Memaliaj, nxënësit udhëtojnë dy orë për të shkuar në shkollë

Albforumi

Primus registratum
Memaliaj, nxënësit udhëtojnë dy orë për të shkuar në shkollë

es vështirësive për të shkuar në shkollë dhe analfabetizmit, fëmijë 18 vjeç nuk dinë të shkruajnë emrin

Analfabetizmi është ulur këmbëkryq në vendin tonë. Varfëria dhe analfabetizmi po mundin fëmijët shqiptarë. Numri i nxënësve që braktisin shkollat rritet nga viti në vit. Ky fenomen, i cili pësoi rënie gjatë viteve të regjimit komunist, sot është ringjallur. Nxënësit shqiptarë mbarojnë shkollën dhe nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë. Analfabetë të shkolluar gjen pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Në Thirrë, në hyrje të tunelit të Kalimashit, ditën e përurimit të rrugës Durrës-Kukës mes njerëzve që pritën duke brohoritur Kryeministrin e vendit, zotin Sali Berisha, të binte në sy një djalë. Ishte 18 vjeç dhe nuk kishte shkuar asnjëherë në shkollë. Nuk kishte mbaruar as klasën e parë.

Nuk dinte as të shkruante e as të lexonte, por brohoriste për Kryeministrin dhe ishte i lumtur që po e shikonte nga afër.

Ai ka moshën të bërtasë “Rroftë Sali Berisha, poshtë Edi Rama” dhe i mjafton kaq për të qenë i lumtur e demokrat i flaktë.

Në Klos të Mirditës, në fshatin ku u hap shkolla e parë e kësaj zone, nxënësit sot mbarojnë arsimin 9-vjeçar dhe nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre. Askush nuk e ka harruar Ndrec Ndue Gjoka, ish-shef i arsimit për Mirditën në vitet 50, që ndihmoi në hapjen e pesëdhjetë shkollave fillore në këtë zonë. Pas rreth 60 vjetësh, shkollat të cilat ai hapi sot janë shndërruar në ndërtesa më të mëdha, me kushte më të mira, por nxënësit dalin analfabetë nga bankat e tyre.

“Fiks Fare” shkoi në vendlindjen e këtij mësuesi, në Klos, atje ku ai hapi dhe shkollën e parë. Një nga nxënësit e tij, Mark Llesh Marku, 63-vjeçar, tregon se kur u hap shkolla e parë në fshat ata bënin mësim në një shtëpi, uleshin në tokë dhe punonin pa libra. “Ato që kam mësuar për katër vjet atëherë i mbaj mend edhe tani”.

Ndërsa sot, mësuesit e këtij fshati herë bëjnë mësim e herë pushim. Doda, një nxënës i shkollës së këtij fshati, sot është në klasën e nëntë. Ai tregon se nuk shkon në shkollë gjithmonë, sepse mësuesit e tyre nuk vijnë rregullisht.

Mes nxënësve të kësaj shkolle gjen të tjerë që nuk i njohin të gjitha shkronjat dhe në rastin më të mirë dinë të shkruajnë vetëm emrin e tyre. Në fshatin Kallëmb të Memaliajt, fëmijët bëjnë stërvitje fizike për të shkuar në shkollë. Një grup xhirimi i “Fiks Fare” u ndodh mëngjesin e 14 shtatorit në orën 7:00 të mëngjesit në këtë fshat për të parë një ditë “stërvitjeje” të zakonshme shkolle. Tridhjetë fëmijë të këtij fshati nisen ço mëngjes drejt qytetit të Memaliajit për të ndjekur mësimin në shkollën 9-vjeçare dhe atë të mesme. Largësia nga fshati Kallëm në Memaliaj është rreth dy orë në këmbë, por dhe andej nuk mund të kalojnë makinat, sepse rruga e nisur ka pësuar rrëshqitje. Drejtoria arsimore rrethit nuk ka menduar për arsimimin e këtyre nxënësve dhe nuk ka vendosur asnjë makinë për transportin e tyre drejt shkollës së Memaliajt. E vetmja mundësi që fëmijët të arsimohen është që ata të kalojnë lumin Vjosë nëpërmjet një lundre prej hekuri, të cilën e ka sajuar një banor i fshatit dhe që e përdor me anë të muskujve të krahut. Transporti me këtë lundër, kushton 30 lekë. Shumë fëmijë, për të mos paguar “biletën” prej 30 lekësh, kanë gjetur një tjetër mënyrë për të kaluar lumin. Kanë bërë me porosi karukula hekuri, një prej tyre kushton 2 mijë lekë të reja dhe me të varen nëpërmjet një litari në një kavo të harruar që nga sistemi komunist, e varur në të dyja brigjet e lumit. Diku më tej, disa dhjetëra metra nga ky “vend stërvitjeje”, duken dy këmbë ure të betonuara prej vitesh. Askush nuk mendon për jetën e këtyre fëmijëve që kalojnë lumin çdo ditë në kushte të vështira vetëm që të mos mungojnë në shkollë. Kur shikon këto sakrifica dhe kur dëgjon për shifrat e analfabetizmit, pyet se çfarë bën Ministria e Arsimit. Ministria e Arsimit duket se analfabetizmin e lufton vetëm me studime dhe deklarata. Në një përgjigje zyrtare që ka mbërritur në redaksinë e “Fiks Fare”, theksohet se MASH-i ka përfunduar studimin “Shkaqet që favorizojnë analfabetizmin dhe masat që duhen marrë në luftën kundër kësaj dukurie. Madje pjesë e këtyre masave është edhe sigurimi i transportit për fëmijët me aftësi, të cilët banojnë larg shkollës. Por si gjithmonë këto janë detyra që mbeten të shkruara vetëm në letër.(Shqip)

xbcpzZXpjM0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22453. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22453

Top