Mirësevini në versionin e ri të Albforumit

Status
Not open for further replies.

admin

Administrator
Ata shqiptare qe fillesat e internetit i kane qe ne fillimet e vitit 2000, padyshim qe e njohin forumin tone. Albforumi u krijua ne vitin 2000 nga 3-4 inisiatore fillimisht por shume shpejt u be qender per diskutime. Gjate ketyre 10 viteve, tek ky forum kane shkruar shume anetare te cilet jane lexuar me endje dhe nga shume e shume vizitore te tjere te paregjistruar. Megjithe vrullin e dikurshem te Albforumit, kohet e fundit forumit i ka munguar freskia dhe angazhimi nga stafi i vjeter. Per te garantuar nje angazhim me te mire te stafit drejtues, Albforumit do veproje me tej nen ndihmen e Shqiperia.com.

Teknikisht ne fillimet e Albforumit, patem zgjedhur si software produktin e quajtur UBB i cili ishte me i perparuari i kohes. Gjate viteve dhe UBB kaloi ne "privatizim" nga kompani te cilat nuk paten interesin per te zhvilluar forumet online duke na diktuar dhe ne pak a shume hapin per vecorite qe mund te ofronim ne forum. Pas 10 vitesh kemi vendosur mese fundi te shkeputem nga UBB per te kaluar ne nje nga programet me premtuese per teknologjine e forumeve. Programi quhet Xenforo dhe eshte akoma ne seksion Beta, por duket teper premtues dhe ka nje staf me eksperience te gjate ne zhvillimin e forumeve.

Importimi i te dhenave nga nje forum ne nje tjeter nuk eshte gjithmone i lehte per t'u kryer. Gjate transferimit te te dhenave nuk jane transferuar Moderatoret dhe disa nga Administratoret. Ju lutem te gjitheve qe duan te vzhdojne me tej angazhimin me forumin te dergojne nje mesazh te shkurter per temat qe kane pasur interes. Gjate javeve ne vazhdim do mirepresim dhe perdorues te rinj per te moderuar seksione te ndryshme.

Nderkohe ne forum ka disa vecori te reja te cilat do shpjegohen me poshte nen kete teme. Per cdo problem qe mund te keni me perdorimin e llogarise suaj te vjeter, atehere mund te shkruani tek kjo teme http://forumi.shqiperia.com/forums/probleme-me-forumin.54/
 

admin

Administrator
Nese keni nje llogari ne Facebook, mund te identifikoheni ne Forum direkt nga ajo llogari brenda pak castesh. Kjo do e thjeshtoje shume procesin e regjistrimit, apo te kujtimit te nje fjalekalimi te vjeter :)

Mjafton te klikoni tek "Identifikohuni ose logohuni" e me pas tek "Login with Facebook"
 

ValmirM

Webmaster
Pershendetje!

Pergezime per versionin e ri te Albforumit, me duket shume i kendeshem dhe me i lehte per tu perdorur...Paska gjera vertete te nevojshme qe te shtyjne te jesh antar ketu e te postosh ne kete forum...
Per dallim nga forumet e tjera, ky duket edhe me i veqante, perpos gjerave te shumta qe paska per te dikskutuar ka edhe mundesine edhe te argetimit qe vertete duket shume bukur...
Pergezime edhe njeher, e vazhdoni me kete ritem...
 
K

Kondrapedali

Guest
Na duhet nji list me funksionet e forumit (p.sh. si me ndrru ngjyrën se ma keni bo Forumin si me pas mor Pinkun Admine :p).

Hajt për hajër AF e re.

P.S. Po qe pun fondesh, mendoj se do ishte mirë sikur të vendosej një kasë ku mund të kontribuojmë që tani.

P.S.P.S. po kto identifikimet duhet me i bo sa her që shkrujm?:confused:
 
K

Kondrapedali

Guest
Mando. E-maili im osht : Edituar

Hajt pra, futju punës që ta mushim ne kte versionin e ri ...

P.S. E gzofshim
 

Al-Punk

Still here
Nuk lejonte te kishte 2 llogari me te njejtin email keshtuqe ia hoqa emailin userit Problem qe ke krijuar me Facebook dhe ia kalova userit Zhakin. Provo te identifikohesh me ate pasi ke historik postimesh dhe te drejta moderimi. Per sa i perket ngjyrave, shih nje postim po ne kete teme se ka ca designe te tjera.
 

Studenti

Forumium maestatis
Megjithese jam nje anetar i ri puna shume e bukur dhe po me pelqen shume. Suksese te gjitheve.
 

njuton

Primus registratum
Pershendetje!
Personalisht kam vizituar dhe shfrytezuar shkrimet/diskutimet e forumit qe nga fillimi i vitit 2001, megjithese rregjistrimin e userit e kam ba shume vite me vone. Uroj stafin per punen e bere! Tashme faqja www.albforumi.com eshte bere per shume perdorues te web-it si dicka qe ekziston qe nga lashtesia.
 

Liburni

Primus registratum
Pershendetje te nderuar!
Jame nje anetar i kahmotshem i forumit,por koheve te fundit jo edhe aq aktiv per shkaqe objektive...
Deshta te ju pergezoj per punen e mire qe e paskit bere,vetem se nje gje e kam te pakjarte,perdoruesi im i vjeter ka qene Kreshniku1985 ,por nuk munda te kyqem serish dhe nuk di a kam harruar fjalekalimin apo te gjithe anetaret jane regjistruar rishtas....
Ju faleminderit!
 
Status
Not open for further replies.
Top