Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Trista

Primus registratum
Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

A e ka cdo femer te lindur instiktin maternal? :angel: Deshire per te pasur femije? :confused: Per tu kujdesur per ta? Esht ky instikt njesoj i forte si para dhe pasi i kan dhene drite femijes se tyre? :shrug:


Diskutim te mbare! /pf/images/graemlins/smile.gif

:wave:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Edhe pse pyetja duket paradoksale, pergjigja eshte megjithate diçka qe i perket se vertetes; jo, jo te gjitha femrat e kane instiktin maternal. Natyrisht shprehet si mungese deshire per te pasur femije, (jo si mungese instinkti) dhe shpesh kjo justifikohet ne forma te ndryshme, por behet thjesht per te mos shfaqur nje mangesi natyrale, (instiktin) me te cilen femra identifikohet; si vazhdim i jetes edhe si burim i dashurise. Femra te tilla jane te prirura edhe per te qene dominuese ne raport me nje femer tjeter, pra siç kuptohet jane shume me te prirura per te qene lesbike.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Jo ke te gjitha ma mer mendia, ka femra qe kan instiktin paternal me te zhvilluar se ai maternal.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

olti

Neo
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Si ti psh.!

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Thone se kur te lind femija i pare, zbulon nje pjese te zemres dhe ndjenjave brenda vetes qe deri tehere as nuk i dije se i kishe.
Mbetet per t'u provuar, une deri tani femijet i kam qejf, por femije nuk kam.
 

edda

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

une mezi po pres te behem nene..deri ne enderr me dalin ato syçkat e ato doçkat e vogla te bebushit tim. Deshira ime e fshehte eshte ta rris vetem pa baba..te jete i imi i gjithi i imi :wub:

p.s. sa e çmendur qe jam!!!!
 

Marimba

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Mendimi me i pranueshem nga shumica e shkencetareve mbi kete ceshtje eshte se instiktet jane me te zhvilluara tek kafshet. Tek njeriu u zhvillua me teper pjesa ballore e trurit, per pasoje u zbuten instiktet per t'ia lene vendin vullnetit.
Si rrjedhim, edhe instikti maternal nuk eshte aq i forte, aq automatik tek njeriu sa tek kafshet. Varet me shume nga faktore shoqerore (sa e favorizon dhe stimulon nje shoqeri qenien prind) dhe psikologjike. Dikush qe nuk ka perjetuar si femije lidhje te mire me prinderit mund te kete mungese deshire per te patur femije, apo mundet te mos sillet ne menyren e duhur, te mos investoje ndienja mbi femijet.
 

edda

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

:lol: vetem se me l'inseminazione artificiale mund te dali nonji veshllapush, apo kokepjeper (ne rastin me te mire!!) dhe e keqja eshte se nuk ekziston opcioni "Soddisfatti o rimborsati"
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Fillimisht postuar nga smile:
[qb] Deshira ime e fshehte eshte ta rris vetem pa baba..te jete i imi i gjithi i imi :wub:

[/qb]
besoj se e di se si e interpreton psikanaliza kete fraze /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Jooo ...dai ma thuaj se me bane kurioze :confused:
 

bengu

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

dmth. askush se rrun se femija do rritet jetim, pa baba. eshte rritur ndonjeri nga ju pa baba, e di se cfare do te thote kjo. jo instinkti maternal po vetem truni i smure mund ta konsideroje femine si objekt, pffffff.

p.s. shyqyr qe si degjova njehere keto fjale nga nena ime.
 

edda

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

e para kur une ketu (ne AF) shpreh diçka nuk e bej qe te tjeret te me gjykojne dhe ti nuk ke aspak te drejte qe te me ofendosh. Une te ofendova gje??

dhe e dyta une thashe qe deshira ime eshte qe ta rris vete por ama nuk shkruajta gje per arsyet qe me kane shtyre te deshiroj diçka te tille keshtuqe perpara se te gjykosh nje njeri mundohu ne fillim ta kuptosh. OK??

hajt shnet
 

bengu

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

e kam thene me kohe qe ju grate jeni te komplikume /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

olti

Neo
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Pa dashur qe t'iu paragjykoj po them se vertete po me habisni. Une ne studimin tim kam pasur si pjese dhe psikologjine dhe kurre nuk me ka rene te lexoj mbi kete gje. Kurre nuk kam hasur te shkruhet ndonje gje per kete tendence te femres. E pranoj se me siguri duhet te kete raste te vecanta, por nuk mundem te pranoj qe kjo qenka nje tendence e 99% te femrave. Kur dy individe duhen dhe vendosin te kalojne jeten e tyre bashke, atehere dhe cdo gje qe ata kane presupozohet te ndahet mes tyre; cdo kenaqsi ndjehet dhe shijohet me shume kur ndahet me dike e per me shume kjo eshte me e forte mes dy partnereve. Dhe eshte pikerisht femija qe kurorezon kulmin e kenaqsise se ndarjes se dickaje te perbashket. Ndersa ju po na e nxirrket si prone qe kush e kush ta kete te tijen..bohhh !!! Perpara se te lexoja ketu, nuk kisha lexuar kurre ndonje femer te thote se po te mundja do e rrisja femijen vetem dhe vetem vetem, madje ngado lexohet dhe thuhet krejt e kunderta.
 

