Me të tillë miq

Facebook-u ka 59 milionë përdorues – dhe çdo javë i shtohen 2 milionë përdorues të rinj. Por Tom Hodgkinson-in nuk do ta kapni dot duke dhënë vullnetarisht të dhëna të tijat personale – jo më, tani që i njeh synimet e personave pas site-it të rrjetit shoqëror

Tom Hodgkinson
The Guardian, 14 Janar 2008
Historiku i artikullit

Saktësimi vijues u botua te ndarja Corrections and clarifications e The Guardian-it, të Mërkurën, 16 Janar 2008

Artikulli më poshtë e lidhte gabimisht në kohë entuziazmin e bashkësisë së shërbimeve të zbulimit të SHBA-ve për risitë hi-tech pas 11 Shtatorit me krijimin i In-Q-Tel-it, fondit të saj për kapital spekulativ më 1999. Meqë 11 Shtatori ngjau më 2001, nuk mund të kushtëzonte krijimin e In-Q-Tel-it dy vjetë më parë.

E përbuz Facebook-un. Ky biznes amerikan, jashtë mase i suksesshëm, e përshkruan vetveten si “një shërbim shoqëror që ju lidh me njerëzit rreth e qark”. Pa dale, njëherë. Për atë Zot, pse m’u dashka kompjuter për t’u lidhur me njerëzit që kam rreth e qark? Pse u dashka që marrëdhëniet e mia të ndërmjetësohen sipas përfytyrimit të një grushti supergeek-ësh në Kaliforni? Ç’të keqe kish kafeneja?

Dhe a i lidh vërtet njerëzit Facebook-u? Vallë a nuk na shkëput nga njëri-tjetri në të vërtetë, meqë, në vend që të bëj diçka të pëlqyeshme, fjala vjen të bisedoj, të ha e pi e të hedh valle me miqtë e mi, thjesht dërgoj në rrjet shënime të shkurtra, shkruar shkel e shko, dhe foto zbavitëse, ndërsa mbetem i gozhduar në tavolinën time? Një miku im më tregoi tani vonë se e kish kaluar krejt mbrëmjen e së shtunës në shtëpi, vetëm me Facebook-un, duke pirë në tryezën e punës. Ç’tablo e zymtë. Në vend që të na lidhë mes nesh, Facebook-u në fakt na veçon, duke na mbajtur lidhur pas kompjuterëve.

Facebook-u, po ashtu, ndjell te ne një lloj mburrjeje dhe vetëvlerësimi. Nëse unë afishoj një foto mikluese timen, tok me një listë gjërash që parapëlqej, mund të ndërtoj një përfaqësim artificial të asaj çka jam, me qëllim që gjej një partner për seks ose miratim nga dikush a për diçka. (“Më pëlqen Facebook-u,” më tha një mik tjetër. “Prej andej zura një dashnore.”) Veç kësaj, ai nxit një konkurrencë shqetësuese ndaj miqësisë: duket se në miqësitë e sotme cilësia nuk vlen një grosh, kurse sasia mbretëron. Sa më shumë miq të kesh, aq më mirë për ty. Bëhesh “popullor”, sipas kuptimit aq të dashur që i japin kësaj në shkollat e mesme amerikane. Mjaft të shihni titullin e revistës së re për Facebook-un nga Dennis Publishing-u: “Si të Dyfishosh Listën e Miqve.”

Duket, ama, se nuk po gjej dot aleatë në këtë armiqësi timen. Tani që shkruaj, Facebook-u bën fjalë për 59 milionë përdorues aktivë, përfshi 7 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, e treta për nga numri i përdoruesve në Facebook, pas SHBA-ve dhe Kanadasë. Pra 59 milionë syleshë, të cilët, të gjithë vullnetarisht, i kanë dorëzuar një biznesi amerikan të dhëna identitare dhe mbi shijet e tyre si konsumatorë, një biznesi amerikan për të cilin nuk dinë kurrgjë. Tani për tani, çdo javë regjistrohen 2 milionë anëtarë të rinj. Me ritmin e tanishëm të rritjes, si sot një vit, Facebook-u do të ketë më shumë se 200 milionë përdoruesa aktivë. Dhe do të mund të parashikoja se ritmi i rritjes vetëm se do të shtohet në muajt e ardhshëm. Siç shprehet zëdhënësi Chris Hughes: “Është shtrirë dhe integruar kaq shumë, sa nuk e heq dot qafe.”

