Monopoli Dixhitalb???????????????

komino

Valoris scriptorum
Monopoli Dixhitalb???????????????

Eshte e vertete qe disa deputete kane kerkuar qe dixhit-alb te kete monopolin e trasmetimit dixhital ne shqiperi??????????????????????


lexoni kete artikull te "biznesi"


Atnand Kola - 23/09/2004

DixhitAlb, projektohet monopoli ligjor

Në debatin e djeshëm në Komisionin Parlamentar të Medias, operatorët televizivë kundërshtuan projektligjin që synon të legjitimojë kompaninë “DixhitAlb” si dhe t’i japë asaj të drejta ekskluziviteti si dhe të ndalojë transmetimet analoge. Këto dy nene të firmosur sakaq nga 77 deputetë, e kthejnë tregun televiziv në monopol


Përfaqësues të medias elektronike kundërshtuan me forcë dje në Komisionin Parlamentar të Medias për dy pika të projektligjit të përgatitur “për transmetimet televizive numerike tokësore”, të njohur si teknologjia dixhitale tokësore. Sipas përfaqësuesit të shoqatës së medias elektronike në vend Aleksandër Frangaj, njëkohësisht edhe drejtor i TV-Klan, “dhënia e një license të tillë do të krijonte një monopol mediatik të drejtuar vetëm nga një person i vetëm, gjë që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë”. Përfaqësuesit e medias kundërshtuan edhe idenë për vendosjen e afateve kohore të mbylljes së transmetimit televiziv analog, sistemi ekzistues.
Debati në fjalë ka lindur pas firmosjes së një kërkese në fund të muajit korrik të këtij viti nga 77 deputetë ( së fundi janë shtuar edhe 11 të tjerë), kur kanë kërkuar që operatorit televiziv Dixhitalb (aktualisht i palicensuar) t’i jepet nga KKRT-ja e drejta ekskluzive për këtë lloj transmetimi.
Ndërkohë që presidenti i Top-Channel Dritan Hoxha, ka kërkuar që anëtarët e Komisionit të Mediave dhe të ftuar të tjerë të kësaj tryeze të rrumbullakët të angazhohen për dhënien e licensës për operatorin Dixhitalb brenda një afati sa më të shkurtër kohor. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga nënkryetari i KKRT-së Albert Minga, sipas të cilit, “vendimi në fjalë duhet të bëhet duke marrë asistencë nga ekspertë të mediave si edhe nga OSBE dhe nga vende të ndryshme të Europës, të cilat kanë disa vite që e kanë futur sistemin e transmetimeve radiotelevizive dixhitale”. Ndërkohë që përfaqësuesit OSBE-së janë shprehur se shumë shpejt do të japin një konkluzion përfundimtar për çështjen e sistemit radioteleviziv dixhital. Gjithashtu përfaqësuesi i OSBE-së ka kërkuar që parlamenti shqiptar duhet të bëjë një seancë, ku të merret një vendim afatgjatë për futjen ose jo të këtij lloj sistemi transmetimi televiziv.


