me pak autonomi lokale

komino

Valoris scriptorum
me pak autonomi lokale

Pasi u mohoet autonomia financiare bashkive qe i garantohej nga tatimet mbi biznesin e vogel (e mbani mend qe u pergjysmua) edhe pas paralajmerimit nga BE ( e mbani mend letren e DI Stasi) salini vazhon rrugen e tij drejt epokes se gurit duke centralizuar edhe disa funksione qe ishin ekskluzive te pushtetit vendor.

Sipas "shekulli" eshte votur me 72 vota, absetinimin e PBDNJ dhe pas largimit nga salla te opozites akti normativ i qeverise qe lejoi thirrjen e krrt se tiranes nga prefekti.

pervecse shkon kunder udhezimeve te BE, konvertimi i ketij akti normativ bie ne kundershtim me kushtetuten e shqiperise per shkak te kalimit te kohes prej 45 ditesh nga depozitimi ne kuvend.
Akti normativ ne rast te mos konvertimit humbet efektin e vet ne menyre retroaktive.
Ne kete rast mbledhjet e krrt te thirrura ne baze te ketij akti nuk kane vlere.

gjejeni cfare ndodh
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

www.korrieri.com

lexoni qe te sqaroheni me mire

KRRT, skadon Akti Normativ i Berishes
E Marte, 31 Janar 2006
Vendimi i qeverise per t’i dhene prefektit te drejten e thirrjes se Keshillit te Rregullimit te Territorit nuk eshte miratuar nga deputetet brenda 45 diteve. Kuvendi: “Seancat u shtyne”. Sot parlamentaret do te percaktojne fatin e metejshem te Aktit Normativ te kundershtuar nga opozita

Akti Normativ i qeverise per thirrjen e mbledhjes se Keshillit te Rregullimit te Territorit nga prefekti ka kaluar afatet e miratimit nga Kuvendi. Ndonese ka kaluar edhe afati 45 ditor, ende akti nuk eshte votuar. Ne baze te Kushtetutes, aktet normative te nxjerra nga Keshilli i Ministrave duhet te dergohen menjehere ne Parlament. “Keto akte humbasin fuqine qe nga fillimi, ne qofte se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 diteve”, thuhet ne nenin 101 te Kushtetutes. Por megjithese eshte miratuar nga qeveria me 13 dhjetor, akti normativ nuk ka marre ende voten e kerkuar nga deputetet. I parashikuar dy here te diskutohet ne seance plenare, vendimi i qeverise “Berisha” nuk ka kaluar proven e Kuvendit.

Kalendari i mbledhjeve te Parlamentit percaktonte fillimisht shqyrtimin e Aktit Normativ me 19 janar. Por dicka e tille nuk ndodhi per shkak te debateve lidhur me reformen zgjedhore. Seanca e Kuvendit me 23 janar iu kushtua homazheve per vdekjen e Presidentit te Kosoves Rugova, ndersa seanca e 26 janarit perkoi me diten e varrimit te tij. “Mosmiratimi i Aktit Normativ ka ardhur per shkak te shtyrjes se punimeve te Kuvendit”, thane dje per “Korrieri”-n, burime te Parlamentit. Sipas tyre, seanca e dites se sotme ka te parashikuar edhe shqyrtimin e aktit normativ.

Nga dita e firmosjes se Aktit Normativ kane kaluar tashme 48 dite dhe seanca e sotme e Kuvendit pritet te percaktoje nese vendimi i qeverise “Berisha” do te kete force ligjore. Ne baze te tij, tashme eshte zhvilluar nje mbledhje e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Tiranes ne dy seanca. Mbledhje e kundershtuar nga opozita dhe Bashkia e Tiranes.

Ne te njejten kohe, ceshtja e Aktit Normativ sherbeu edhe si nje pike polemike mes qeverise shqiptare dhe Presidentit te Kongresit te Keshillit te Evropes per pushtetet vendore, Xhovani di Stasi. Ne nje leter per Kryeministrin, di Stasi pretendoi te mos ishte informuar nga Berisha per aktin normativ, qe i jepte kompetenca prefektit lidhur me mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit.

