Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

MLK

Primus registratum
Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

Nano: Rrogat e mjekëve jo më të vogla se 68 mijë lekë


--------------------------------------------------------------------------------



Spitalet shqiptare kanë marrë dje në pronësi të tyre 100 autoambulnaca të reja për të shërbimet spitalore. Cereminia e blerjes së tyre nga firma Mercedes-Benz është hapur nga Kryeministri Fatos Nano. Ne këtë ceremoni të zhvilluar në mjediset e firmës Mercedes- Benz në Tiranë me pronar Basri Ruka, Nano ka mbajtur edhe një fjalë, ku ka bërë premtimet e qeverisjes së ardhshme të PS-së në sistemin shëndetësor. Autoambulancat, me vlerë rreth 5.5 milion Euro janë blerë me financim të buxhetit të shtetit. Sipas njoftimeve ngas zyra e shtypit e kryeministrit ato janë të pajisura me aparatura moderne që plotësojnë të gjitha kushtet optimale për dhënien e ndihmës së parë mjeksore për pacientët, si defribilator, aparat për frymarrje të detyruar, aparatin e elektrokardiogramës etj. Pajisja me këto autoambulanca i qendrave spitalore në të gjithë Shqipërinë është një tjetër hap në investimin për përmirësimin e infrastrukturës së sistemit shëndetësor publik. Nano u shpreh një sistem shëndetësor publik të standarteve europiane në një mandat të tretë qeverisës". "Do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm në mënjanimin e sëmundjeve sociale, duke kuruar instrumentat, që mënjanojnë të korruptuarit në marrëdhëniet midis mjekëve dhe pacientëve", tha kreu i qeverisë gjatë ceremonisë. Nmano ka bërë të ditur sloganin e luftës ndaj korrupsionit i cili do të jetë "Bluza të bardha, duar të bardha".
 

MLK

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

Pra nja nje viti e gjysem Nano kur deklaroi pasurine e tij per KLSH ne objektet qe posedonte me vlere deklaroi dhe nje veture te tipit Mercedes. Meqe vlera e makinave te tilla gjehet per tre sekonda ne internet dhe ajo makine e tipit S 600 limousine + optione jashte serie vlersohej rreth 250 mije €, Nano e deklaroi si peshqesh! Si mund te jepej peshqesh 250 mije € nje kryetari partie apo kryeministri e ta pranonte pa asnje shperblim?!
Sot kemi faktin qe peshqeshin qe Basri Ruka i beri Fatos Nanos, Nano po ja shperblen me parate e shtetit duke i dhene nje tender 5.5 milione € nga buxheti i shtetit.
Ne Shqiperi eshte ligjeruar vjedhja pasi te paret qe vjedhin jane kryetari i shtetit e rrjedhimisht nuk kane asnje interes te luftojne vjedhjen apo korrupsionin.
Nese kjo do te kishte ndodhur ne nje vend normal Nano sot do te ishte i djegur per gjithe jeten e nuk puthte ne asnje vend politik.
 

zog

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

ajo qe eshte e RRendesishme ketu, eshte qe nano blen ambulanca dhe qe firma eshte mercedez e jo fiat ose ziz sovjetik apo traktor kinez.

jepi çesarit çfare i takon.


si dhe per mendimin tim, nano vazhdon te DISKREDITOJE berishen, i cili megjithese mjek spitali shteteror pergjategjithe jetes se tij, kuRRE nuk e çau trapin per modernizimin ose fare thjesht HUMANIZIMIN e spitaleve tona.

baba im ka frike sot te operohet, nga ndytesia, maskaralliku e mesjeta qe ekziston atje.

e sala keto gjera duhet ti bente kalin e tij te betejes, leqe çne ai po te qe me tru ne koke nuk do te duhej ta lejonte nje DEGRADIM te tille qe ne kohe te enverit.

ne spital punonte, e spitalet tona qene si burgje, e si hale.

shikoje spitalin e kohes se sales dhe partise se tij enveriste ne pushtet.
url]


dhe shqiptaret presin akoma nga nje njeri i tillle, po ai dhe (shoket e tij mjeke), te ishte si duhej, nuk degjenerohej spitali ne kete dite or popull.
 