Mbyllja e televizioneve analogë, absurditet
Gjithashtu presidenti i Top-Channel ka kërkuar që KKRT-ja të vendosë një datë për mbylljen e televizioneve analogë (të zakonshme) dhe t’u hapet rruga transmetimeve dixhitale. Hoxha është shprehur se “në SHBA është miratuar një ligj që pas vitit 2006 nuk do të lejohet të transmetojë asnjë stacion analog dhe të drejtën e transmetimeve t’a kenë vetëm sistemet radiotelevizive dixhitale”. Por një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga drejtori i TV-Klan Frangaj, duke dhënë faktin se “në asnjë vend të botës nuk është miratuar një ligj i tillë, që të mbyllë televizionet analogë, por vetëm konkurrenca e drejtë në tregun mendiatik mund të vendosë një gjë të tillë”. Ndërkohë që presidenti i TV-Shijak Gëzim Ismaili, ka lëshuar batutën se “një kërkesë e tillë e bërë nga Dritan Hoxha është absurde, sepse në Shqipëri ka akoma qytetarë që duan të shohin vetëm në televizorët bardh e zi dhe një gjë e tillë do të binte në kundërshtim me ligjin për të drejtën që ka publiku për informim”. Ndërsa anëtari i Komisionit parlamentar të Mediave Luan Rama, ka theksuar faktin se jo vetëm në platformën dixhitale, por edhe në televizionet analogë është bërë një investim shumë i madh. Sipas tij, nuk mund të hidhet poshtë, sepse një mënyrë e tillë do përkrahë vetëm transmetimet dixhitale, duke hedhur poshtë disa qindra milion, dollarë të investuara nga biznesmenët në stacionet televizive analogë.

----------------------------

do te isha shume kurioz te njihja arsyetimet e depueteve
 

TeanD

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

e kam lexuar dhe une kete artikull
me sa di une 88 deputete i kane kerkuar parlamentit qe te japi licence ekskluzive digitalbit
dhe kjo bie ndesh me kushtetuten ne vend
dhe besoj me kete ekskluzivitet krijohet monopol ne rastin tone, mediatik
dhe mesa di une ne gjithe vendet e tjera jashte nuk ekziston nje gje e tille, ku mundohen ti shmangen monopolit, ndersa tek ne si gjithmone
mbrapsht behen gjerat
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

Po, por ka dale OSBE takstativisht kunder. Mendoj se deputetet nuk do veprojne kunder udhezimeve te nderkombetareve...
 

109UV

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

deputetet.... duhet cuar donald trump ne parlament, dhe nga podiumi tua beje: "you're fired!"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

bir selman i nenes ke te qaj me pare

PLOT 88 DEPUTETE

u prish dynjaja njerez u prish :smash: :smash: :smash:


Si more 88 shqipetare (prijesa te shqiperise per me teper) rane dakort

Mua vazhdon te me duket absurditet dhe mendja ime refuzon te besoje nje gje te tille

Jam shume shume shume kurioz te njoh motivimet (apo justifikimet)
E ka ndonjeri listen e atyre deputeteve tu dergoj nga nje mail (edhe me poste normale)

Jo se do te kthejne pergjigje po mbase do te ndeze ndonje shkendije ne hapesiren qe kane ndermjet kockave te kokes
 

109UV

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

duhet bere pa pagese puna e deputetit...pune vullnetare /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

ja disa nga deputetet qe firmosen projektligjin

1-Nikolle Lesi "PDK)

2-Nard Ndoka "PDR)

3-Erion Brace "PS)

4-Taulant Dedja "PS)

5-Jak Ndokaj "PDR)

6-Qazim Tepshi "PDR)

7-Sali Shehu "PD)

8-Dashamir Shehi "PDrn)

9-Uran Metko "PBK)

10-Ilir Bano "PD)

11-Vili Minarolli "PD)

12-Zef Gjoka "PD)

13-Teodor Laco "PBLD)

14-Robert Ceku "PR)

15-Saimir Curri "PDR)

16-Ibrahim Bruka "PD)

17-Ilirian Berzani "PDR)

18-Dilaver Qesja "PD)

19-Luigj Gjoka "PD)

20-Gazmir Bizhga "PS)

21- Ardit Kaja "PS)

22-Petro Koci "PS)

23-Sotir Kokeri "PS)

24-Nezir Selimi "PS)

25-Flamur Rrogu "PS)

26-Fatmir Xhindi "PS)

27-Vladimir Malo "PS)

28-Refat Dema "PAA)

29-Flamur Hoxha "PS)

30-Fatbardha Shabanaj "PS)

31-Rahmi Mehmetllari "PS)

32-Banush Gozhdari "PS)

33-Niko Faber "PS)

