Mozilla Manifesto

admin

Administrator
Interneti po bëhet një pjesë me rëndësi gjithnjë e më të madhe në jetën tonë.

Projekti Mozilla është një komunitet global i njerëzve që besojnë në liri, inovacion dhe mundësi, është kyç për vazhdimin e shëndetshëm të internetit. Ne kemi punuar së bashku që nga viti 1998 për t’u siguruar që interneti po zhvillohet në një mënyrë që t’u shërbejë të gjithëve. Ne jemi më së shumti të njohur për krijimin e shfletuesit të rrjetit Mozilla Firefox.

Projekti Mozilla përdor afrimin me anë të komunitetit për të krijuar një klasë botërore të programeve me burim të hapur dhe për të zhvilluar tipe të reja të aktiviteteve bashkëpunuese. Ne krijojmë mundësi për njerëzit të përfshirë në krijimin e një eksperience më të mirë të internetit për të gjithë ne.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve, ne kemi distiluar një set parimesh që besojmë që janë kritike për internetin që të vazhdojë si një përfitim për publikun e gjithashtu edhe në askeptin komercial të jetës. I listojmë këto parime më poshtë.

Qëllimet e manifestit janë:
1. të artikulojë një vizion për internetin që pjesëmarrësit e Mozilla duan që Mozilla Foundation të ndjekë;
2. t’u flasë njerëzve pavarësisht nëse janë apo jo me njohuri teknike;
3. të bëjë krenar kontribuesit e Mozilla për atë që jemi duke bërë dhe t’i motivojë të vazhdojnë më shumë; dhe
4. të sigurojë një vend për njerëzit që duan të avancojnë këtë vizion për internetin.

Këto parime nuk vijnë pa asnjë shkak. Nevojiten njerëz për ta bërë internetin të hapur dhe për të siguruar pjesëmarrje – njerëz që veprojnë si individë, që punojnë bashkë në grupë dhe që udhëheqin të tjerët. Mozilla Foundation është i vendosur për të avancuar parimet e vendosura në Manifestin Mozilla. Ne ftojmë të tjerët të na bashkohen dhe ta bëjmë internetin një vend akoma më të mirë për këdo.

Parimet
1. Interneti është një pjesë integrale e jetës tonë moderne, një element kyç në edukim, komunikim, bashkëpunim, biznes, argëtim dhe në shoqërinë si një e tërë.
2. Interneti është një burim global publik që duhet të mbetet i hapur dhe i aksesueshëm.
3. Interneti duhet të pasurojë jetën e qënieve njerëzore individuale.
4. Siguria e individëve në internet është thelbësore dhe nuk mund të trajtohet si opsionale.
5. Individët duhet të kenë aftësinë të krijojnë vetë eksperiencat e tyre në internet.
6. Efektiviteti i internetit si një burim publik, varet nga ndërveprimi (i protokolleve, formateve të të dhënave, përmbajtjes), nga inovationi dhe pjesëmarrja e shpërndarë në të gjithë botën.
7. Software e lira dhe me burim të hapur promovojnë zhvillimin e internetit si një burim publik.
8. Proveset e komunitetit transparent promovojnë pjesëmarrjen, përgjegjësinë dhe besim.
9. Përfshirja komerciale në zhvillimin e internetit sjell përfitime të mëdha; një balanc ndërmjet qëllimeve komerciale dhe përfitimit të publikut është kritike.
10. Zgjerimi i përfitimit të publikut në aspektet e internetit është një qëllim i rëndësishëm, me vlerë, rëndësi dhe përkushtim.

Avancimi i Mozilla Manifesto
Ka shumë mënyra për të avancuar parimet e Mozilla Manifesto. Ne mirëpresim një rang të gjerë aktivitetesh dhe kemi të njëjtin kreativitet që pjesëmarrësit e Mozilla kanë treguar në fusha të tjera të projektit. Për individët që nuk janë shumë të përfshirë në projektin Mozilla, një mënyrë bazë dhe shumë efektive për të mbështetur manifeston është të përdorin Mozilla Firefox dhe produkte të tjera që mishërojnë parimet e Mozilla Manifesto.

Betimi i Fondacionit Mozilla
Fondacioni Mozilla betohet të mbështesë Mozilla Manifesto në aktivitetet e tij. Specifikisht, ne do të:
-ndërtojmë dhe bëjmë të mundur teknologji me burim të hapur dhe komunitete që suportojnë parimet e manifestos;
-ndërtojmë dhe ofrojmë produkte të veçanta për konsumatorin që suportojnë parimet e manifestos;
-përdorim asetet e Mozilla për të ruajtur internetin si një platformë të hapur;
-promovojmë parimet e Mozilla Manifesto në diskutime në publik dhe brenda industrisë së internetit;
-promovojmë modelet për krijimin e vlerave ekonomike për përfitimin e publikut.

Ftesë
Fondacioni Mozilla fton të gjithë ata që suportojnë parimet e Mozilla Manifesto që të bashkohen me ne, të gjejnë mënyra të reja për ta bërë vizionin e internetit një realitet.

http://www.mozilla.org/en-US/about/manifesto/



Artikulli i plote...
 
Top