Mozilla FireFox 1.0 ne Shqip !! RISI !!

pdcom

Primus registratum
Mozilla FireFox 1.0 ne Shqip !! RISI !!

pershendetje!

Per te gjith, qe nuk e njohin browserin e rri ne web, ketu keni mundesi me shkarku edhe versionin shqip.

download 1.0 Shqip

Nese deshironi te shkarkoni versionin 1.0 ne tjera gjuh si persh. englisht, gjermanisht athere vizitoni faqen www.getfirefox.com /pf/images/graemlins/smile.gif

Mos harroni mi ju tregu shokeve/shoqeve tuaj, sepse firefox eshte ma i shpejt dhe ma i sigurt se Internet Explorer, nese doni te keni me pas sukses ne web, athere surfo me FireFox!

tungi

www.kosovar.Tk
 

leandroaliaj

Primus registratum
Re: Mozilla FireFox 1.0 ne Shqip !! RISI !!

E përdora kët FireFox para se ta thuash. Kam 4 browsers të tjerë përveç atij dhe s'më bëri fare përshtypje (çfarë pret nga mozilla, vllai i netscape navigator /pf/images/graemlins/tongue.gif ).

Kush do browserin më të mirë e më të shpejt:
http://www.opera.com PA DISKUTIM FARE!

Firefox është kot dhe kjo ka për tu provuar në të ardhmen. Një browser që do extensions për ç'do gjë, akoma dhe më të lehtat, s'ka të ardhme.

Po të përdorni firefox, pas nja një muaji do të merrni vesh që shkarkuat 500 extensions kot, për të bërë gjëra që Opera i bënte që në fillim, dhe më mirë.

Ciao
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Mozilla FireFox 1.0 ne Shqip !! RISI !!

:tipsy: he he, hakmarrësi i vogël...

Jepi Qezarit atë që është e Qezarit, ose, Mos i bjer gomarit ngaqë nuk ke ç'ti bësh samarit.
(Dmth merru me mua, të jap unë të dhëna rreth vetes që të kesh material sa të duash...)
Tjetri ka postuar që më 14 Nëntor, e shumta aty nga 15 Djetori (një muaj sipas teje) duhej të ishte mjaft për t'u bindur për kotësinë e Firefox-it.
Apo ty t'u deshën dy muaj për të artikuluar fallin?)

Mozilla dhe Netscape Navigator nuk kanë qenë ndonjëherë vëllezër, as Mozilla dhe Firefox-i nuk janë. Mos fol gjepura.

Shkruan si fallxhor dhe jo si dikush që ka fakte për çka thotë, dhe kjo nuk të bën të besueshëm.

Një përdorues që shkarkon 500 zgjerime për Firefox-in, (po gjeti kaq), nuk është më një përdorues me logjikë, është o pras, o maniak. Dhe Firefox-i nuk qarkulloi për të rregulluar këto dy kategori shpërdoruesish.
Ose hidhu konkretisht, ose mos ngatërro dynjanë kot:

I mirë apo i keq është relative dhe nuk matet, do të duhej të tregoje cilat janë të mirat e të këqijat e njërit karshi tjetrit. E bën dot?

Më i shpejtë...sa më i shpejtë, si ta provoj dhe unë që mos të të mendoj se hedh fall?

Së fundi zgjerimet, fare mirë mund të bëheshin pjesë e programi bazë, pa problem. E ke menduar ndonjëherë pse nuk e bënë, pse zgjodhën ecjen në këtë mënyrë?
 

leandroaliaj

Primus registratum
Re: Mozilla FireFox 1.0 ne Shqip !! RISI !!

Po s'e pash o burr kur e shkruajti! /pf/images/graemlins/tongue.gif

Po si s'paskan qënë vllezër! Vetëm ti shofësh jan gati identik. Dhe pastaj mozilla është e netscape-it. Lexo ktu ta marrësh vesh se s'e dike mirë.
http://news.zdnet.com/2100-9595_22-514061.html
http://news.com.com/2100-1032_3-1026078.html?tag=fd_top

Kush është fallxhori tani? Shko pak në dmoz.org (MOZILLA directory). Aty në fund nuk shkruan mozilla po copyright netscape. Pranaj mos ja fut kot.

Po po firefoxi do t'arrijë operën i duhen 500 extensions. Po deshe me sharku 5 extensions s'mund t'na thuash tani që firefoxi është më i miri!! Se po na binë flokët me kto që po lexoj.

Shpejtësia duket vetëm në bandwidth të madh. Po pate 100kilobyte/sec mund ta kuptosh a është i shpejt. Po s'pate njisoj janë të gjithë.

Unë e kam menduar po ti s'e paske menduar më duket. Firefox është projekt i mozilla, i cili është OPEN SOURCE. Dhe është open source për shaqet që mund ti lexosh në të dy sitet që të dhash më lartë. Prandaj e bënë kështu se s'mund ta bënin në asnjë mënyrë tjetër!

Tani ti po na thua që një kompilim i provuar në punë plot krahasoet me një që secili bën ça ti doi qefi dhe s'janë provuar asnjëherë në punë tërë extensionat bashk?
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Mozilla FireFox 1.0 ne Shqip !! RISI !!

Nje teme e tille ekziston prej kohesh ne forumin "Programet dhe Programuesit". Temat e dublikuara bejne konfuze lexuesit e tjere duke i shperqendruar ne dy drejtime prandaj do te lutesha qe ky diskutim te vazhdohej atje.
 
Top