34-Agron Tato "PS)

35-Hasan Hoxha "PS)

36-Maksut Balla "PS)

37-Ndricim Hysa "ps)

38-Shpetim Kateshi "PS)

39-Ardian Myslimaj "PS)

40-Limoz Dizdari "PS)

41-Kristo Goci "PBDNJ)

42-Vangjel Dule "PBDNJ)

43-Skender Gjinushi "PSD)

44-Gaqo Apostoli "PSD)

45-Prec Zogaj "PAD)

46-Astrit Bushati "PD)

47-Gjovalin Bzheta "PD)

48-Mustafa Muci "PS)

49-Azan Haklaj "PD)

50-Maksim Begeja "PR)

51-Alfred Cako "PBK)

52-Eqerem Spahia "PLL)

53-Basri Kollcaku "PLL)

54- "ka vetem firmen)

55-Arian Starova "PBLD)

56-Gani Hoxha "PD)

57-Luan Skuqi "PD)

58-Paskal Milo "PDS)

59-Neritan Ceka "PAD)

60-Leke Cukaj "PS)

61-Muhamet Ukperaj "PD)

62-Lufter Xhuveli "PA)

63-Pellumb Berisha "PD)

64-Shaban Memia "PD)

65-Pal Dajci "PD)

66-Gjergji Koja "PS)

67-Nazmir Bilani "PS)

68-Mezan Malaj "PS)

69-Stefan Cipa "PS)

70-Vangjel Tavo "PS)

71-Asllan Haxhiu "PS)

72-Dritan Prifti "PS)


nuk po e gjej dot ate projektligj
a ka ndonjeri mundesi te postoje nje kopje qe te mund te diskutojme
 

109UV

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

Nikolle Lesi?? Po ky sikur ka tv vet, TV Koha...wtf
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

nuk po e marr vesh dhe une kete pune

prandaj po kerkoj ndonje informacion me teper

gjithcka me duket absurde
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

nikoll lesi e ka shitur televizionin e tij ,
ministrit te bujqesise Duka qe eshte edhe "bizesmen" me pulari.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

