Miss Globe International për të pestën herë në Shqipëri
Sivjet turi i bukurosheve nga 56 vende të botës do të fillojë në Jug të Shqipërisë, për të vazhduar në Veri e më pas në Kosovë. Dhe jo rastësisht. Sepse misioni i këtij viti i Deliart Association është lançimi i markës, Made in Albania dhe Made in Kosova. Është shënuar këtë fillim muaji starti i Miss Globe International 2009. Deliart Association dhe producenti Petri Bozo, si mbajtës i patentës dhe të drejtës së organizimit të këtij eventi, që nga 1 tetori është shndërruar në mikëpritësin e bukurosheve nga katër anët e botës, të cilat edhe këtë vit do të garojnë në Shqipëri për titullin e më të bukurës së Globit, në edicionin e 36 të këtij spektakli.

Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë event 56 vende të botës, të shtrirë në një hartë që fillon nga Amerika e deri në Lindjen e Largët. Turi në Jug do të startojë më 5 tetor për të vazhduar më pas, më datë 21 rrugëtimin drejt veriut dhe Kosovës. Disa nga vendet pjesëmarrëse ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thotë producenti Petri Bozo. Pikërisht përfaqësueset e bukurisë së këtyre vende do të ngrenë flamujt e tyre atje dhe ky është një hap më shumë për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Një hap domethënës, një kontribut në misionin e të gjithë shqiptarëve. E re tjetër interesante e këtij viti është pjesëmarrja e shumë vendeve për herë të parë në Miss Globe Interantional.

Siç ka ndodhur çdo vit, përfaqësuese shqiptare, të përzgjedhura nga konkursi kombëtar Miss Shqipëria kanë përfaqësuar vendin tonë në evente të shumta ndërkombëtare. Kjo ka bërë, jo vetëm që vetë vendi ynë të përfaqësohet me dinjitet e të njihet në mbarë botën, por edhe të dallojë si vendi që mban patentën e organizimit të një konkursi, i treti për nga rëndësia në botë, siç është Miss Globe International. Ndërkaq, në Miss Globe International edhe këtë vit do të garojnë dy vajza shqiptare, Miss Shqipëria 2009 dhe Miss Kosova, rastësisht njëra bionde e tjetra brune.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4720. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4720