjitha ato u zhdukën nga platforma e Facebook, por nuk dihet nëse kjo u bë nga ana e krijuesve apo nga ana e policisë, sepse sic tha zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski: “Policia do të bllokën secilin material në internet i cili thirret në dhunë”.
Përskaj cenzurës në Facebook, në anën tjetër bashkësia e cicëruesve nga Maqedonia vazhdoi vazhdoi të cicëron fuqishëm, të shpërndan informatat, të organizon protesta që tre ditë me radhë po vazhdojnë… E gjithë ngjarja po përcillet nën hashtagun #daniel (për shkak se në mediat elektronike fillimisht përflitej se djaloshi quhej Daniel) dhe #martin që është emri i vërtetë i viktimës.\
Plotësuar: Cicëruesit shqiptar tani kanë filluar ta përdorin hashtagun #ndaldhunes. Nëse edhe TI je një ndër ata që u pengon dhuna policore, e pakta që mund të bësh është të shënosh një mesazh me këtë hashtag në Twitter.
Lexo origjinalin...

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]
Protests in Skopje following the death of 22-year-old Martin (Daniel) from Dejan Velkoski on Vimeo. Huazuar nga it.com.mkPlotësuar: Cicëruesit shqiptar tani kanë filluar ta përdorin hashtagun #ndaldhunes. Nëse edhe TI je një ndër ata që u pengon dhuna policore, e pakta që mund të bësh është të shënosh një mesazh me këtë hashtag në Twitter.
Lexo origjinalin...