ja disa info me teper ne www.shekulli.com.al


Platforma dixhitale dhe kuadri rregullator


Hamdi Jupe

Kur flitet për teknologjinë dixhitale në fushën e transmetimeve radiotelevizive, tre janë komponentët bazë të kësaj teknologjie: Prodhuesit e programeve dixhitale; përpunuesit dhe transmetuesit e programeve dixhitale, si dhe aparatet marrëse të konsumatorëve të programeve dixhitale. Natyrisht, ky është një përcaktim i thjeshtëzuar i tyre, sepse këtu nuk është qëllimi të shpjegojmë me hollësi aspektet teknike të këtyre tre komponentëve.
Për të kuptuar më mirë këtë, është me vend të bëhet krahasimi i teknikës dixhitale me teknikën analoge. Te kjo e fundit kemi dy komponentë të ciklit: prodhuesin e programeve, i cili ka për detyrë gjithashtu të dërgojë programet deri te klienti (teleshikuesi) me anë të rrjetit të transmetimit që ka në dispozicion, si dhe vetë teleshikuesi. Tek televizioni analog pra, cikli i transmetimit mbyllet te këta dy subjekte.
Tek televizioni dixhital cikli i transmetimit përfshin brenda tij një komponent të tretë. Ky komponent është platforma dixhitale. Platforma është një ndërlidhëse teknike midis prodhuesve të programeve, nga njëra anë dhe klientëve (telespektatorëve) nga ana tjetër. Për arsye të kësaj hallke të re të ndërmjetme tek televizioni dixhital, koncepti i derisotëm i televizionit si një strukturë prodhuese dhe transmetuese, reduktohet vetëm në një strukturë prodhuese, sepse funksionin e operatorit multipleks dhe atë transmetues e merr platforma dixhitale. Kjo do të thotë se, nëse sot kemi psh 60 kanale televizive që prodhojnë dhe transmetojnë programe, në kushtet e teknikës dixhitale nuk do të kemi 60 platforma dixhitale, por një numur shumë më të kufizuar të tyre.
Në komponentin e parë, dmth., në prodhuesit e programeve televizive dixhitale, bëjnë pjesë të gjithë operatorët televizivë që prodhojnë programe sipas teknikës dixhitale. Nëse sot, psh., në Shqipëri janë 60 televizione analoge të licencuara, këto në të ardhmen jo të largët do të shndërrohen në 60 prodhues të programeve televizive. Ato nuk do të kenë më rrjete transmetimi secili të vetin, siç ndodh sot.
Për arsyet teknike që janë shpjeguar më parë, me futjen e teknikës dixhitale të transmetimeve, teorikisht numri i prodhuesve të programeve do të jetë të paktën gjashtë herë më i madh nga ai që është sot (Po të mos marrim parasysh Televizionin me Definicion të Lartë - High Definition). Në se këto nuk do të jenë programe televizive në kuptimin klasik të fjalës, ato do të jenë programe të internetit, të shërbimeve bankare, të shërbimeve të taksave, të agjencive turistike, të kinemave, të magazinave të shitjes etj..
Prodhuesit e programeve televizive dixhitale, do të kenë nevojë të licencohen për këtë lloj veprimtarie, pra për prodhimin e programeve dixhitale, licencim i cili do të bëhet sipas dispozitave ligjore që pritet të miratohen. Në thelb kjo gjë nuk përbën ndonjë problem të madh. Një përvojë se si bëhet ky licencim, është bërë publike më parë (shiko gazeta “Panorama”, datë 20, 21 shtator 2004).
Komponenti i tretë i trinomit të mësipërm, është konsumatori i programeve dixhitale, pra teleshikuesi, i cili është i pajisur me aparatin e zakonshëm marrës televiziv (analog) dhe me një pajisje tjetër të posaçme (dekoduesin) për të bërë të mundur marrjen e programeve dixhitale. Ky komponent meriton një trajtim më vete në diskutimet e ardhshme rreth televizionit dixhital. Por këtu do të ndalemi vetëm në komponentin e dytë të trinomit të mësipërm: në platformën dixhitale, i cili është komponenti i ri dhe më i rëndësishëm i këtij zinxhiri teknik, por jo vetëm teknik.

Koncepti teknik i platformës dixhitale

Po t’i referohemi përkufizimit të dhënë në “Fjalorin shpjegues të televizionit dixhital”, (Botim i Observatorit Audiovizual Europian, prill 2004) me platformë dixhitale kuptohet baza teknike e nevojshme për të sjellë programet dixhitale nga prodhuesit e tyre, deri te klienti, teleshikuesi. Kjo nënkupton mbledhjen e programeve, multipleksimin e tyre, mekanizmat e kodimit, të transmetimit, të përdorimit të kushtëzuar, të marketingut, të shërbimit ndaj konsumatorëve etj.. Më thjesht akoma, platforma dixhitale është ajo bazë teknike që i merr programet televizive dixhitale nga prodhuesi dhe i dërgon tek klienti nëpërmjet përpunimit dixhital: multipleksimit, ngjeshjes, kodimit, transportimit, dekodimit etj..
Kjo platformë dixhitale, më tej akoma mund të ndahet në dy komponentë kryesorë të saj: në operatorin multipleks dhe në rrjetin transmetues. Në vende të ndryshme kjo strukturë teknike herë konceptohen si një e vetme, herë si dy komponentë të veçuar nga njëri-tjetri. Por shpjegimi i mëtejshëm teknik i këtij përkufizimi nuk është objekt i këtij shkrimi. Këtë i takon ta bëjnë specialistët e teknikës së fundit elektronike dixhitale. Ne do trajtojmë platformën dixhitale si një komponent të vetëm, si një ndërlidhës midis prodhuesit të programeve dhe teleshikuesve. Pa këtë platformë teknike dixhitale, nuk ka transmetime televizive dixhitale.
Ajo që është më e rëndësishme për t’u theksuar, është se kjo platformë teknike, në dukje asnjanëse, e ftohtë, neutrale, e komplikon aq shumë problemin e mediave, sa që ka tronditur nga themelet parimet themelore të medias demokratike dhe ka bërë që diskutimet rreth saj të mos kenë të sosur në botën e sotme.