Marimba

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Fillimisht postuar nga - Neo -:
[qb] Perpara se te lexoja ketu, nuk kisha lexuar kurre ndonje femer te thote se po te mundja do e rrisja femijen vetem dhe vetem vetem, madje ngado lexohet dhe thuhet krejt e kunderta. [/qb]
E verteta eshte qe te gjitha femrat (normale) e kane nje deshire te tille. Gjithashtu, vihet re se pak pasi kane lindur kane nje shperthim zemerimi me babain e femijes, dhe e akuzojne: "Ti e ke fajin per dhimbjet qe po heq, Ti ma bere kete"!! :lol:

Por keto jane vetem mendime te perkohshme dhe te paarsyeshme, per pasoje nuk duhen marre seriozisht. Serioze behen kur e kalojne masen dhe kohen e shfaqjes, dhe atehere fillojne krijojne probleme ne familje. Fatmiresisht, jane te rralla grate qe sillen ne menyre ekskluzive me femijet e tyre. Megjithate, edhe ato sillen keshtu nqs u mungon vemendja apo dashuria e partnerit. Pra, le ai nje boshllek dhe ato perpiqen ta mbulojne duke thithur dashurine e femijes.

Ne te vertete te gjitha duan ta rrisin femijen/t me nje burre, qofte ai babai natyral i bebes apo ndonje burre tjeter.
 

crazy

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

jo tek te gjitha femrat ekziston instikti maternal,sepse ka femra qe mendojne vetem per karrieren e nuk e mendojne kurre qe te kene femije.eshte dicka relative per mendimin tim edhe pse ato qe thone nuk duam femije e nuk duam,kur behen nena jane me te lidhura e bejne me shume per femijen se ato qe i duan pa diskuitm femijet...
 

assassino26

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Ore,pse ja fusni kot...Instikti egziston tek te gjitha femrat.E rendesishme eshte tek njeriu qe arrin ti ndrylle instiktet.
Nigjoni ktu tashi:
Une ne shpi kam 1 qen Dalmat edhe nja 5pula e i gjel.I sulet kaiher qeni Gjelit edhe iken gjeli,sdi ka fluturo.Qello qe i sulet qeni nai pule,se keni idene se si e ndejk qenin gjeli edhe i del perpara e mbulon pulen me krahet e tij.se keni idene sa skene prekese eshte.
Tashi kjo eshte instiktive.
Tjeter.i hudh me honger une pulave,gjeli asihere nuk fillo me honger,po si pa te gjitha duke honger,e nuk zihet asihere me pulat per pune ushqimi,sic bejne pulat me njona tjetren.
Edhe kjo eshte instiktive.
Qeni i sulet pulave,Pothujse gjithmone kur me shef mua qe jam duke i dhene me honger,ose kur me shef mua qe futem ne kotec per te marre vezet.
edhe kjo eshte instiktintive.
ne kemi perparsi nga kafshet qe mund ti ndryshim instikte,sido qofshin ato.Shumica jone ka qelluar ne ndonje skene qe e ka ndjere qe duhet te nderhyje per te mbrojtur me te dobtin,por shumica e ka ndryshur instiktin edhe ka vazhdu hesapin e vet.Po keshtu edhe femra e ndien qe i bren shpirti per icik beb te vogel.Ama fillon mendo,puna,shpia,burri paret etj etj.Frenon instiktin e mames.
he osht kshu si thashe une,apo u lodha kot duke shkrujt gjys ore
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Ky me siper me duket se ishte studim i thelluar i sjelljeve instiktive te kafsheve shtepiake me konkluzion instiktet memesore te races humane :rolleyes:
 

assassino26

Primus registratum
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Fillimisht postuar nga Me & Me:
[qb] Ky me siper me duket se ishte studim i thelluar i sjelljeve instiktive te kafsheve shtepiake me konkluzion instiktet memesore te races humane :rolleyes: [/qb]
Se mora vesh tashi,ja paskam fut kot,simas teje...
Booo mase.
U perpoqa te shpjegoj ca eshte instikti i here masnej e lidha ate me njeriun,megjithate edhe po ja kam fut kot sme vje keq se skam studiuar per psikologji.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Ke tre rreshtat e fundit ishe fix fare /pf/images/graemlins/smile.gif , sa per ato me lart boh as une sia kam idene ......
 
Top