Krejt kjo më sipër do më kish mjaftuar për ta hedhur tej përgjithmonë Facebook-un. Por ka më tepër arsye për ta urryer. Shumë më tepër.

Facebook-u është një projekt i financuar paq, dhe personat që kanë dhënë paratë, një grup kapitali spekulativ në Silicon Valley, kanë një ideologji të menduar qartë, të cilën shpresojnë ta përhapin anembanë globit. Facebook-u është një nga shfaqjet e kësaj ideologjie. Si edhe me PayPal-in para tij, bëhet fjalë për një eksperiment shoqëror, shprehje e një lloji të veçantë libertarianizmi neokonservator. Në Facebook, jeni i lirë të jeni ai që doni të jeni, sa kohë që nuk ju bëhet vonë në bombardoheni me reklama nga markat më të mëdha të botës. Si edhe me PayPal-in, kufijtë mes shteteve përfundojnë në relike nga e kaluara.

Edhe pse projekti fillimisht u konceptua nga ylli i dashur i mediave, Mark Zuckerberg, fytyra e njëmendtë pas Facebook-ut është dyzetvjeçari Peter Thiel – kapitalist spekulativ dhe filozof futurist në Silicon Valley. Bordi i Facebook-ut ka vetëm tre anëtarë: Thiel, Zuckerberg dhe një investues i tretë, Jim Breyer i Accel Partners, një firmë kapitali spekulativ (më tepër rreth tij pak më poshtë). Thiel-i investoi në Facebook 500 mijë dollarë, kur studentët e Harvard-it Zuckerberg, Chris Hughes dhe Dustin Moskowitz shkuan ta takojnë në San Francisko në Qershor të 2004-s, kur sapo e kishin hedhur në qarkullim site-in. Thuhet se Thiel-i tani zotëron 7% të Facebook-ut, që me vlerën e sotme prej 15 miliardë dollarësh të Facebook-ut, do të ishte më shumë se 1 miliardë dollarë. Ka shumë debat rreth çështjes se cilët qenë vërtet bashkëthemeluesit fillestarë të Facebook-ut, por cilëtdo të kenë qenë, Zuckerberg është i vetmi që ka mbetur në bord, edhe pse Hughes dhe Moskowitz ende punojnë për firmën.

Në Silicon Valley dhe në qarqet e kapitalit spekulativ në SHBA, Thiel-i shihet gjerësisht si gjeni libertarian. Ai është bashkëthemeluesi dhe drejtori administrativ (CEO) i sistemit bankar virtual PayPal, të cilin ia shiti eBay-it për 1,5 miliardë dollarë, duke marrë për vete 55 milionë. Drejton gjithashtu Clarium Capital Management, një hedge fund që vlen 3 miliardë lira stërlina; dhe një fond kapitali spekulativ të quajtur Founders Fund. Revista Bloomberg Markets e quajti së fundmi “një nga administratorët më të suksesshëm të hedge funds në vend”. Ka bërë para duke vënë bast për rritjen e çmimit të naftës dhe duke parashikuar saktë se dollari do të binte. Ai dhe shokët e tij në Silicon Valley, marrëzisht pasanikë, janë etiketuar së fundmi nga revista Fortune si “Mafia e PayPal-it”, reporteri i së cilës vinte gjithashtu në dukje se Thiel-i ka kryeshërbëtor me uniformë dhe nget një superveturë McLaren 500 mijë dollarëshe. Thiel-i është gjithashtu mjeshtër shahu dhe lojtar thellësisht ambicioz. Njihet edhe si njeri që s’e ka për gjë të përmbysë kutinë e shahut, në inat e sipër nga humbja. Dhe që nuk kërkon ndjesë për këtë ambicie të tepruar, kur thotë: “Po u munde, je humbës, sado i zoti qofsh.”

Por Thiel-i është më shumë se një kapitalist i zgjuar dhe i pangopur. Është edhe filozof futurist dhe aktivist neokonservator. I diplomuar për filozofi në Stanford, më 1998 shkroi me bashkëautor një libër të titulluar Miti i Larmisë, një sulm i hollësishëm mbi liberalizmin dhe ideologjinë multikulturaliste që mbizotëronin në Stanford. Sipas tij, “multikultura” solli tkurrjen e lirive individuale. Ende student në Stanford, Thiel-i themeloi një gazetë të djathtë, që vazhdon të botohet, The Stanford Review – me moton: Fiat Lux (“U bëftë Dritë”). Thiel-i është gjithashtu anëtar i TheVanguard.Org, një grup presioni neokonservator, me bazë në Internet, që u krijua si kundërvënie ndaj MoveOn.org, një grup presioni liberal, që e ushtron veprimtarinë e vet po në web. Thiel-i e quan veten “libertarian të flaktë”.

