Melankonia...

TEA

Forumium maestatis
Re: Melankonia...

Dielli përëndues i kësaj mbrëmje dhuroj rrezet e tij të fundit vetem ty
puhia e lehtë e muzgut të mbrëmjes më solli aromën tënde të freskët nga ti
cicërima e zogjëve të mbrëmjes më rikujtuan psherëtimen e zërit tënd të ëmbël
e retë, retë më sollën vajin dhe brengat tua në mërgimin tim
errësiren monotone të mbrëmjes sime e thyen vetëm mendja ime në ty
e boshllëkun e zemrës sime tenton ta mbush vetëm kujtimi im i ëmbël për ty.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Melankonia...

Melankolia, mjere ata qe e kerkojne edhe tek te tjeret!!!!!! Une, personalisht, ja krejtesisht e imunizuar, jam Optimiste e pandreqshme, te pakten kryesisht, ose me mire; perpiqem.A thua ia dal mbane.......te pakten te mos ua ngjall te tjereve qe as do t'ua dhe me shpirt te ishin te trishte.Tani per pak fare, ama fare per pak jam edhe une pak melankolike.
 

eM

Paper Moon
Re: Melankonia...

Mir e ke kordele ashtu thoja dhe una nji her e nji kohe. Me kujtohet se si i thoja vetes se nuk ka asgje ne bote qe mund te me merzisi mua.

Thjesht ca here jam vet une qe e merzis veten dhe nuk ka sherim. Po te zuri melankonia eshte si migrena e cila nuk te le per gjithe jeten, ca here e injoron po eshte gjithemone aty dhe kurre ska per tu larguar!

eM
 

eM

Paper Moon
Re: Melankonia...

Ama haroova te shtoj dicka.

Melankonia ka edhe nje te mire. Te ben ti shijosh me shume ato ndienjat e mrekullueshme qe te sjell lumturia. Te ben ta duash me shume nje mik qe te jep dy fjale keshime, dy fjale dashurie!

eM
 

Guest
Re: Melankonia...

melankolija eshte ekstaza e merzitjes /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/smile.gif

per mua melankolija eshte ajo pjese e dites kur vij ne shtepi dhe filloj e mendoj sa e sa gjera qe kam per te bere por qe sdua ti bej ose skam deshire ufff mo me hypen i merzi dhe inat pastaj gjej ndonej budallallek epr te ebre dhe e shtyj kohen deris ae detyroje veten te beje pastaj dicka sepse skam vullnet fare kur vjen puna tek rutina e dites ajo esh melankoli per mua te bej te njejten gje cdo dite :eek: pa piken e e ndryshimit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mars

Primus registratum
Re: Melankonia...

Ateher mere fotografine time dhe me thuaj se si e kalove diten,sa here me kujtove ne pune ne shkolle etj etj /pf/images/graemlins/smile.gif ,gjithmon ka mundesira Per te bere dicka te re,pervese punes qe je i detyruar te besh te njejtat gjera. :sleep:
 

eM

Paper Moon
Re: Melankonia...

Sot nje nga temat e AF me coi mbrapsh ne nje kohe qe thashe se kishte vdekur pergjithemone! Thashe se vdekja fytyres se urryer te nje njeriu mbylli te gjithe vuajtjet dhe qe ilaci i shpitit tim!

Seshte keshtu fatekeqesisht! Sot une jam gjalle dhe kujtimet e mia jane gjalle me mua! si i behet?!?! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Melankonia...

Ka ca gjera qe mbarten perhere me vete,si guri i varrit persiper... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

eM

Paper Moon
Re: Melankonia...

Dimer!!!
Thone se neser do te bjeri bore! Me ben te mendoj se ne fund te fundit ne bote ka edhe gjera te pastra, gjera te pafajsheme. jo te gjitha gjerat jane mekatare, mbase ka nje shpetim ne fund te jetes! /pf/images/graemlins/smile.gif :sleep:
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Melankonia...

Me ze shpesh ajo e mallkuar melankoli, ja ka gjetur njeri kuren valle?
Arsyet jane nga me te ndryshmet por konkluzioni eshte i njejte ndihem me blue se kurre dhe as buzeqeshja e nje femije ne duart e nenes sme ngjall kenaqesi dhe dliresi. Mos po merr udheheqjen mbreteria e melankolise apo thjeshte nje sekuence e vogel pesimizmi.......

Ah sikur ta dija... :confused:

Dashuria, kenaqesia e te qenit 2, frika se mos behesh 3, tmerri se mos ngelesh 1...
 

Guest
Re: Melankonia...

marso :thumbsup:
te kam xhan una tyja /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Melankonia...

vjen kajher, po ja fus shtjelm /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
I

insane

Guest
Re: Melankonia...

Fillimisht postuar nga Blue:
[qb]vjen kajher, po ja fus shtjelm /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
nganjehere e le te qendroj...
 

bebi

Primus registratum
Re: Melankonia...

Fillimisht postuar nga insane:
[qb]
Fillimisht postuar nga Blue:
[qb]vjen kajher, po ja fus shtjelm /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
nganjehere e le te qendroj...[/qb]
te tjere na ndjekin,
te tjere ndjekim /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Melankonia...

Tymi i nje cigareje te fikur...
Flaket e shuara te shpirtit qe digjet.....
Jeta qe varros shpresen e saj...
Dashuria qe vdiq, ne mes te kesaj rutine
Nje gote whiski e vogel, por qe s'mbaron kurre...

Trishtim o malinkoni.....
hidherim apo dashuri.....
Mundohem vetem ta mbaj....
qe me lot mos te qaj....
 

Guest
Re: Melankonia...

Fillimisht postuar nga Paper Moon:
[qb]Dimer!!!
Thone se neser do te bjeri bore! Me ben te mendoj se ne fund te fundit ne bote ka edhe gjera te pastra, gjera te pafajsheme. jo te gjitha gjerat jane mekatare, mbase ka nje shpetim ne fund te jetes! /pf/images/graemlins/smile.gif :sleep: [/qb]
:eek: :eek:
 

Guest
Re: Melankonia...

Fillimisht postuar nga Neptune's Daughter:
[qb]Melankolia.. ndjenja per te cilen s'dua te flas[/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top