Akti Normativ i qeverise per KRRT-ne doli ne pikun e nje kundervenie mes Ministrise se Puneve Publike dhe Bashkise se Tiranes, lidhur me ndertimin e rrugeve ne kryeqytet. Dikasteri i drejtuar nga Basha, nepermjet policise se ndertimit, kerkoi nga bashkia plotesimin e dokumentacionit per firmat e angazhuara ne ndertimin e rrugeve. Bashkia refuzoi te mblidhte KRRT-ne dhe kryetari i saj Edi Rama e trajtoi debatin si nje kundervenie politike te qeverise. Ligji aktual i jep te drejten kryetarit te bashkise te drejtoje mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit, por me Aktin Normativ kjo e drejte i shtohet edhe prefektit, te emeruar nga qeveria.

A.L

KUSHTETUTA

Neni 101

Keshilli i Ministrave, ne rast nevoje dhe urgjence, nen pergjegjesine e tij, mund te nxjerre akte normative qe kane fuqine e ligjit, per marrjen e masave te perkohshme. Keto akte normative i dergohen menjehere Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 diteve nese nuk eshte i mbledhur. Keto akte humbasin fuqine qe nga fillimi, ne qofte se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 diteve.

www.korrieri.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

Si u mblodh KRRT nga prefekti
E Marte, 31 Janar 2006
Keshilli i Rregullimit te Territorit te kryeqytetit, i thirrur nga Prefekti i Tiranes, Ruzhdi Keci, u mblodh me 15 dhjetor. Ai siguroi shumicen me 13 anetare nga 21 gjithsej, ndersa 5 anetaret e bashkise munguan. Vetem tre projekte nga gjashte te tilla gjithsej te paraqitura ne mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Tiranes siguruan rifillimin e punimeve ne kryeqytet. Nga shqyrtimi i kerkesave, ne baze te dokumentacionit perkates, dy lejet e ndertimit, njera per sistemimin dhe asfaltimin e rruges “Bajram Curri” deri tek fusha e Sportit dhe tjetra per rikonstruksionin e rruges “Deshmoret e 4 Shkurtit”, nuk u miratuan deri ne nje mbledhje tjeter. Bashkia e Tiranes i cilesoi si te paligjshme vendimet e marra ne kete mbledhje te KRRT-se.

www.korrieri.com
 

Gysi

Primus registratum
Re: me pak autonomi lokale

Qeveria po ndermerr disa akte normative, ligjore per te zgjeruar kompetencat dhe rrjedhimisht edhe fondet e pushtetit vendor.

Problemi eshte se per Edi Ramen, nuk kane pike rendesie keto. Por rendesi ka qe Sala te mos e kontrolloje nese ka vjedhur apo jo, prandaj edhe e gjithe zhurma behet per KRT-ne dhe jo per te tjerat.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

cilat jane keto akte qe zgjerojne autonomine e pushtetit lokal?

(une i permenda ato qe e cenojne)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

Fjala e z. Nadir Mohammed në Konferencën "Mbi decentralizimin dhe vetëqeverisjen në Shqipëri"



Zonja dhe Zotërinj,

I jam mirënjohës organizatorëve të kësaj conference që na dhanë rastin të diskutojmë këtë çështje të rendësishme dhe aktuale.

Do doja të ndaja me ju qëndrimin tone mbi decentralizimin, vlerësimin mbi progresin e bërë si dhe mundësitë e sfidat për të ardhmen.

