MIRATOHET REZOLUTA PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN

*Plisi*

Primus registratum
MIRATOHET REZOLUTA PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN

MIRATOHET REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



KUVENDI I KOSOVËS



Prishtinë, 17 nëntor 2005



• Duke u mbështetur në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të Drejtën e Popujve për Vetëvendosje dhe aktet e tjera ndërkombëtare;



• Duke marrë parasysh aspiratën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe në paqe me popujt tjerë;



• Duke u mbështetur në zhvillimet historike, juridike e kushtetuese të Kosovës, të shprehur në Konferencën e Bunjajt (1943-44), në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, në Referendumin e vitit 1991, si dhe në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran të vitit 1991;



• Duke u bazuar në luftën e gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi;



• Duke u bazuar në rezistencën e përgjithshme ndaj okupimit dhe në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;



• Duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare;



• Duke u bazuar në programet e partive politike për statusin politik të Kosovës;



• Duke e çmuar lart intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalë gjenocidin dhe pastrimin etnik në Kosovë nga ana e Serbisë, si dhe ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës; Kuvendi i Kosovës nxjerrë këtë:



REZOLUTË PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran;



2. Kuvendi i Kosovës garanton rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Pavarësi nëpërmjet Referendumit;



3. Kuvendi i Kosovës merr obligim të nxjerrë Kushtetutën e Kosovës në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian;



4. Kuvendi i Kosovës kërkon përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera;



5. Kuvendi i Kosovës shpreh gatishmërinë që t’i ratifikojë të gjitha konventat dhe aktet e njohura ndërkombëtare, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi të drejtat e komuniteteve, që dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian;



6. Kuvendi i Kosovës zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve minoritare në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare;



7. Kuvendi i Kosovës angazhohet që Kosova të integrohet në strukturat Evro-Atlantike, mirëpret angazhimin e tyre të mëtejmë në Kosovë, dhe angazhohet për raporte të mira me vendet fqinje duke kontribuar për stabilitetin e rajonit;



8. Kuvendi i Kosovës garanton tërësinë territoriale të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve të saj;



9. Kuvendi i Kosovës konfirmon se vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi është i panegocueshëm;



10. Kuvendi i Kosovës duke e mbështetur Delegacionin e Kosovës, do të përcjellë gjithë procesin e punës së tij dhe çdo vendim për të ardhmen e Kosovës do të ratifikohet në Kuvend apo nëpërmjet Referendumit; Kjo Rezolutë paraqet bazën juridike dhe politike për platformën e Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës.
 

vlera

Primus registratum
Re: MIRATOHET REZOLUTA PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN

Me kete rezolut nuk kemi shkuar asnje hap perpara, jemi aty ku ishim edhe me pare. Per mua kjo rezolut nuk eshte ajo qe kuvendi ju zotua popullit se do te nxjerr pra te shpalle pavarsine e Kosoves si shtet te pavarur
Kjo rezolut per mua eshte dokrra politikanesh.
Per mua politikanet tane edhe njehere u treguan te lekundur ne vendimet e tyre, gje qe nuk eshte shenje e mire per mendimin tim.
Nje gje qe me ka pelqyer ketu pra me rastin e miratimit te saj te gjithe politikanet tan ishin unik dhe te bashkuar shenje e mire qe do reflektohet ne popull, asgje me teper.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: MIRATOHET REZOLUTA PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN

Edhe ky bashkim/unik...u ba per te fitu poenta politike!
Petersen deklaroi qe:Rezoluta e Kuvendit te Kosoves nuk ka as me te voglin ndikim ne zgjidhjen e ceshtjes Kosovare.
Do zoti e kemi shtetet e medhaja me vedi!
 
Top