Al-Punk
Still here
Mos valle po falimenton dhe Shqiperia!?
Duke lexuar lajmin me poshte (te nje gazete partiake) dhe duke pasur parasysh disa sinjale dhe situata ku Financat shqiptare nuk kane stabilitet, taksat rriten fshehtas, gjithcka ka ngelur shteterore nxirret per shitje, ... mos eshte dhe Shqiperia ne prag te nje katastrofe financiare?! Berisha njihet qe nuk ia ka haberin ekonomise .. .
Duke lexuar lajmin me poshte (te nje gazete partiake) dhe duke pasur parasysh disa sinjale dhe situata ku Financat shqiptare nuk kane stabilitet, taksat rriten fshehtas, gjithcka ka ngelur shteterore nxirret per shitje, ... mos eshte dhe Shqiperia ne prag te nje katastrofe financiare?! Berisha njihet qe nuk ia ka haberin ekonomise .. .
Tiranë- Kriza që bridhte nëpër shkresa sekrete brenda ekzekutivit, në formë këshillash apo urdhrash, është pranuar më në fund zyrtarisht nga kreu i Financave. Ministri Ritvan Bode ka deklaruar dje se qeveria do të ndërmarrë rishkimin e buxhetit të vitit 2010, e shtyrë pikërisht nga efektet e krizës globale, ca më e rëndë për buxhetin shqiptar për shkak të shpenzimeve të tepruara të fushatës elektorale dhe paaftësisë për të parashikuar përzjerë me tendencën për ta fshehur këtë krizë. Bode ka vendosur më në fund të citojë publikisht përmbajtjen e shkresës që më pak se një muaj më parë i dërgonte ekzekutivit, duke i kërkuar shkurtimin e shpenzimeve. Përmes një memoje, përmbajtja e së cilës është botuar në gazetën “Zëri i Popullit” në 26 janar, ministri i Financave shprehej në alarm se nëse nuk do të ndërmerrej shkurtimi i shpenzimeve me të paktën 10 për qind deri në mars, atëherë rrënimi do të ishte i pashmangshëm. “Përballemi me një pasiguri të madhe të parashikimit të të ardhurave, ndërkohë që një vlerësim i ri i të ardhurave do të përfshihet në llogaritje, situata makro fiskale e vitit të fundit do të llogariten në mars” thuhet në raport. Për shkak të mungesës së një artikulimi zyrtar të krizës që jo vetëm ka prekur buxhetin, ndryshe nga çfarë ka pretenduar deri më tani ekzekutivi, por ka shkaktuar një gropë të thellë në të dhe të parehabilitueshme madje. “Në këtë situatë, ka një mundësi shumë të vogël që të ardhurat të qëndrojnë në minus B1 me një perspektivë stabël dhe vetëm një rrugë për të shmangur falimentin financiar, të demonstrojmë vullnetin tonë për të menaxhuar rrezikun me një skenar të besueshëm”. Pak kohë më parë, vetë Bode doli përpara shqiptarëve për t’u dhënë lajmin e keq se qeveria do të merrte edhe 300 milionë euro të tjera borxh, për të kapërcyer krizën. Por duket se shuma e madhe për kurrizin e shqiptarëve, që do t’u duhet të paguajnë të gjitha borxhet që ka marrë deri më tani Berisha dhe që janë të shumta, nuk ka mjaftuar për të mbushur gropën në buxhet. Sepse jo rastësisht llogaritë e fundit të ministrit të Financave tregojnë se kriza nuk ka kthim. Madje ajo u dëshmua dukshëm në shtrëngimin e rripave të qeverisë për fundviti, kur i duhej të nxirrte nga atje ku nuk i kishte paratë për të shpërblyer administratën dhe pensionistët. Edhe atëherë, ministri ndërhyri duke i kërkuar qeverisë që madje edhe pagat e dhjetorit të paguheshin në janar të vitit tjetër, për shkak të gjendjes së rrënuar të buxhetit. Gazeta “Zëri i Popullit” botoi skandalin bashkë me shkresën e firmosur nga Bode, duke detyruar ekzekutivin të tërhiqej nga vendimi i mëparshëm.