Do të doja të theksoja se ne në Bankë besojmë, bazuar edhe në eksperiencën tone nëpër botë, sesa më shumë të jesh i orientuar drejt shërbimeve të klientëve, aq më shumë arrin rezultate, lufton korrupsionin dhe mungesën e eficiencës. Kjo mund të mos jetë e mundur gjithsesi nëse kapacitetet, përgjegjshmëria dhe transparenca janë të dobëta në nivelin local. Strategjia e Bankës për Shqipërinë, aprovuar kohët e fundit, jep një qëndrim të qartë mbi çështjet e decentralizimit dhe mbështetjen tone për të.


Procesi i decentralizimit fitoi një rëndësi të konsiderueshme gjatë pesë vjetëve të fundit. Megjithëse Shqipëria filloi rrugën e decentralizimit politik në 1992, hapi i decentralizmit u rrit ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit për shkak të kërkesës së fortë për përmirësimin e shpërndarjes së shërbimeve publike, qeverisjes dhe përgjegjshmërisë në përdorimin e burimeve publike dhe forcimit të autonomisë lokale. Në vijim të Kartës Evropiane për Vetë-Qeverisjen Vendore dhe hartimin e ligjit: “Për funksionimin dhe organizimin e Vetë-Qeverisjes Vendore”, në vitin 2000, u aprovua implementimi i një Strategjie të Qeverisë për Decentralizimin. Që atëherë është arritur progres në krijimin e përgatitjes institucionale për implementimin e strategjisë. Arritjet kryesore gjatë tri viteve të fundit përfshijnë: (i) përfundimin e kuadrit ligjor bazë për administrimin e territorit (ii) implementimin e rregullimeve për të drejtat e pronës për pushtetin vendor; (iii) caktimin e përgjegjësive dhe autoritetit të veçantë për pushtetin vendor – duke përfshirë funksionet përkatëse të përbashkëta; (iv) caktimin e një shkalle të përshtatshme për autonominë e të ardhurave për pushtetin vendor dhe krijimin e mekanizimit balancues për të minimizuar ndikimin burokratik (administrative) dhe politik si dhe (v) zbatimin e një strategjie trajnimi për nëpunësit vendor.

Megjithatë, procesi i decentralizmit pengohet ende nga disa kufizime. Megjithë rritjen e besimit në pushtetin vendor dhe faktit se disa bashki dhe komuna kanë mundur të arrijnë rezultate të prekshme në ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin urban, implementimi i reformave për të decentralizuar me sukses vendimet fiskale dhe administrative ka qenë jo në nivelin e duhur dhe prapa me afatet. Ka akoma dobësi institucionale dhe kapacitet të ulët implementimi, i cili kufizon zërin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në punët vendore, sikurse edhe në transparencën dhe përgjegjshmërinë e qeverive vendore. Rezistenca politike dhe pengesat burokratike bllokojnë dhe vazhdojnë të vonojnë hapin e decentralizimit. Kompetencat e veçanta të qarqeve, bashkive dhe komunave kanë nevojë për më shumë qartësim, veçanërisht për funksionet e përbashkëta, për të shmangur mungesen e efiçenses dhe duplikimin apo mos ofrimin e duhur të shërbimeve. Drafti i Ligjit të ri “Për buxhetin vendor” dhe Ligji i ri “Për Financat Vendore” (i cili përfshin rregullimet aq të nevojshme për ndarjen e taksave kombëtare) është ende në pritje. Ndarja e njësive të pushtetit vendor dhe roli i papërcaktuar i qarqeve komplikon atribuimin e përgjegjësive të njëjta dhe ndikon efiçiencën e ofrimit të shërbimeve publike, transparencën fiskale dhe në përgjegjshmërinë e besueshme.