TheVanguard drejtohet nga njëfarë Rod D Martin, një kapitalist-filozof të cilin Thiel-i e admiron së tepërmi. Në site, Thiel-i shprehet: “Rodi është një nga mendjet udhëheqëse të kombit tonë, që krijon ide të reja e të nevojshme për politikat publike. Ai zotëron një të kuptuar të Amerikës më të plotë se sa kanë shumica e drejtuesve për bizneset e tyre.”

Kjo copëz nga site-i i tyre web jep një ide mbi përfytyrimin e tyre për botën: “TheVanguard.Org është një bashkësi online amerikanësh që besojnë në vlerat konservatore, tregun e lirë dhe qeverinë e kufizuar, si mjetet më të përshtatshme për të sjellë shpresë dhe mundësi gjithnjë në rritje për këdo, veçanërisht për më të varfrit mes nesh.” Synimi i tyre është të mbështesin politika që “do t’i japin trajtë të re Amerikës dhe globit”. TheVanguard i përshkruan politikat e veta si “Reganiane/Theçeriane”. Mesazhi i presidentit thotë: “Sot do t’i japim MoveOn-it [site-it web liberal], Hillary-t dhe medias së majtë ca mësime që nuk u kanë shkuar kurrë në mend.”

Kështu pra, lidhur me politikat e Thiel-it nuk ka mëdyshje. Po për filozofinë e tij? Dëgjova një podcast të një fjalimi që Thiel-i mbajti lidhur me idetë e tij mbi të ardhmen. Filozofia e tij, me pak fjalë, është kjo: që nga shekulli i XVII-të, disa mendimtarë të ndriçuar po e largojnë botën nga të jetuarit e dikurshëm, të stilit të vjetër, të rrënjosur në natyrë – dhe këtu ai përmend thënien e famshme të Thomas Hobbes-it për jetën si “e ndytë, shtazarake dhe e pakët” – për ta shpënë atë drejt një bote të re virtuale, në të cilën njeriu ka triumfuar mbi natyrën. Tani vlera mishërohet në sende imagjinare. Thiel-i thotë se nxitjen për PayPal-in e pati nga kjo bindje: vlera gjendet jo në sendet e njëmendta, të fabrikuara, por në marrëdhëniet mes qenieve njerëzore. PayPal-i është një rrugë për të lëvizur paranë pa kufizime, rreth e rrotull botës. Bloomberg Markets e karakterizon kështu: “Për Thiel-in, PayPal-i ishte para së gjithash çështje lirie: ai do t’u mundësonte njerëzve të anashkalonin kontrollin mbi monedhat dhe të lëviznin paranë anembanë globit.”

Qartazi, Facebook-u është një tjetër eksperiment hiper-kapitalist: a mund të bëhen para nga miqësia? A mund të krijohen bashkësi të lira nga kufijtë mes shteteve – dhe mandej t’u shitet atyre Coca-Cola? Facebook-u është thellësisht jo krijues. Nuk prodhon asgjë. Thjesht ndërmjetëson në marrëdhënie që kryheshin edhe pa të.

Foto: Tim Boyle/Getty

Frymëzuesi filozofik i Thiel-it është njëfarë René Girard në Universitetin e Stanford-it, flamurtar i një teorie të sjelljes njerëzore të quajtur dëshira imituese. Girard-i mendon se njerëzit, në thelb, janë si delet dhe do të kopjonin njëri-tjetrin pa e vrarë shumë mendjen. Këtë teori duket se e provon bota virtuale e Thiel-it: objekti i dëshiruar nuk ngre peshë; gjithë ç’duhet pasur parasysh është që qeniet njerëzore do të priren të sillen si kope. Që këtej vijnë flluskat financiare. Që këtej edhe popullariteti i pamasë i Facebook-ut. Girard-i merr pjesë rregullisht në mbrëmjet intelektuale të Thiel-it. Ajo që nuk dëgjohet te filozofia e Thiel-it, me që ra fjala, janë konceptet tradicionale, që i referohen botës reale, si arti, bukuria, dashuria, kënaqësia dhe e vërteta.