Përse një platformë transmetimi për shumë operatorë programesh?

Kjo është një pyetje e natyrshme, nëse nuk njihet thelbi i teknikës dixhitale. Por po të njihet ky thelb, na del se nuk mund dhe nuk duhet të ketë çdo prodhues programesh platformë të veçantë të transmetimeve dixhitale. Së pari, sepse ky është një luks i madh, që kërkon një lumë të tërë parash për të blerë pajisje të sofistikuara elektronike të kohëve të fundit, gjë e pamundur për t’u siguruar prej të gjithë operatorëve prodhues të programeve.
Së dyti, sepse nuk ka arsye teknike për të patur çdo prodhues programesh një platformë dixhitale. Kapaciteti transmetues dhe cilësia teknike e siguruar nga ana e platformës dixhitale dhe e ofruar për prodhuesit e programeve, është e tillë që nuk ka nevojë të ngrihen aq platfoma dixhitale, sa janë edhe prodhues programesh. Ngritja e platformave dixhitale është një “sport” i vështirë. Për këtë duhet një koncept teknik rreth platformës dixhitale. Duhet një bazë e konsiderueshme financiare. Duhet edhe një staf i kualifikuar në këtë fushë. Duhet edhe një shërbim i garantuar me cilësi të lartë ndaj publikut.
Së treti dhe më e rëndësishmja është se, brezi i kufizuar i frekuencave që janë në dispozicion tonë, mund të lejojë ndërtimin vetëm të një numri të kufizuar platformash dixhitale. Këto arsye janë të mjaftueshme për të thënë se nuk është e nevojshme dhe e mundshme që çdo prodhues programesh të ketë edhe një platformë të transmetimeve dixhitale.

Sa platforma dixhitale na duhen?

Kjo është një çështje e rëndësishme, e cila duhet sqaruar që në fillim të debatit në procesin e diskutimit të projektligjit. Nga zhvillimi i derisotëm i debatit për televizionin dixhital në Shqipëri, ndeshemi me dy mendime, do të thosha diametralisht të kundërta për këtë çështje. Sipas mendimit të parë, Shqipërisë i duhet vetëm një platformë e transmetimeve dixhitale. Ky mendim gjendet i shprehur edhe në projektligjin e propozuar në Parlament nga 71 deputetë. Ai është i shprehur në konceptin e një “licence ekskluzive për transmetim të programeve radiotelevizive dixhitale” (shiko projektligjin). E thënë ndryshe, kërkohet ligjërimi i një platforme të vetme dixhitale në Shqipëri.
Mendimi tjetër është ai sipas të cilit, numri i platformave dixhitale në Shqipëri të jetë pa kufi. Le të provojë kush të dojë dhe le të mbijetojë në treg kush të mundë. Sipas këtij varianti, në fund të fundit, në rast dështimi vetë privati që ka bërë investimin do të humbasë. Ka edhe një mendim të mesëm sipas të cilit, në Shqipëri mund të lejohen deri në dhjetë platforma dixhitale (Projektplatforma e KKRT-së).
Mendoj se të trija këto alternativa janë të gabuara. Gabimet nuk janë thjesht çështje numrash. Por pas këtyre numrave qëndrojnë parime të rëndësishme të funksioninmit të medias dhe të biznesit, të njohura e të mbrojtura në të gjithë botën e përparuar. Më poshtë po jap disa kundërargumente për të tre variantet e paraqitura më lart.

