Meta dhe Berisha, një histori manipulimesh zgjedhore

Albforumi

Primus registratum
Meta dhe Berisha, një histori manipulimesh zgjedhore

Pak ditë më parë publicisti i njohur dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Preç Zogaj, shprehej se tani është momenti që të zbardhet përfundimisht krimi zgjedhor dhe që manipuluesit të mos kenë në dorë mundësinë për të përsëritur “mëkatin”.

Gazeta “TemA” nisi të botojë nga sot një përmbledhje të raporteve të OSBE/ODIHR për disa nga zgjedhjet më problematike në vendin tonë.

Është për t’u theksuar që në krye të herës se protagonistët kryesorë në këto manipulime skandaloze, që kanë vonuar kaq shumë integrimin dhe përparimin demokratik të vendit, janë dy njerëzit që drejtojnë sot qeverinë shqiptare, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Gjithashtu, është për t’u vënë në dukje se këta dy politikanë, që i kanë dëmtuar kaq shumë zgjedhjet në vendin tonë, në kurriz të njëri-tjetrit, do të përgatisin zgjedhjet e vitit 2011. Të dy kanë synim shumë të fortë që të dëmtojnë rëndë Partinë Socialiste dhe liderin e saj, Edi Rama.

Janë shumë të pakta gjasat që ata të mos përdorin hiletë e vjetra për të pasur një rezultat të dëshirueshëm, për shkak se zgjedhjet lokale të atij viti do jenë një test jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta.

Potenciali për të bërë zgjedhje

Një nga përfundimet më të rëndësishme të raportit të ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit ishte se Shqipëria e ka të gjithë potencialin për të bërë zgjedhje brenda standardeve ndërkombëtare. Kjo ndoshta nuk është një frazë e re për shqiptarët. Por kësaj radhe kjo fjali përforcohej dhe me qëndrimin se kuadri ligjor dhe parashikimet teknike janë shumë të mira për të garantuar proces të standardeve të kërkuara.

Edhe në rekomandime pak kishte ngelur për të thënë. Që në krye theksohej se duhet vetëm vullnet politik për të bërë zgjedhje siç duhen, vullnet që në këto zgjedhje mungoi.

Tashmë qeveria ka ngelur krejt e zbuluar përkundrejt manovrave për të dëmtuar zgjedhjet në favor të fitores.

Nisja e monitorimit ndërkombëtar

Zgjedhjet e vitit 1996 ishin zgjedhjet kur të huajt mbërritën në vendin tonë për të parë për herë të parë nga afër se si do të zhvillohen zgjedhjet në demokracinë rishtare.

Raporti është i fortë dhe gjërat janë të prera. Duket se vëzhguesit janë të qartë për t’i prerë rrugën nisjes së një kalvari manipulimesh zgjedhore.

Megjithatë, zgjedhjet e vitit 1996 janë një dështim total. Gazeta sjell përmbledhjen e raportit përfundimtar të ODIHR për këto zgjedhje, ku janë përfshirë rastet e faktuara të manipulimeve zgjedhore.

Raporti nis që në fillim duke thënë se gjysma e neneve që trajtojnë procesin zgjedhor, ishin dhunuar.

“Konkluzioni i Misionit Vëzhgues është se në shumë instanca, zbatimi i ligjit elektoral ishte i dështuar. Më specifikisht, 32 nene nga 79 që merren me periudhën parazgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, u dhunuan. Ato përfshijnë nenet 4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75″, – thuhet në fillim të raport.

Ky raport solli dhe çarjen e parë të kryeministrit, Sali Berisha, me misionin vëzhgues të zgjedhjeve, çarje që jehoi dhe në këto zgjedhje. Faktet e grumbulluara në këtë raport janë të shumta dhe mjaftojnë për secilin për të krijuar një ide se ku po shkonte presidenti i asaj kohë, dhe kush ka të drejtë në përplasjen e tij me vëzhguesit ndërkombëtarë. Ai kundërshtoi ashpër emrin e Audrey Glover, e cila do vëzhgonte zgjedhjet e vitit 2009, duke e akuzuar se kishte ndikuar, doemos në mënyrë negative, në hartimin e raportit.

Për të kuptuar se kush e kishte nisur me këmbë “të mbarë” këtë proces, mjafton të shihet raporti në nisje. Qeverisja e asaj kohe as nuk denjonte të takonte vëzhguesit e ODIHR, ashtu siç ndodhi në këto zgjedhje.

“ODIHR ndjen keqardhje që niveli i bashkëpunimit zyrtar, që u ofrohej përfaqësuesve të saj nga autoritetet qeveritare dhe zgjedhore, ishte i kufizuar.

Takimet e kërkuara shpesh anuloheshin.

Akreditimi i disa vëzhguesve u shty deri ditën përpara zgjedhjeve, duke shkaktuar probleme për planin e shpërndarjes”, – thuhet në përmbledhjen e raportit të ODIHR për zgjedhjet e vitit.