Për neokonservatorë si Thiel-i interneti është tejet joshës, ngaqë premton, në marrëdhëniet njerëzore dhe në biznes, çlirimin nga ligjet kombëtare bezdisëse, kufijtë shtetërorë dhe të tjera kufizime kësisoj. Interneti shpalos një botë tregtie të lirë dhe ekspansioni laissez-faire. Thiel-i duket se i miraton parajsat fiskale offshore, dhe thotë se 40% e pasurisë botërore prehet në vende të tilla si Vanuatu, Ishujt Cayman, Monaco dhe Barbados. Për mendimin tim, nuk është gabim të thuhet se Thiel-i, ashtu si Rupert Murdoch-u, është kundër taksave. Atij i pëlqen gjithashtu globalizmi i kulturës digjitale, sepse ky e bën të vështirë t’i sulmosh kryezotët e bankave: “Bankën nuk mund ta shtiesh dot në dorë me revolucion proletar, kur banka është në Vanuatu,” thotë Thiel-i.

Nëse jeta, në të kaluarën, ishte e ndytë, shtazarake dhe e pakët, atëherë në të ardhmen Thiel-i dëshiron ta zgjatë ndjeshëm, dhe për këtë qëllim ka investuar gjithashtu në një firmë që po eksploron teknologji për zgjatjen e jetës. I ka premtuar 3,5 milionë lira stërlina një gjerontologu në Kembrixh të quajtur Aubrey de Grey, i cili po kërkon kyçin e pavdekësisë. Thiel-i gjendet po ashtu në bordin e këshilltarëve të diçkaje me emrin Instituti i Singularitetit për Inteligjencën Artificiale. Sipas site-it mahnitës të këtij të fundit: “Singulariteti është krijimi teknologjik i një inteligjence më të lartë se njerëzorja. Ka disa teknologji … që po çojnë atje … Inteligjenca Artificiale … ndërfaqet e drejtpërdrejta tru-kompjuter … inxhinieria gjenetike … teknologji të ndryshme të cilat, nëse arrijnë një nivel të mjaftueshëm sofistikimi, do të mundësonin krijimin e një inteligjence më të lartë se njerëzorja.”

Pra, siç e pranon edhe vetë, Thiel-i po përpiqet të shkatërrojë botën reale, që e quan edhe “natyrë”, dhe të instalojë në vend të saj një botë virtuale, e në këtë kontekst duhet parë edhe fuqizimi i Facebook-ut. Facebook-u është një eksperiment i paramenduar manipulimi global, dhe Thiel-i është një yll i ri i ndritur në panteonin neokonservator, i prirur ndaj fantazish tekno-utopike të skajshme. Jo dikush që do të doja ta ndihmoja të bëhej edhe më i pasur.

Anëtari i tretë i bordit të Facebook-ut është Jim Breyer. Ky është partner në firmën e kapitalit spekulativ Accel Partners, që investoi 12,7 milionë dollarë në Facebook në Prill të 2005-s. Anëtar bordesh në gjigandë të tillë amerikanë si Wal-Mart dhe Marvel Entertainment, ky ka qenë dikur edhe president i National Venture Capital Association (NVCA). Janë pikërisht njerëz si ky që luajnë fijet e Amerikës, ngaqë investojnë në talente të reja, si Zuckerberg-u me shokë. Raundi më i fundit në financimin e Facebook-ut drejtohej nga një shoqëri e quajtur Greylock Venture Capital, që investoi atje shumën 27,5 milionë dollarë. Një nga partnerët senior të Greylock-ut quhet Howard Cox, edhe ai dikur president i NVCA-së, dhe tani anëtar i bordit të In-Q-Tel-it. Po çfarë është In-Q-Tel-i? Është krahu kapitalist spekulativ i CIA-s, sado e pabesueshme të duket kjo (por shiheni vetë te site-i i tyre në web). Pas 11 Shtatorit, bashkësia e zbulimeve të SHBA-ve u ngazëllye kaq shumë nga mundësitë e ofruara prej teknologjive të reja dhe risive në sektorin privat, sa që më 1999 i dha jetë një fondi të vetit për kapital spekulativ, In-Q-Tel, i cili “gjen dhe bëhet partner me shoqëri që zhvillojnë teknologji pararojë, për të ndihmuar që këto zgjidhje t’i vihen në dispozicion Agjensisë Qendrore të Zbulimit (CIA) dhe bashkësisë më të gjerë të shërbimeve informative në SHBA, në mbështetje të misionit të tyre”.

