Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

bengu

Primus registratum
Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Marre nga: www.lajmet.com

Beograd - Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç, që po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe genocid, është rizgjedhur sot në Beograd kryetar i partisë Socialiste serbe. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Tanjug. Millosheviç u zgjodh në unanimitet nga rreth 2.300 delegatë, pjesëmarrës në kongresin e partisë Socialiste serbe. Ish njeriu i fortë i Beogradit qëndron në krye të kësaj partie që kur e themeloi atë, në korrik të vitit 1990. Pavarësisht nga ulja e mbështetësve dhe ndarjet e brendshme, PSS mbetet formacioni më i rëndësishëm i opozitës. Sot kongresi ka pranuar në gjirin e partisë anëtarët e dy partive të tjera, njëra e drejtuar nga disidenti i njohur Milorad Vuçeliç, ish njeriu i besuar i Millosheviçit dhe tjetra e drejtuar nga Aleksandër Vukin, ish lideri disident i të majtës jugosllave, partia e bashkëshortes së Millosheviçit, Mirjana Markoviç.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Beng, Nuk di çka ke dasht me thënë, por kjo tregon se populli serb është me prirje kriminale, shoviniste, kolonialiste etj. As nuk janë penduar për krimet që kanë bër, as që kanë ndër mend.
Mjerë ne që i kemi kojshi!
 

bengu

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Me me pak fjale dhe pa emra, me duket se e the te njejten.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Shume e thjeshte kjo qe po ndodh.
Milloshevici kur te kryeje denimin(ndoshta e kryen ndoshta jo) do te rikthehet ne pushtet dhe Kosoven do ta marre perseri, sepse ne Shqiperi do te dale nje diktator tjeter qe ta izoloje edhe nje here Shqiperine (ta beje komuniste sepse komunistat, antiatdhetaret me te medhenj jane pergatitur per nje akt te tille te paprecedent, por qe askujt tashme nuk i ben pershtypje)dhe keshtu do te qetesohet Ballkani (i myslimanizuar)(nje arsye antikombetare qe mbeshtetet nga komunistat antiatdhetare qe e kane per zemer te behen si ruset, per te mohuar identitetin e tyre arab).

Kjo eshte ajo cfare Rusia deshiron dhe patjeter qe ky plan nuk e ka te gjate(fatkeqesisht).
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Shikojeni pak me ndryshe zgjedhjen e Milloshevicit perseri. Mendoj se eshte lajm shume i mire qe serbet arriten te zgjedhin perseri ndyresiren Milloshevic si kryetarin e partise se tyre me te fuqishme! E kjo tregon se serbet as jane penduar per vrasjet dhe krimet qe ka urdheruar Milloshevic, pra kjo gje i tregon Perendimit qe do te ndihmoje Serbine se serbet jane ato qe kane qene kur NATO i bombardoj!
Perendimi i ka premtuar shume ndihma Serbise nese hiqet Milloshevic, dhe ashtu u be, por kjo zgjedhja e fundit tregon se po te fitoje Partia Socialiste ne Serbi, pra Milloshevici te behet kryetar, ndihmat jo vetem nuk do i jepen per te fuqizuar Serbine, por do i jepet drejtimi i pavarsise se plote te Kosoves. Ndryshe nuk kane si te zgjidhin ceshtjen e Kosoven nen Milloshevic kur vete NATO nderhyri per ta shkeputur.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Pe... Jo ajo nuk do ndodhë. Shqiptarët e Kosovës janë shumë atdhetarë, kanë udhëheqës të aftë dhe të orientuar në perëndim, dhe Kosova kurrë nuk do jetë më e Serbisë. Grekër të pa fe që rrjedhin nga ortodoksët janë kryesorët që e kanë shndrruar Shqiperinë në koloni greke, pastaj janë të ndihmuar nga katolikët si Frrok Çupi, e edhe nga myslimanët. Kryesorja është që nuk e kanë -si shumicë që janë fajin myslimanët. Natyrisht kanë faj si të gjithë që lejojn kaq gjatë Nanon e kompaninë me e përdhosë Shqipërinë!
Shqipëria ka të ardhme të mirë, do jetë e lidhur me Ameriken dhe me aleatet e saj! Besoj se do e pres atë ditë!
 