Berisha, mjeshtër i lobimit, arriti që të shkëpusë dhe qëndrime pozitive për ato zgjedhje, por që nuk e shpëtuan dot nga verdikti i ndërkombëtarëve për të mos pranuar proces të manipuluar.

Më poshtë vijon raporti për këto zgjedhje.

Përmbledhja e raportit të ODIHR për zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996

Konkluzioni i Misionit Vëzhgues është se në shumë instanca, zbatimi i ligjit elektoral ishte i dështuar. Më specifikisht, 32 nene nga 79 që merren me periudhën parazgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, u dhunuan. Ato përfshijnë nenet 4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75.

- ODIHR ndjen keqardhje që niveli i bashkëpunimit zyrtar, që u ofrohej përfaqësuesve të saj nga autoritetet qeveritare dhe zgjedhore, ishte i kufizuar.

Takimet e kërkuara shpesh anuloheshin.

- Akreditimi i disa vëzhguesve u shty deri ditën përpara zgjedhjeve, duke shkaktuar probleme për planin e shpërndarjes.

- KQZ deklaroi se nuk ishte në gjendje që të furnizonte misionin vëzhgues me informacion të qartë në lidhje me adresat e qendrave të votimit.

- Komisioni i Verifikimit u ngrit për të rishikuar dosjet policore të periudhës komuniste për të gjithë kandidatët, sipas ligjit “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit. Komisioni rekomandoi skualifikimin e rreth 200 personave që do kandidonin për zgjedhje. Shumica e skualifikimeve u bënë në bazë të nenit 2c, në lidhje me personat e regjistruar në listën e Sigurimit të Shtetit, si informatorë. Mënyra se si u skualifikuan kandidatët potencialë bie në kundërshtim me nenin 7.5 të Dokumentit të Kopenhagës që garanton respektin e të drejtës së qytetarëve për të kërkuar poste publike ose politike pa u diskriminuar.

Gjashtë nga shtatë anëtarë të Komisionit të Verifikimit janë emëruar nga qeveria, çka ngre pikëpyetje në lidhje me paanshmërinë e Komisionit.

- Një tjetër çështje shqetësuese e ngritur nga vëzhguesit ishte se, sipas nenit 19 të Ligjit Zgjedhor, personat, përfshi këtu drejtues të rendit publik dhe shërbimit sekret, duhet të largoheshin nga detyra 25 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, në rast se janë regjistruar si kandidatë për parlament. Personat, subjekt të këtij neni, ishin sërish aktivë në postet e tyre, pavarësisht se kandidonin.

- Presidenti është gjithashtu kandidat në listën proporcionale, çka bie në kundërshtim me ligjet.

- Lista e votuesve përmban njerëz që tashmë kanë vdekur, që nuk kanë arritur akoma 18 vjeç dhe disa herë i njëjti emër përsëritet në më shumë se një listë.

- Partitë të opozitës ndalohen në mënyrë të vazhdueshme që të mbajnë ambiente në sheshe të hapura, veçanërisht në qytete të mëdha.

Në Tiranë, partitë e opozitës kërkuan dhe iu refuzua një leje për miting në sheshin “Skënderbej”, aty ku partia qeverisëse u lejua të mbante mitingun e saj më 24 maj.

Shpjegimet zyrtare varionin që nga mundësia që partitë e opozitës nuk kishin mjaftueshëm mbështetës në mitingun e tyre për të justifikuar mitingun, deri te qëndrimi se ajo që do bënte partia në pushtet nuk ishte një miting politik, por një koncert, e deri te fakti se nuk ishte një tubim elektoral, por presidenti do i adresohej njerëzve.

- Me shumë pak përjashtime, vetëm posterat e partisë në pushtet ekspozoheshin publikisht gjatë fushatës. Madje dhe në ndërtesat qeveritare në qendër të Tiranës, Partia Demokratike lejohej të vendoset posterat e saj. Përveç kësaj, Partia Demokratike vendosi një baner shumë të madh në sheshin qendror “Skënderbej”, që qëndroi i varur deri ditën e zgjedhjeve.

- Në Rrëshen dhe Lezhë, vëzhguesit ishin dëshmitarë se hapësira e vënë në dispozicion për takimet e PS ishte shumë e vogël për të mbajtur të gjithë mbështetësit e partisë.

Ndërtesat që jepeshin për takimet e opozitës shumë shpesh ishin të vogla për numrin e personave që donin të merrnin pjesë, por në krahun tjetër ky ishte dhe një justifikim për praninë masive të policisë për të mbajtur rregullin.