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve dhe CIA e kanë për zemër teknologjinë, se kjo e bën më të lehtë spiunimin. “Na duhet të gjejmë rrugë të reja për të parandaluar kundërshtarë të rinj,” u shpreh sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në 2003. “Na duhet të kryejmë hopin drejt epokës së informacionit, çka është themeli kritik i përpjekjeve tona për transformim.” Presidenti i parë i In-Q-Tel-it qe Gilman Louie, që pat punuar në bordin e NVCA-së me Breyer-in. Një tjetër figurë kyçe në ekipin In-Q-Tel-it është Anita K Jones, ish-drejtoreshë e kërkimeve dhe inxhinierisë së mbrojtjes në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, dhe – tok me Breyer-in – anëtare e bordit të BBN Technologies. Kur ajo la departamentin e mbrojtjes së SHBA-ve, senatori Chuck Robb u shpreh rreth saj: “Ajo bëri tok bashkësinë e teknologjisë me atë të veprimeve ushtarake, për të hartuar plane të hollësishme me synim ruajtjen e mbizotërimit të SHBA-ve në fushëbetejat e shekullit të ardhshëm.”

Edhe kush nuk pranon të besojë se Facebook-u është një lloj zgjatimi i programit imperialist amerikan, i ndërthurur me një aparat gjigand grumbullimi të dhënash, nuk do ta mohojë dot që, si biznes, ky është krijim gjenish. Disa ekspertë rrjeti kanë sugjeruar se vlera e tij prej 15 miliardë dollarësh është e tepruar, por unë do të thosha se ndoshta, në të kundërtën, kaq mund të jetë shumë modeste. Shtrirja e tij është vërtet marramendëse, dhe mundësia e tij për t’u rritur është praktikisht e pakufishme. “Duam që gjithkush të jetë në gjendje ta përdorë Facebook-un,” thotë zëri anonim i Vëllait të Madh në site-in web. Doemos. Potenciali i pamasë i Facebook-ut e bëri Microsoft-in të blejë 1,6% të tij për 240 milionë dollarë. Sipas ca thashethemeve të fundit, investitori aziatik Lee Ka-Shing, i njohur si i nënti në njerëzit më të pasur të botës, ka blerë 0,4% të Facebook-ut për 60 milionë dollarë.

Krijuesve të site-it u mbetet të bëjnë fare pak gjë me programin. Kryesisht, të ulen e shohin se si miliona të droguarit me Facebook ngarkojnë vullnetarisht në Internet të dhëna identifikuese të tyret, fotografi dhe lista të sendeve të konsumit që u pëlqejnë. Pasi ta ketë magazinuar këtë bazë të gjerë të dhënash qeniesh njerëzore, Facebook-ut mandej thjesht i mbetet t’ia shesë këto të dhëna industrisë së reklamave, ose, siç shkrojti Zuckerberg-u në një postim blogu së fundmi, “të provojë t’u ndihë njerëzve të shkëmbejnë me miq e shokë të dhëna rreth gjërave që bëjnë në web”. Dhe vërtet, kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Më 6 Nëntor të vitit të shkuar, Facebook-u njoftoi se pjesë e bordit ishin bërë 12 marka globale. Mes tyre renditeshin Coca-Cola, Blockbuster, Verizon, Sony Pictures dhe Condé Nast. Të stërvitur mirë për profka marketingu të kategorisë së parë, përfaqësuesit e tyre bënë komente ngazëllyese, të llojit:

“Me Facebook Ads, markat tona marrin pjesë në mënyrën me të cilën përdoruesit komunikojnë dhe ndërveprojnë në Facebook,” u shpreh Carol Kruse, zv.presidente për marketingun global ndërveprues tek Coca-Cola Company.

“E shohim këtë si një rrugë risore për të kultivuar marrëdhëniet me milionat e përdoruesve të Facebook-ut, duke u krijuar atyre mundësinë të ndërveprojnë me Blockbuster-in në rrugë të leverdishme, domethënëse dhe zbavitëse,” u shpreh Jim Keyes, president dhe CEO i Blockbuster-it. “Këtu bëhet fjalë për gjëra tej krijimit të mbresave nga reklamat. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Blockbuster-it në bashkësinë e konsumatorëve në mënyrë që, nga ana e tyre, konsumatorët të nxiten për të ndarë me miqtë e tyre përfitimet nga marka jonë.”