Banka Botërore e ka mbështetur këtë proces gjatë dekadës së fundit. Ne sapo kemi miratuar CAS-in tonë të ri, në fillim të Janarit 2006, për të drejtuar programin tonë të mbështetjes në Shqipëri për katër vitet e ardhshme. Decentralizimi është një nga fushat kryesore në këtë program mbështetjeje. E gjithë mbështetja jonë do të kalojë në atë që ne e quajmë Filtri i Qeverisë, i cili ka katër parime udhëheqëse: (a) transparenca fiskale dhe efiçienca në përdorimin e burimeve publike; (b) autonomia e duhur lokale (për shpenzimet dhe të ardhurat); (c) forcimi i mekanizmave për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe (d) mbështetje për decentralizimin


Mbështetja aktuale e Bankës Botërore në këtë stad të strategjisë së Shqipërisë për decentralizimin: (a) Granti i IDF-së për rritjen e kapaciteteve institucionale për marrëdhëniet fiskale ndërqeveritare (duke përfshirë përgatitjen e Ligjit për Financat e Pushtetit Vendor); (b) Komponenti i Decentralizimit të DPL-it, që do të përshkojë gjithë programin (duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, asistencën sociale, infrastrukturën –përgjithësisht ujin, kanalizimet, transportin); dhe (c) një projekt të ri që do të fokusohet në regjistrimin e tokës, manaxhimin dhe zhvillimin urban. Ai parashikon mbështetje për përmirësimin e infrastruktures në bashki që forcon përpjekjet e tyre për reformë në fushën e regjistrimit të tokës, planifikimit urban, pjesëmarrjen dhe transparencën, zbatimin e një takse për pasuritë e paluajtshme etj.

Banka Botërore ka përfunduar një rishikim të plotë të procesit të decentralizimit në Shqipëri dy vjet më parë. Me kënaqësi do të nanim me ju përfundimet e këtij raporti, të cilat mund tëi gjeni edhe ne faqen tone të internetit (www.worldbank.org.al), në shqip dhe në anglisht). Jam i kënaqur që autori i raportit është në Tiranë dhe së bashku me një ekip do të rishikojë dhe udhëzojë më tej punën tone në këtë sector. Ata do të bëjnë edhe një prezantim të shkurtër mbi sfidat aktuale me të cilat përballet procesi i decentralizimit.

Shumë faleminderit dhe ju uroj diskutime sa më të frutshme.


http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/ALBANIAEXTN/0,,contentMDK:20807898~menuPK:301430~pagePK:141137~piPK:141127~theSitePK:301412,00.html
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

per tu theksuar se ne CAS ALBANIA 2006-2009 BB permend vecanerisht bashkine e tiranes si nje shembull pozitiz te qeverisjes lokale.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

Sa para merr për lejet e ndërtimit, zoti Kryeministër?
Tiranë- Ndonëse ka treguar se është qeveri e paaftë, deri tani nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka shtrirë pushtetin e saj, duke kapur institucione dhe tashmë tenton edhe pushtete të pavarur prej saj. Ky është relacioni i projektligjit më të ri të qeverisë Berisha, ku kjo e fundit ka bërë ndryshime në ligjin e urbanistikës në shkelje të plotë të autonomisë vendore dhe në kundërshtim me ligjet e tjera shqiptare. Për më tepër këto ndryshime janë krejt të kundërta nga rekomandimet që autoritetet vendore europiane kanë dhënë për qeverinë shqiptare, duke theksuar problemet e vazhdueshme për shkak të përplasjes mes ligjeve dhe kompetencave. Kryeministri ka treguar edhe njëherë se gjithcka do të arrijë është vetëm që të jetë i plotfuqishëm pa pyetur për kufij dhe ligje. Këtë herë ka marrë në dorë edhe lejet e ndërtimit, të cilat për herë të parë në historinë botërore do të jepen nga një kryeministër, përmes organit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, të drejtuar nga vetë Berisha. Ndërkohë që në cdo mbledhje të këtij këshilli vazhdon të përsërisë akuza të pabazuara për biznese me leje ndërtimi, për rryshfete të marra nga kryetarët e bashkive, por sidomos nga kryebashkiaku i Tiranës, ai duhet të ndalet për të bërë një llogari për veten e tij. Sa para merr për një leje ndërtimi, zoti kryeministër? Nuk shkon më të pyesim sa do të shtrihet akoma oktapodi i pushtetit të tij, sepse tashmë e kanë mësuar të gjithë që atë nuk e ndal asgjë, as ligji dhe as Kushtetuta. Madje hipokrizia e tij ka arritur deri aty sa, pikërisht kur ka bërë gati projektligjin për të marrë në dorë edhe dhënien e lejeve të ndërtimit, i kalon Këshillit të Rregullimit të Territorit të bashkive kompentencën për të marrë vendime edhe për studimet në periferi dhe në rrethinat. Duke qenë i sigurt se biznesi do të mbyllet nga dora e tij pas kalimit të afatit 30 ditor nga dorëzimi i studimit, Berisha ka bërë sikur ka toleruar dhe ka plotësuar një kërkesë të bashkisë së Tiranës, por në fakt kjo është vetëm hipokrizia e rradhës, efektet e së cilës do të fillojmë t'i ndjejmë kur vetë kryeministri të vendosë qoftë edhe për cdo pallat që do të ngrihet dhe do të shpërblejë me leje ndërtimi të gjithë besnikët e tij, sigurisht në kurriz të gjithë të tjerëve. Pazaret do të jenë të shtrenjta me kryeministrin Berisha, që tani të paktën duhet të lërë akuzat për të tjerët dhe të merret me tregëtinë e tij për lejet e ndërtimit.