Jo një platformë e vetme dixhitale

Së pari, është tërësisht i gabuar mendimi se duhet vetëm një platformë e transmetimeve dixhitale. Ky mendim bie ndesh me parimin e pluralizmit të medias, i cili është një ndër parimet themelore të saj në vendet demokratike. Platforma dixhitale është vërtet një strukturë teknike, në dukje asnjanëse ndaj përmbajtjes së programeve që do të transmetojë. Por në fakt ajo është një mjet i kontrollit mbi përmbajtjen e medias dhe kjo nuk është vendi këtu për t’u argumentuar, sepse meriton një diskutim të gjatë më vete.
Së dyti, një platformë e vetme dixhitale do të thotë që të gjitha kanalet televizive të vendit, përfshi këtu edhe kanalet e radiotelevizoint publik, të vihen nën kontrollin e një platforme private. Kjo është tërësisht e papranueshme, për vetë funksionet dhe detyrimet që ka Radiotelevizioni publik ndaj publikut, detyrime që nuk zbehen edhe në kushtet e teknikës dixhitale.
Së treti, një platformë e vetme dixhitale bie ndesh me parimin e konkurrencës, parim bazë në kushtet e ekonomisë së hapur të tregut. Platforma e transmetimeve dixhitale është njëkohësisht edhe media, edhe biznes. Është konkurrenca midis disa platformave dixhitale, që do të rregullojë marrëdhëniet e tyre me prodhuesit e programeve dhe me publikun. Mënyra se si do t’i shërbejnë platformat dixhitale prodhuesve të programeve; çmimet që do të ofrojnë ato për shërbimet e tyre; cilësia teknike e shërbimit ndaj prodhuesve të programeve dhe ndaj klientëve etj., janë faktorë të rëndësishëm për të rregulluar aktivitetin e platformave dixhitale. Për këto arsye, mund të thuhet pa hezitim se është tërësisht i papranueshëm propozimi për një platformë të vetme dixhitale në Shqipëri.

VIJON


27/09/2004
KATEGORIA: Analiza
 

MLK

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

Vaçek: Projekti i TV dixhital, monopol

Kuvendi, i informuar me opinionin ndërkombëtar. Zgjedhja që duhet të bëjë është e qartë