bengu

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[qb] Shume e thjeshte kjo qe po ndodh.
Milloshevici kur te kryeje denimin(ndoshta e kryen ndoshta jo) do te rikthehet ne pushtet dhe Kosoven do ta marre perseri, sepse ne Shqiperi do te dale nje diktator tjeter qe ta izoloje edhe nje here Shqiperine (ta beje komuniste sepse komunistat, antiatdhetaret me te medhenj jane pergatitur per nje akt te tille te paprecedent, por qe askujt tashme nuk i ben pershtypje)dhe keshtu do te qetesohet Ballkani (i myslimanizuar)(nje arsye antikombetare qe mbeshtetet nga komunistat antiatdhetare qe e kane per zemer te behen si ruset, per te mohuar identitetin e tyre arab).

Kjo eshte ajo cfare Rusia deshiron dhe patjeter qe ky plan nuk e ka te gjate(fatkeqesisht). [/qb]
Ishalla e kishe me ironi kete qe e the, se perndryshe na ke knoq muhabet.
Po si mendon ti, gjithe ato ndihma ia dha bota Serbise per ta hjekur Millosheviqin, vetem qe ata te kene shansin ta shetitin deri ne Hage dhe ta kthejne prap, kesaj here me pervoje europiane, ne pushtet ne Serbi. Ti ose po ja fut, ose po sheh enderra me bisht. Tash ti, nese te kuptova mire, thua se Ballkani do te muslimanizohet dhe Millosheviqi do te ngritet si Skenderbeu ne mbrojtje ne Krishterimit Evropian, apo jo?!?!
Nuk e di, ka pasur raste edhe kam degjuar lajme te Beogradit, edhe kam lexuar artikuj te gazetareve e politikaneve me 'famkeq' serb, po keso gjonash njeri degjon vetem ne nje forum shqiptar.
Hallall!
 

disku

UNI
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

kjo thjesht tregon qe partia socialiste ne serbi eshte histari tashme...se ska se si te fitoje nje parti qe ne krye ka nje te burgosur..per menimin tim sa me shum flisni per sllobon aq me shume e martirizoni...mos kini frik nje luan ne kafaz po ruajuni luanit te lire...se kush o ky gjejeni vet sdo rrim tju gjejm edhe kundershtaret ne ju..
 

Guest
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

ne shqiptaret kemi te bashkuar edhe pse pjeserisht gjeografikisht jo por si njerez te gjithe nga i njejti vend vime ...

sa per sllobon tashi sikur i eshte ulur bishti spo ndihet me me duket mua ... ashtu qendrofte deri sa te hiqet
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Unikorn,Po ku e paske gjete ate ikone qe i ngjane flamurit serb , me kater c-c-c-c(c-s,ne alfabetin qirilik),Duket se e ke ne zemer ate flamur e te marrte mortja!
 

Guest
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] Unikorn,Po ku e paske gjete ate ikone qe i ngjane flamurit serb , me kater c-c-c-c(c-s,ne alfabetin qirilik),Duket se e ke ne zemer ate flamur e te marrte mortja! [/qb]
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

o Dardania,
po ti gjithandej flamur Serb shef???
 

bengu

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Briigi, mua ai avatari yt po me asocon ne dicka....
Hë, mire e kam?!?! /pf/images/graemlins/smile.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

se di, cfare kshu?!
me duket se e ke gabim ne fakt...
 

bengu

Primus registratum
Re: Millosheviqi rizgjidhet kryetar i PS.

Briigi, desha te them se komenti yt, njelloj si imi ishin plotesisht pa vend dhe pa nevoje. Nese e kam gabim urdhero, perndryshe po e leme me nje fjale te mencur qe njehere e kisha degjuar:
[qb]Kur nuk ke cfare te thuash, hesht!!! [/qb]
 
Top