- Në disa raste, vëzhguesit raportuan për makina me kandidatët dhe mbështetësit e partive opozitare, të cilët ndaloheshin në rrugën e tyre. Për shembull, më 28 maj, mbështetësit dhe kandidatët e Partisë Socialiste u ndaluan në një postbllok policie në Shkodër, pas të cilit qëndronin mbështetës të partisë në pushtet që kishin bllokuar rrugën me një barrikadë. Ata u ndaluan, për shkak se një miting elektoral që do të zhvillohej në stadiumin e Shkodrës, për të cilin PS kishte marrë leje më 6 maj, ishte anuluar nga autoritetet në minutën e fundit, pa dhënë ndonjë motiv. Policia nuk i ndaloi mbështetësit e PD që të mos bllokonin rrugën dhe nuk hoqi barrikadën.

- Një tjetër incident u dëshmua një javë përpara zgjedhjeve. Mbështetësit e partisë në pushtet bllokuan një rrugë që të çon në Vlorë, duke ndaluar kështu makinat që po shkonin në një miting të PS. Vëzhguesit vunë re se policia nuk ndërhyri. Të pyetur në lidhje me bllokimin e rrugës, ata thanë se ishte një protestë spontane e banorëve të Vlorës kundër PS. Vëzhguesit vunë re megjithatë se shumë nga ata që ishin prezent, kishin pankarta kundër PS, dhe shumë nga automjetet ishin me targa të Tiranës.

- Sipas ligjit zgjedhor, një komision multipartiak administron votimin në qendrat zgjedhore. Ai përbëhet nga kryetari dhe sekretari, të përzgjedhur nga qeveria dhe nga një anëtar që përfaqëson secilën parti ose grupim politik. Megjithatë, vëzhguesit vunë re se, edhe pse emrin e kishin multipartiak, komisionet nuk ishin të tilla në përmbajtje. Ky është një dhunim i hapur i ligjit zgjedhor.

- Vëzhguesit theksuan se disa komisione zgjedhore pretendonin se pjesëmarrja e votuesve ishte shumë më e madhe se ajo që tregonte numri i firmave në regjistrin e votuesve. Në zonën e Peshkopisë një skuadër vuri re se rreth orës katër, komisionarët pretendonin se të gjithë votuesit kishin votuar, pavarësisht faktit se regjistri nuk përmbante firma.

- Disa skuadra raportuan për njerëz që hidhnin në kuti disa fletë votimi dhe në shumë raste raportuan për votim familjar, që ishte një rregull e jo një përjashtim.

- Shumë vëzhgues raportuan për një prani të madhe policore, brenda dhe jashtë qendrave të votimit. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në Berat dhe Lushnjë, ku policia luante një rol aktiv në qendrat e votimit. Në disa raste, policia luante madje rol në procesin e numërimit.

- Te disa qendra votimi, në Tiranë, Berat e Kukës, vëzhguesit vunë re praninë e personave të paidentifikuar dhe të armatosur. Ata luanin një rol aktiv në proces dhe vendasit i identifikonin si anëtarë të policisë sekrete.

- Në Korçë dhe Berat policia ndoqi vëzhguesit.

- Në Berat, një skuadër vëzhguesish vuri re se pjesëmarrja në votime ishte 105 për qind. Po në Berat, një skuadër vëzhguesish u këshillua që të largohej nga qendra e votimit gjatë procesit të numërimit të votave.

- Në Lushnjë, një qendër votimi u mbyll në mesditë. Në një tjetër qendër votimi, 942 vota ishin në kuti, por kishte vetëm 880 firma në regjistrin e votuesve.

- Në Fier, një qendër votimi u mbyll në orën shtatë duke raportuar se kishin votuar 100 për qind, por vëzhguesit raportuan se kishte akoma njerëz që prisnin për të votuar.

- Në një qendër votimi në Gjirokastër, u vu re se votat për një parti të opozitës u numëruan për partinë qeverisëse. Në një tjetër qendër votimi në Gjirokastër, votuesit e Partisë Socialiste llogariteshin për Partinë Demokratike.

- Në Kukës, një vëzhgues që kupton shqip, dëgjoi kryetarin e një qendre votimi duke i telefonuar dikujt për t’i kërkuar falje se nuk kishte qenë në gjendje të ofronte rezultatin e kërkuar, për shkak të pranisë së vëzhguesve ndërkombëtarë.

- Në Kuçovë, një skuadër vëzhgues vuri re praninë e fletëve të votimit të plotësuara paraprakisht, si dhe tufa fletësh votimi, të mbledhura shuk e të futura në kuti. Kur u numëruan, ato rezultuan për partinë në pushtet.

- Në Korçë, një skuadër vëzhguesish vuri re se kishte 90 vota të pavlefshme gjatë numërimit. 45 prej tyre ishin për Partinë Socialiste dhe 45 ishin për partitë e tjera të opozitës. Nuk pati asnjë votë të pavlefshme për partinë në pushtet.(Shekulli)

81tQGrdkhfY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22387. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22387

Top