MLK

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

Zog,
me duket se nuk e ke kuptuar perse u hap tema! Nuk kishte lidhje me Berishen apo me Enverin po me nje fakt i cili ka ndodhur dhe sot vete Nano deklaron se i ka blere firmes te atij qe i fali makinen Mercedes per 5.5 milion € e keto jane parate e shtetit.
Une nuk ritikoj faktin qe blihen ambulanca per spitalet, perkundrazi kete e pergezoj. Problemi eshte qe ketu flitet per disa shkelje te hapura te ligjit shqiptar si "abuzim ne detyre" "korupsion pasif" e "korrupsion aktiv" me pas e keto qe ndodhin bien ne kundershtim me kodin penal e civil.
 

zog

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

po na plasi ***** mor mlk- je, per mercedezin privat te nanos, ambulanca bleu more qafir nuk bleu bizhu per gruan e tij.

cilado te ket qene loja e tij, VETEM popullli do te kete qar e fitim nga kjo manover. atehere pse me bertit, apo se naukabo zakon kjo, heee ?
 

MLK

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

zog skam ndermend te zbraz timen e te mbush tenden kur se kupton ku eshte bere pislliku ky nuk e shte me problemi yt po i yti e ste ndihmoj dot. Me fjalet bej pak kujdes e qafir thuji atij qe te thote se nuk ka ndonje rrjesht ku te drejtohem me fjale qe e kalojn limitin e tolerances <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

zog

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

tema jote eshte DASHAKEQE (ose ne rastin me te keq e leshte), e hartuar sipas metodollogjise meskine qe aplikohej e aplikohet edhe sot ne shqiperi, asaj TENDENCIOZE.

keshtuqe mos u mundo te marresh rolin e te ndershmit.

neqofte se duhej te behej me te vertet nje "ekspertize" mbi bencin e dhuruar te nanos, llogjika ta thote qe ideja duhej hedhur keshtu.

e para, sa konsesionere te makinave mercedez-benz ka ne shqiperi.

e dyta, sa nga konstruktoret e tjere konkurente te benzit qe ndodhen ne shqiperi, propozojne makina te te njejtit lloj, pra ambulanca.

e treta, perse duhet patjeter edhe pa pasur asnje PROVE mbeshtetese te akuzohet kryeministri per mashtrim vetem nga ndoshta nje rastesi ose analogji e thjeshte.


si dhe e fundit, je gjithmone ti qe s'po kupton se çfare une dua te them, e jo e kunderta. ti i trajton çeshtjet mesaduket gjithnje vetem ne plan te pare, pra edhe sikur kalama komplet me qene nga koka e shprirti ato s'permbajne per ne me te voglin mister.
eshte pra shume e lehte me e kuptu se ku ti don me dale. mos ki frike per moskuptim nga masa me shkrime te tilla te rrafshta.
shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

Se pari zog, une jam anonim e si kercet njeriu ne kete forum nese jam i ndershem apo i pandershem.
Tema nuk eshte hapur rreth meje po per nje person publik qe eshte kryeministri shqiptar.
Ka pranuar nje peshqesh 250 mije dollar e sot i vjen dita ta laj peshqeshin jo me parate e tija po me ato te taksapaguesit shqiptar.
Si taksapagues qe jap zog, une per vete se pranoj qe parate e mija te vidhen per te plotsuar qefet e Nanos, ti nese ke qef qe te vidhen paret e tua ky eshte problemi yt e ste gjykon njeri.
Per shtrimin e problemit, nese ka koncesionere t(jeter te Mercedes perveç Bastriut me duket qesharake pasi ne Shqiperi koncesionaret shesin vetem nga 300 makina ne vit (flas per me te medhenjte se te tjeret aha..
Keshtu qe nuk ka vend per 10 koncesionere te te njetes marke.
Per pjesen sa jane ne gjendje markat e tjera ta fobrikojne ambulanca, mund te te them qe dhe pa qene specialist me ka rene rasti te shoh ne sallonet e automobilave per profesioniste qe Volswagen, Renault, Huyndai, Ford, Seat (te pakten keto me kujtohen per momentin) te prodhojne ambulmanca e te gjitha keto koncesionare jane ne Shqiperi prezent.
Sa per organizimin e nje tenderi, Fatosi nuk po e rrun per Albtelekomin qe po flasin mediat perdite e jo per nje tender 5.5 milion dollare qe do kaloje si nje leter ne kutine e postes <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

zog

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

mlk, pse shqiptaret preferojne BENZIN, a s'me thua ?
ka pas mjaft edhe artikuj te shtypit te huaj mbi kete fenomen.