Lindita Çela

TIRANE – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Pavel Vaçek, shprehet se projektligji për TV dixhital përbën monopol për një transmetues. Në një intervistë për “Shekullin”, Vaçek shprehet se ekspertët e OSBE-së ia kanë bërë të qartë Kuvendit faktin që ky projektligj përbën monopol. Sipas tij, ekspertët e OSBE-së kishin përgatitur një draft të pranueshëm në fund të dhjetorit 2004, por ky draft u ndryshua në fund të prillit. “I takon publikut shqiptar të nxjerrë përfundimin se pse ndodhi kjo”, - shprehet Vaçek, duke shtuar se Kuvendi është informuar gjerësisht lidhur me opinionin ndërkombëtar dhe zgjedhja që duhet të bëjë është e qartë.
Parlamenti shqiptar po përgatitet që në seancën e tij të fundit, të miratojë projektligjin për televizionet dixhitale në Shqipëri. Si e gjykoni këtë vendim? A mendoni se mund të miratohen ligje të tilla në kohë fushatash elektorale, kur dihet që ka vetëm një subjekt të interesuar?
“Projektligji i miratuar nga Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në prill, përbën një shmangie nga projektligji i përgatitur me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë (OSBE, Këshilli i Evropës) në dhjetor 2004. Prezenca e OSBE-së dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, së bashku me misionet e Këshillit të Evropës, Komisionin Evropian dhe Zyrën Evropiane të Radiokomunikacioneve bënë komentet e tyre për projektligjin, të cilin nuk e kemi konsideruar të mirë dhe ua dërguam ato kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare më 13 maj. Unë, gjithashtu, fola për këtë çështje me kryetarin Pëllumbi më 16 maj. Kështu, Kuvendi është informuar gjerësisht lidhur me opinionin ndërkombëtar dhe zgjedhja që duhet të bëjë është e qartë.
Unë, gjithashtu, theksoj se ne nuk kemi synuar kurrë të shkaktojmë vonesa në procesin legjislativ, i cili është ende në kohë për t’u përfunduar. Ne përgatitëm një projektligj të mirë ekspertësh, brenda dy javëve, që në dhjetor 2004. Ne e bëmë këtë gjë me kërkesë të Komisionit të Mjeteve të Informimit Publik dhe të KKRT-së, megjithatë drafti i ekspertëve u ndryshua papritur vetëm në fund të prillit. I takon publikut shqiptar të nxjerrë përfundimin se pse ndodhi kjo”.
A mendoni se projektligji që do të kalojë në Parlament siguron konkurrencën e lirë të operatorëve në treg apo lë shteg për monopol në këtë fushë?
“Shqetësimi kryesor, të cilin e kemi shprehur edhe në komentet për projektligjin, të përgatitura së bashku me organizata të tjera ndërkombëtare, është se, nëse projektligji i ndryshuar miratohet ashtu siç është, ai do të përbënte “de facto” një monopol për një transmetues. Kuvendi është informuar më së miri për këtë shqetësim tonin, përmes komenteve tona”.
Ju është kërkuar ekspertiza juaj për këtë ligj. Cili ka qenë qëndrimi juaj dhe a ju është marrë në konsideratë nga ligjvënësit?
“Ekspertiza e organizatave ndërkombëtare u reflektua fillimisht në projektligjin fillestar të dhjetorit 2004. Komentet për projektligjin e ndryshuar, të cilat ne ia paraqitëm Kuvendit më 13 maj, vetëm reagonin ndaj projektligjit të ndryshuar në prill, i cili kishte ndryshuar pikat kryesore të projektligjit të ekspertëve”.

Kryeministri tenton të miratojë projektligjin për TV dixhital në seancën e fundit të Parlamentit

Nano, presion deputetëve
për të votuar sot projektligjin

TIRANË - Kryeministri Nano u ka kërkuar dje të gjithë deputetëve socialistë që të jenë në sallë në ditën e fundit të Parlamentit në këtë legjislaturë, për të miratuar projektligjin për TV dixhital. Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se Nano dhe Ruçi kanë kërkuar miratimin këtij projektligji në seancën e sotme parlamentare. Sipas të njëjtave burime, Nano ka kërkuar një pjesëmarrje të plotë të deputetëve socialistë në seancën e fundit parlamentare, si dhe të miratojnë këtë projektligj që, sipas OSBE-së, do të krijonte një situatë monopoli në fushën e transmetimeve numerike tokësore me pajtim. Kryetari i Komisionit të Medias, Musa Ulqini, ka kundërshtuar vendimin e Nanos dhe Ruçit për të miratuar në këtë seancë këtë projektligj, por duket se kundërshtimi i tij është hedhur poshtë. Nano pritet që të shfrytëzojë sot faktin që presidenti Moisiu do të lexojë një mesazh për zgjedhjet në Parlament për të miratuar projektligjin e TV dixhital. Po kështu, edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vaçek, ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit, Pëllumi, ku i ka shprehur edhe një herë qëndrimin e OSBE-së se ky projektligj nuk mund të miratohet në formën që e ka miratuar Komisioni parlamentar i Medias. Nga ana tjetër, PD-ja ka deklaruar se mbështet propozimin e OSBE-së që ky projektligj të mos miratohet në këtë legjislaturë, por diskutimi i tij të shtyhet për në parlamentin që do të dalë pas zgjedhjeve.
Në disa komente për projektligjin drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare, Komisionit Evropian ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për një strategji të plotë për zbatimin e kalimit në transmetim numerik në kontekstin e modernizimit të përgjithshëm të transmetimit dhe sistemeve të saj të komunikimit.
 

