Microsoft deklaron se Windows 7 nuk shkatërron bateritë e laptopëve !

Albforumi

Primus registratum
Microsoft deklaron se Windows 7 nuk shkatërron bateritë e laptopëve !

Windows_7_392506117.jpg
</p>


Microsoft ka kundërshtuar fuqishëm pretendimet se sistemi operativ Windows 7 është përgjegjës për degradimin e dyshuar dhe të shpejtë të baterive të laptopëve. “Çdo shenjë që kemi në lidhje me raportet që kemi parë, janë thjesht raportimet e Windows 7 mbi gjendjen e baterisë duke përdorur veçorinë e saj të re dhe ne thjesht jemi duke parë bateri që nuk janë kryer punën mbi cakun e përcaktuar” u shpreh zëdhënësi i kompanisë, Steven Sinofsky në një blog post zyrtar. Sinofsky vuri në dukje se degradimi i papritur mund të ketë “pamjen” se Windows 7 “po shkakton” dëmtimin, por theksoi se “në realitet,” është thjeshtë se sistemi operativ po raporton se bateria veçse është e degraduar. Megjithatë, Adrian Kingsley-Hughes nga ZDNet ka vënë re se çështja e diskutueshme e baterisë mund të ketë krijuar një reagim të mundshëm kundër Windows 7, i cili ka marrë përgjithësisht komente pozitive. “Gjatë javëve të fundit Windows 7 është goditur nga disa probleme, të cilat mund ose mund të mos ekzistojnë vetëm në mendjen e përdoruesve”, shkruan Kingsley-Hughes. “Ka qenë çështja baterisë, ku përdoruesit thonë se Windows 7 është duke shkaktuar dëmtimin e baterive dhe në krye të pretendimeve gjendet një arnim besueshmërie të cilin e ka lëshuar Microsoft, dhe për të cilin thuhet se në të vërtetë po shkakton probleme.” Sipas Kingsley-Hughes, një numër i përdoruesve duket të jenë duke u përqendruar në dhe ndoshta edhe po imagjinojnë, gjëra për të cilat ata nuk janë të kënaqur.</p>

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albionlab.com/?p=402
 
Top