(ngaqe eshte makina e vetme qe ne shqiperi i ka dhene provat ne rezistence, markat e tjera me rruget qe kemi nuk durrojne gjate.)

tjetra, a kane nevoje spitalet tona per ambulanca, a s'me thua ? apo kjo duhet konsideruar si teke e kryeministrit apo luks i teperuar i shqiptareve.

(besoj se s'ka nevoje per zgjuarsi te madhe nje pyetje si kjo, gjendja ne spitalet tona eshte mizerabel, ajo nuk ka ekuivalent ne bote. edhe ne afrike spitalet jane me dinje per njerezine sesa tek ne.)

duke qene vetem nje konsesioner benz ne shqiperi, a s'mendon te jete thjesht rastesi qe edhe ai qe shet ambulancat si edhe ai qe dhuron nje mercedez kryeministrit te jete i njejti person.

pse duhet gjithnje me mendu per te keq. pse ?

a nuk e kupton ti mlk, se kjo eshte e keqja me e madhe e shqiptareve, qe gjithmone mendojne per te keq, sikur te gjithe duan t'ja u fusin gjithnje e nga çdo ane.

kur valle do te vije ajo dite qe te jemi e mendojme si duhet, pozitivisht, pa e trajtuar veten si VIKTIME e tjetrin si katil ose hajdut.

ps; si dhe mlk me kete nuk dua te shpelaj nderin e njollosur te figures se nanos. jo ! por thjesht kerkoj qe le te mos i perzjejme gjerat gjithnje siç e kemi zakon, le ta marrim edhe sikur per te vetmen here, si nje veprim me karakter thjesht human nga ana e kryeministrit tone blerjen e ketyre qindra ambulancave qe s'do tu bejne keq shendetit te bashkatdhetareve tane.

dhe mendoj se kjo eshte nga te paktat raste kur paraja miserabel e kontribuesit shqiptar nuk shperdorohet QELLIMISHT.
 

MLK

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

Zog, te lutem jep mendimin tend e nuk pres leksione morale keshtu qe nese ke mendim me dhene per temen je i lire, nese jo ska m ndermend te hyj ne debate personale se skam dal te mbush mendjen e dynjose ne forume.
Per informacion e kulturen tende te pergjitheshme, ne gjykata perfitojne nga mungesa e qarte e provave ata persona qe nuk kane precedente ne te kaluaren, ndersa kur je recedivist gjykatesi nuk te akordon me perfitimin nga dyshimi mbi provat.
Pra Nano qe pranon nje peshqesh 250 mije dollare e nga ana tjeter Basri Ruka qe qenka milioner gomar e i falka pa asnje lloj perfitimi Fatos Nanos 250 mije dollare
lol.gif
Me vjen keq po nuk behem dot me zorr naiv idealist te pranoj llogjike te tille. Basriu as çunit te vet si fal 250 mije $ jo Tosit qe se ka asgje. Mjafton te shikosh sa makina ka shit ne vit Basri Ruka e sa perqind nga keto i ka shit ne tenderat shteteror e do ta kuptosh mire pse behen peshqeshe nga 250 mije $ <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Financieri

Primus registratum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

Kesaj teme i thone me u krrujt kot. Dihet qe rryshfeti eshte mbret ne te gjithe boten. Rendesi ka qe qenkan blere 100 ambulanca. Hallall e paska pas rryshfetin ne kete rast. C'ti besh kur vjedh tjetri 5 milion nga arka e shtetit, i con ne Zvicer, edhe s'blen asnje ambulance. Atehere po qe e ha taksapaguesi.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Mercedes i dhurruar Nanos nga Basri Ruka

MLK, me duket e kote te hapesh tema te reja mbi Nanon sa here qe ky i fundit ben diçka. ka boll tema te kushtuara ktyre gjerave. po e mbyll. mund te me kontaktosh me Pm per çdo gje.
 
Top