Media ne 2010, Google nuk do te bleje New York Times
Ndersa ekonomia boterore po fillon te rimarre veten, nuk mund te thuhet e njejta gje per sektorin e shtypit, te pakten ate amerikan, i cili do te shohe gjate gjithe 2010-es shenjen minus. Jane parashikimet per 12 muajt e ardhshem per sa i perket medias, te kryera nga Martin Langeveld i Nieman Journalism Lab, laboratori i Harvard qe studion te ardhmen e gazetarise.

Fitimet e te perditeshmeve amerikane do te vazhdojne te jene negative, ndonese ne permiresim gradual. Te ardhurat nga reklamat ne shtypin e shkruar do vazhdojne te bien ndersa do te rriten ato qe vijne nga publiciteti ne gazetat online. Keto te fundit do te ofrojne lajmet e tyre falas edhe gjate 2010-es, pavaresisht nga fakti se mbi kete teme eshte diskutuar per nje vit te tere.

Asgje pozitive as persa i perket tirazhit qe do te vazhdoje te ulet edhe per shkak te rritjes se çmimit te gazetave dhe abonimeve. Pronaret e kane kuptuar tashme qe shtypi i shkruar eshte nje elite per te cilen mund dhe duhet te paguhen.

Nje situate, kjo, qe do te detyroje disa gazeta te famshme te blihen nga media te tjera. Por, ashtu si dhe gjate 2009-es, Google nuk do te bleje New York Times ose ndonje gazete tjeter.

Local duket se eshte kryefjala e vitit 2010. Do te lindin gjithmone e me shume gazeta, jo vetem online, qe do te mbulojne me informacion rajone, qytete, lagje, por mediat e medha qe do ti afrohen ketij dimensioni nuk eshte e thene te kene sukses nese vazhdojne te aplikojne stilin e vjeter.

Me Facebook qe do te vazhdoje te rritet ne bote por gati ne kulmin e tij ne SHBA dhe perdoruesit e Twitter qe preferojne gjithmone e me shume aplikacionet e paleve te treta sesa faqen web, Langeveld nuk habitet nese nje dite Mark Zuckerberg dhe Evan Williams (respektivisht themelues i Facebook dhe Twitter) do ti shtrengojne doren njeri-tjetrit.

Ne perfundim, 2010-a do te jete viti i boom-it persa i perket konsumimit te lajmeve nga celulari. Kjo tendence eshte shfaqur edhe gjate 2009: aplikacioni i AP per iPhone eshte shkarkuar nga disa milione perdorues (ndersa ne Itali kane shkuar mire edhe ato te la Repubblica dhe Corriere della Sera). Nga fundi i 2010, kur te kete shume me teper perdorues te [te ashtuquajturve] smartphones, aplikacionet per lajme do te gjejne dhjetera milione perdorues te rinj.

Artikuj te ngjashem:The Times hap vallen: Ja si do te na paguani

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.indritmaraku.com/alb/?p=177