MLK

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

Me pak fjale nese do te aprovohet ligji per transmetimet digitale ne kete gjendje do te ndodhe e njeta gje si ti jepeshin te gjitha frekuencat analogjike vetem nje operatori!
Pra ne spektrin e mediave televezive do te kishim vetem Top-Channel e asnje televizion tjeter nuk do te kishta asnje frekuence per te transmetuar programet ne rrjetin tokesor!
Aktualisht dihet qe pas 5 vitesh 70 deri ne 90% e popullsise do te jete e pajisur me "tuner" digital dhe ne kete menyre do te kapi kanalet e transmetuara digitale.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

Bere shume mire qe e rihape kete teme... Situata ka dale jashte kontrollit, si ne dixhitalin tokesor, ashtu dhe ne ate satelitor
 

MLK

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

Per mua nuk ka asnje kontroll as ne rjetin toksor analog eska se si te kete ne ate digital i cili sapo ka filluar te funksionoje me iniciative partizançe!
Kanale nacionale tokesore digitale apo analoge dhe vendet me te zhvilluara dhe me popullsi 10 deri 20 here me te medha se Shqiperia nuk kane pas me teper se 7 deri ne 15. Ne to kemi 2 apo 3 kanale gjeneraliste (qe trajtojne pak nga te gjitha) e me pas nga 1 apo 2 kanale qe jane te fokusuara ose te muzika, ose kinema, ose kulture. Kjo eshte bere ne menyre qe keto kanale te zhvillohen ne baze te nevojes qe ka tregu dhe te financohen vetem nepermjet publicitetit, pra te transmetohen falas te teleshikuesi.
Kanalet e specializuara e qe i drejtohen nje publiku me te pakt ne numer transmetohen nepermjet valeve satelitore, apo nepermjet internetit dhe jane me pagese.
Pra ka nje studim tregu e kur jepet nje e drejte transmetimi (liçence) jepet ne baze te nje projekti qe eshte i qarte qellimi. Ne Shqiperi eshte bere e kunderta pasi te gjitha kanalet japin lajme, filma, dokumentare, muzike.. Pra ofrojne te njeten gje si konkurenca ne nje treg qe nuk ka nevoje per kaq shume kanale. Rrjedhimit mediat televizive duke qene se te ardhurat publicitare jane te kufizuara transmetojne emisione te nje cilesie medioker.
Ne vend qe te merrej shembull nga eksperienca 10 vjeçare e mediave televizive e te hartohej nje strategji koherente zhvillim ne menyre qe te rritej cilesia e emisioneve perseri kemi nje projekt komplet absurd i cili i jep mundesine e transmetimit vetem nje operatori nepermjet teknollogjise digitale e rrjedhimisht i le vetem nje mundesi transmetimi pjeses tjeter te operatoreve ate te transmetimit satelitor.
Ne kete rast konsumatori shqiptar do te jete i detyruar qe te paguaje nese do te ndjeki emisione apo informacione tek nje kanal tjeter nga ai i operatorit digitalb!
Pra teoria "per te rregulluar nje gabim qe kemi ber na duhet te bejme nje gabim te dyte" vazhdon te funksionoje per bukuri ne Shqiperi dhe kesaj rradhe mban vulen e vete kryeministrit Nano.
 

antares

Primus registratum
Re: Monopoli Dixhitalb???????????????

Po mund te jete edhe kjo tjetra, qe ai "gabimi" i pare te ishte i llogaritur ne menyre te tille qe te sillte si detyrim kryerjen e ketij "gabimi" te dyte!
Kurre mos nenvleftesoni zgjuarsine e hajduteve te shkolluar!
 
Top