Mitizimi i kombit dhe nacionalizmi post-politik

Albforumi

Primus registratum
Mitizimi i kombit dhe nacionalizmi post-politik

Mitizimi i kombit dhe nacionalizmi post-politik

Lulzim Hoxha

Ditët e fundit si pasojë e djegies së flamurit shqiptar nga ana e një ultrasi serb, në mbarë opinionin publik në Shqipëri u evidentua një masivizim i ndjenjave të patriotizmit shoqëruar me ligjërime nacionaliste që trumbetojnë furishëm identitetin tonë kombëtar. Ky lloj nacionalizmi arkaik shpeshherë pasqyrohet në teza me pohime vetëpërmbushëse të tipit ultrasit serb e dogjën flamurin tonë sepse ata janë serbë, kështu që ne duhet të tregojmë në të tilla raste që jemi shqiptarë. Në momente të tilla të rizgjimit të patriotizmit dhe evokimit të vlerave primordiale të miteve kombëtare paradoksalisht duket se ata që përfitojnë më shumë janë politikanët. Pas shumë muajsh akuza ndaj njëri-tjetrit duket se ngjarja në stadiumin e Gjenovës shërbeu si një periudhë e mire pauze meqë vëmendja e qytetarëve tanimë u përqëndrua diku tjetër.

Duhet theksuar se ky fakt nuk është thjesht një rastësi pasi dihet se në momente kur aparati shtetëror përjeton kriza legjitimiteti nëpër shoqëri, ideologjia nacionaliste shfaqet si mënyra e vetme për të mobilizuar masat. Ajo cka e bën më atraktive këtë ideologji është fakti se aparati shtetëror e paraqet kombin si një nocion të përjetshëm që gjithnjë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Nëpërmjet nacionalizmit shtetet kërkojnë një lloj religjioni qytetar (patriotizmin) në mënyrë që të sigurohen gjithnjë e më shumë nga pasiviteti i qytetarëve të tyre. Ligjërimi nacionalist në kohën e diktaturës tregon qartë se në caste të vështira socio-ekonomike dozat histerike të nacionalizmit nëpërmjet paranojës së armiqve të jashtëm i jepnin legjitimitet elitave udhëheqëse pavarësisht prej shkëputjes së tyre të plotë nga realiteti social. Në këtë drejtim synimi i këtij artikulli është që ta trajtojë konceptin Komb (Nation) jo më si një e dhënë e përjetshme por si një term i konstruktuar pikërisht në sajë të mekanizmave të nacionalizmit shtetëror. Sipas kësaj pikëpamjeje teoritë moderne të nacionalizmit me autorë të tillë si Hobsbawm, Barth apo Anderson e shohin kombin si një nocion i cili për të ekzistuar është e domosdoshme që të shpiket nëpërmjet miteve kombëtare të krijuara nga propaganda shtetërore.

Sipas Hobsbawm në Spanjë notat emocionale të patriotizmit modern që e përkufizojnë patria-n si kombin tonë me shumën e gjërave materiale dhe imateriale të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes që gëzon dashurinë dhe luajalitetin e patriotëve nuk janë dëgjuar më herët se viti 1925.

Në shekullin XVIII për të shpjeguar termin natión, në fjalorin e frengjishtes së vjetër citohej: Je fus retourné au pays de ma natión en la conté de Haynnau (Unë u riktheva në vendlindjen time në kontènë e Haynnau). Pra në Francë përpara revolucionit të vitit 1789 ajo cka sot njihet si komb nuk ishte vecse kuptimi vendlindje ku mund të përfshihej një fshat, një krahinë apo një konté e caktuar. Ndërkohë që termi nation për herë të parë nisi të përdorej pas revolucionit të 1789. Megjithatë vlen të theksohet se revolucioni francez nuk e kishte si primare idenë e krijimit të kombit, nation në fakt u krijua më tepër si rrjedhojë e revolucionit sesa si shkak i tij. Sikurse shkruan Pierre Vilar ajo cka e mobilizoi këtë lëvizje ishte interesi kolektiv ndaj atij individual, të mirën komunitare ndaj privilegjeve partikulare, e për këtë arsye kjo kauzë e pati të lehtë të përfshihet në krijimin e konceptit nation, që është po ashtu një përkatësi kolektive.

Përpara se të bëhet një grup etnik apo një komb, shteti është përpara së gjithash një grup social që shtrihet brenda një territori të caktuar. Ky grup social në mënyrë që të dallohet nga një tjetër grup social për tu identifikuar është i detyruar të shpikë nëpërmjet nacionalizmit tipare që i përkasin vetëm këtij grupi. Por përvec identifikimit, nacionalizmi ka edhe funksion unifikues të këtij grupi social duke tërhequr brenda tij të gjitha entitetet e tjera që bëjnë pjesë në kufijtë e këtij territori. Nevoja për unifikim shfaq kështu domosdoshmërinë e standartizimit të gjuhës brenda këtij shteti duke krijuar kështu një gjuhë zyrtare. Kësisoj gjuha zyrtare e udhëheqësve dhe elitave u bë gjuha aktuale e shteteve moderne nëpërmjet edukimit publik apo mekanizmave të tjerë administrativë.

Fillimet e nation-it konsiderohen një vepër e elitave dhe borgjezisë së kohës meqë bazat fillestare të gjuhës zyrtare janë krijuar nga një pakicë e shtresave më të privilegjuara të shoqërisë. Kështu për shembull kur u themelua shteti Italian në shekullin e XIX vetëm 2.5% e popullsisë fliste gjuhën italiane. Massimo dAzeglio në një thënie të famshme të tij do të deklaronte:Tani që krijuam Italinë, duhet të krijojmë italianët.

Në kohën e themelimit të shtetit shqiptar, elitat e kohës nëpërmjet fjalëve të urta popullore, vargjeve të Naimit apo Samiut, gojëdhënave patriotike, mitit të Skënderbeut etj. arritën të krijojnë atë çka Benedict Andersson quan Imagined community (komunitet i imagjinuar), pra termin Komb. Megjithatë, përpara se të krijohej komuniteti mbi baza etnike, fillimisht krijimi i tij kishte baza thellësisht sociale si rrjedhojë e kushteve të vështira materiale nën një perandori Osmane ekonomikisht të rrënuar. Ngjashmërisht mund të shpjegohet konstruktimi i identitetit serb. Pas luftës së parë botërore Serbia u bashkua me Kroacinë dhe Slloveninë në një shtet të vetëm, vende të cilat nga pikëpamja historike deri në atë kohë nuk kishin asgjë të përbashkët. Pas krijimit të shtetit të ri fillon aktivitetin propaganda nacionaliste e cila do ti jepte një identitet kombëtar grupit social të përfshirë në këtë njësi të re territoriale.

Pra cdo lëvizje apo grupim me karakter nacional është përpara së gjithash një lëvizje me karakter social por që më pas shteti e vë në përdorim për të realizuar distribuimin e tipareve që e etiketon këtë grup dhe që e bën të dallohet prej grupeve të tjera. Elementi kyç në formimin e identitetit të këtij grupi social është mohimi i identitetit të një grupi tjetër. Kështu për shembull identiteti i shqiptarëve u formua si një mohim i përkatësisë në perandorinë Osmane. Ekzistenca e kundërtisë mes vetes dhe tjetrit është pra kushti themelor i konstruktimit të identitetit të vetes. Parë në këtë drejtim ajo çka ndodhi në stadiumin e Gjenovës të martën e shkuar nuk mund të thuhet se ishte thjesht një incident. Fundja a nuk është sporti pikërisht një
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1509

Top