Megafoni

jula

Primus registratum
Megafoni

Megafoni prehej ne trotuar. Nje nga ata te tipit te vjeter, te perdorur dikur ne vitet '50 per reklamime ne rruge apo per grupime masive te improvizuara. Absurdi i reales dihet: U kishte dhene force shume zerave a ndoshta asnje zeri, por tani nuk mund te tregonte historine e tij. Turma te nxituara i kalonin perreth a ndoshta s'kalonte fryme njeriu.
Nje femije e vuri re i pari. Femijet nuk kane zgjedhur te shohin ultas, eshte realiteti i tyre i perkohshem. Per me teper i kishte bere "shkarje" shkolles ate dite, ishte lodhur e merzitur edhe nga vetmia e lirise, shkelmonte gure imagjinare. Megafoni u gjend ne duart e tij. Ne fakt nuk kishte asgje per te thene, vetem mendoi se, pa mamin aty, mund te therriste c'ti vinte nder mend.
!!!Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!
Kjo ishte vetem nje prove, edhe ne abetare kishin arritur deri tek L-ja. Por prova mbaroi me kaq. Kalimtaret, deri ne ate cast te verber, te shurdhet, treguan qarte se kishin sy, veshe, ze.
"Mor pis femije, mjaft! Marrsh ne shtepi, maaarrsh!" Ishte nje zgjim, megafonin e leshoi pertoke dhe ia dha vrapit drejt trotuarit tjeter. Ktheu vetem nje here koken drejt sendit te humbur, qe prehej si me pare, ne gjume.

Minutat kalonin, ose ndoshta nuk kalonin as sekondat. Njerezit gjithashtu. Mendimet gjithashtu. Dikush apo askush kishte perhere impulsin e papermbajtur ta rrokte ne duar dhe te therriste, kumtonte dicka. Dikush dicka pa kuptim, dikush nje ide te konsideruar super te rendesishme, sic bejme ne njerezit sa here vleresojme si gjenialitet cdo ide tonen. Dikush nje mllef ne gjuhe te pakuptueshme, te shpikura, dikush tjeter nje fjalim filozofik a politik. Dikush nje deklarate dashurie vetem per gjysmen e vet, dikush nje poezi egzibicioniste....
Minutat kalonin, apo ndoshta skishte me as sekonda...
 

bebi

Primus registratum
Re: Megafoni

rrugicat e lagura leshonin nje afsh dehes nen melodite e kenges "Sway" te Dean Martin.


Sway




When marimba rhythms start to play,
dance with me, make me sway,
like a lazy ocean hugs the shore,
hold me close, sway me more .
Like a flower bending in the breeze,
bend with me, sway with ease,
when we dance you have a way with me,
stay with me, sway with me.
Other dancers may be on the floor,
dear, but my eyes will see only you,
only you have the magic technique,
when we sway I go weak.
I can hear the sound of violins,
long before it begins,
make me thrill as only you know how,
sway me smooth, sway me now.
Other dancers may be on the floor,
dear, but my eyes will see only you,
only you have the magic technique,
when we sway I go weak.
I can hear the sound of violins...
 

jula

Primus registratum
Re: Megafoni

Ai e kishte ndjekur me sy gjithe skenen me femijen qe turma beri te heshtte. Ishte ne zyren e vet ne katin e dyte te nderteses perballe. Nuk kishte degjuar mire cfare kishte thirrur camarroku. Te gjithe ndertesat e asaj rruge ishin te pajisura me xham te dyfishte, mburoje e sigurt ndaj kaosit te rruges.
Kishte vetem pak kohe qe kishte perfunduar studimet dhe po i jepte fund stazhit te merzitshem kerkimor. Dhe pastaj, cfare do te bente pastaj? Mahhh...kishte perpara shume mundesi, shume ide...asnje mundesi, asnje ide...
Iu kujtua koha kur ishte ende student, nje jete e dyzuar...:une eshte e vertete, po studioj per te ardhmen time, por une nuk perfundoj me kaq, une dua me shume se kaq, une dua edhe te pamunduren. Une sfidoj autoritetin, une perleshem, luftoj, vuaj, une do te jetoj per te permbysur kete gjithcka rrethuese qe tashme eshte nje hic!
Ha-ha-ha, sa kohe duket se ka kaluar...edhe llogaria bankare e ka ndjere, edhe kostumet tashme elegante, edhe perkuljet e shpines para shefit, edhe skeda elektorale e palosur me kujdes.
Orari i punes ka mbaruar. Rrok canten 24-oreshe dhe rend ne rruge, nuk i reziston dot terheqjes se sendit te vjeteruar e shtremberuar, as qe ben qendrese fare. Le ne trotuar canten e lekurte, rrok megafonin, hap pergjysme kembet, pozicionohet perballe zyrave dhe therret me sa ka ne koke:
"!!!Une jam ende une!!! Kjo ishte nje ulje e perkohshme shpatash!!!"
C'genjeshter, c'tragjedi, c'hipokrizi: Ai e di shume mire qe xhami eshte i dyfishte...
 

bobo

marksist-enverist
Re: Megafoni

"!!!Une jam ende une!!! Kjo ishte nje ulje e perkohshme shpatash!!!"
,nejse,sqendronte puna te te izolimi i dritareve,por i kishin rene baterite,megafonit!,qe kishte gjith diten...,!
..dhe duke vene re ket dukuri filloi te therrase me ze te larte,dhe megafon perpara gojes,...deri sa iu mor zeri...,dhe se degjonte me as veten!...
nejse, e kishte provuar te thoshte dicka(?!),crendesi ka nese e degjon dikush,apo jo!
,fjalet i merr era;edhe un kisha dicka per te thene!,e kam thene apo jo?!
 

bebi

Primus registratum
Re: Megafoni

call him, yes, call him !
call my love and you'll see my silky feelings scratch the iron made megaphone.
call him and tell him that spring has come (u can smell it everywhere, even the cocconut flowers did blossom)call him and tell him that i want to take him to the greenest valley... and roll on the grass...
tell him that i miss his smile... and his kissing on my front...

call him, for i know he loves me and will run to me... :wub:


me wov you too :wub:
and u know it.
 
Top