Mozilla dhe ZTE në Kongresin Mobil Botëror

admin

Administrator
Mozilla “trondit” botën e smartfonëve me numrin më të madh të prezantimeve të pajisjeve deri tani njëherësh në Kongresin Mobil Botëror (MWC). Pas tabletit prej 79 euro nga Alcatel, ZTE tregon frytet e bashkëpunimit me Mozilla-n me modelet më të fundit të serisë ZTE Open. Pajisjet më të reja nga ZTE janë ZTE Open C dhe ZTE Open II.

Një smarfon i thjeshtë, por mëse efektiv për masat me Firefox OS dhe ngjyrën portokalli të dhelprës së Mozilla-s, telefoni i ri do të lançohet në Venezuelë dhe Uruguai tremujorin e dytë të këtij viti. Ende nuk ka ardhur koha e konferencës që do të mbahet nga Mozilla gjatë Mobile World Congress dhe prandaj nuk ka shumë detaje në dispozicion për ZTE Open C.

Ajo që dihet është që smartfoni është i pajisur me suport 3G dhe me ekran të një madhësie 4 inç të tipit WVGA. Rezolucioni që arrin është 800×480 pixel. Pajisja vjen me procesor dual-core Snapdragon 200 me frekuencë 1.2 GHz dhe është me versionin më të fundit të Firefox OS, ai 1.3.

Kamera bazë 3 megapixel nuk mungon dhe ka një memorie të brendshme 4 GB dhe 512 MB RAM. Edhe pse për fansat e Samsung dhe iPhone këto parametra nuk janë kushedi interesante, qëllimi dhe sekreti i Firefox OS ka qenë investimi dhe rritja e përdorimit të smartfonëve të rangut të ulët që çdokush të mund ta ketë një, sado bazik të jetë.

Nga ana tjetër, ZTE Open II është modeli tjetër që vjen si pasojë e bashkëpunimit me Mozilla-n. Open II është pasardhësi i ZTE Open, një nga pionierët e smartfonëve me Firefox OS nga ZTE. Ashtu si modeli më lart, edhe Open II suporton rrjetin 3G e do të jetë me versionin 1.3 Firefox OS, më i fundit.

Ekrani është 3.5 inç i tipit HVGA dhe me rezolucion 480×320 pixel. Procesori është një dual-core 1.2 GHz, ka 256 GB RAM, 2 GB memorie të brendshme dhe një kamera bazë 2 megapixel. Strategjia e Mozilla-s për smartfonë të lirë dhe bazë vazhdon me Open II, që është goxha më i përmirësuar se paraardhësi ZTE Open.


http://www.pcworld.al/mozilla-dhe-z...shkepunim-te-suksesshem/#sthash.TIQu7n9n.dpuf

Artikulli i plote...
 
Last edited by a moderator:

Flavio Bejko

Primus registratum
kam pas rastin me i pas dy telefonat e fundit te mozillas afer dhe i kam pa ,po prap nuk eshte se jan smartphone kushedi se cfare,megjithse jam fans dhe i mozillas.
 
Top