“Të ndash me të tjerët” është zhargoni i Facebook-ut për “të reklamosh”. Sapo të regjistrohesh në Facebook, do të shndërrohesh në reklamë të gjallë e falas për Blockbuster-in ose Coke-n, që u mburr vlerat e këtyre markave miqve të tu. Marrëdhëniet njerëzore vijnë e shndërrohen në mall, miqësia vjen e përfton vlerë kapitali.

Ndërkohë, në krahasim me Facebook-un, gazetat, për shembull, duken dëshpërimisht të kapërcyera si model biznesi. Një gazetë u shet hapësirë reklame bizneseve që duan t’u shesin mallra lexuesve të saj. Por ky sistem është shumë më pak i sofistikuar se sa Facebook-u, për dy arsye. Njëra është se gazetave u duhet të përballojnë shpenzimet e bezdisshme për rroga dhe honorare gazetarësh që furnizojnë shkrimet për të. Facebook-ut lënda i vjen falas. Tjetra është se Facebook-u mund të fokusohet dhe reklamojë me përpikëri shumë më të madhe se sa një gazetë. Deklaroni në Facebook se filmi juaj i parapëlqyer është This Is Spinal Tap, dhe të jeni të bindur se, sapo të dalë një film i ngjashëm, do tju dërgojnë reklama për të.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg (Foto: Paul Sakuma/AP)

Është e vërtetë që Facebook-u pati telashe me programin e vet të reklamave, Beacon. Përdoruesve iu njoftua se një syresh diç kish blerë në një shitore online; 46 000 përdorues qenë të mendimit se kjo rrugë reklame ishte futje hundësh në mall të tjetrit dhe, për ta kundërshtuar, nënshkruan një peticion të titulluar “Facebook! Stop invading my privacy!” (“Facebook, mos ma dhuno më privatësinë!”). Zuckerberg-u kërkoi ndjesë te blogu i firmës së tij. Shkroi se tani e kanë ndërruar sistemin nga “opt-out” në “opt-in“. Por kam frikë se ky rebelim i vockël kundër shndërrimit të pamëshirshëm në mall ka për t’u harruar shpejt: tek e fundit, protesta kombëtare në mbrojtje të të drejtave qytetare pati edhe kur u hodh ideja për një forcë policore në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e shekullit të XIX-të.

Më tej, i keni lexuar ndonjëherë, ju përdoruesit e Facebook-ut, rregullat e tij të privatësisë? Atje thuhet se nuk keni shumë privatësi. Facebook-u hiqet se është në krah të lirisë, por a nuk ngjan më tepër si një regjim totalitar virtual, ideologjikisht i motivuar, mbi një popullsi që shumë shpejt do tia kalojë në numër asaj të Mbretërisë së Bashkuar? Thiel-i me të vetët kanë krijuar një shtet të tyrin, një shtet konsumatorësh.

Tani, mundet që ky eksperiment shoqëror t’ju duket tejet eksitues, sikurse Thiel-it dhe të tjerë zotave të rinj të cyberverse-it. A nuk është ky shteti iluminist, aq i dëshiruar qëkur puritanët e shekullit të XVII-të lundruan drejt Amerikës së Veriut, një botë ku gjithkush është i lirë të shprehet si t’i pëlqejë, po tu besosh vëzhguesve dashamirës. Kufijtë shtetërorë i përkasin tani së kaluarës, teksa të gjithë mund të hazdisen në hapësirën virtuale. Natyra është mposhtur falë mprehtësisë së pakufishme të njeriut. Po, madje mund ta ndani mendjen t’i dërgoni investuesit gjenial Thiel gjithë paratë tuaja, teksa të prisni me padurim ditën kur të fillojnë të tregtohen në bursë aksionet e Facebook-ut të pandalshëm.

Ose ju mund të arrini në përfundimin se nuk doni të bëheni vërtet pjesë e këtij programi të financuar fort për të krijuar një republikë globale virtuale të shkretë, ku ju vetë dhe marrëdhëniet tuaja me miq e shokë të shnd
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://blogu.programeshqip.org/?p=724