Ligji i ri për urbanistikën, skandali i rradhës i qeverisë

Tiranë- Ndryshimet në ligjin për urbanistikën i janë përshtatur edhe njëherë oreksit të kryeministrit të vendit, për të kapur cdo lloj institucioni dhe për të marrë vetë të gjitha kompetencat. Pasi premtoi se do të bënte të pamundurën për të përmirësuar këtë legjislacion si dhe përplasjet e mundshme mes tij, ligjit për Policinë Ndërtimore dhe Kushtetutës, kryeministri i vendit nuk ka marrë parasysh as rekomandimet e misionit të Kongresit Europian të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale. Madje këto janë hedhur poshtë pa asnjë lloj hezitimi, që kur Berisha vendosi që Këshilli i Rregullimit të Territorit të qytetit të ketë afat vetëm 30 ditë për të dhënë leje ndërtimi apo miratimi projekti. Pas kësaj periudhe kohore, kompetencat i kalojnë Prefekturës dhe pas saj vetë Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, të drejtuar nga kryeministri Berisha. Edhe nëse përgjigjia e KRRT të qytetit është negative për një leje ndërtimi apo një projekt, për arsye nga më të ndryshmet, këto nuk do të jenë asnjë pengesë për KRRTRSH-në, e cila është në dorë të Berishës. Vetë qëllimi i tij ka qenë rrëmbimi i të gjitha kompetencave, në shkelje flagrante dhe të përsëritur të pavarësisë së pushtetit vendor dhe ligjeve që e mbrojnë këtë. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur përmes një akti normativ, qeveria Berisha mori kompetencat e kryetarit të bashkisë, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të qytetit, kur ky nuk mblidhte KRRT, duke ia kaluar këtë prefektit. Si gjatë hartimit të këtij akti, ashtu edhe pas zbatimit me dhunë të tij, Berisha nuk e fshehu faktin se ky akt normativ ishte një goditje vetëm për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Përmes ligjit të urbanistikës të ndryshuar, kryeministri ka përgatitur goditjen tjetër për autonominë e pushtetit vendor edhe pas rekomandimeve të autoriteteve vendore europiane që i kërkuan qeverisë që të mos ndërhynte tek pavarësia e vendorëve, madje edhe të përmirësonte legjislacionin shqiptar në shërbim të kësaj. Por ashtu sic dihet, sic ishte parashikuar dhe sic është vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme Berisha ka vendosur të shtrijë akoma pushtetin e tij.

Bashkia:Shqipëria është pa Kryeministër

Tiranë- Pas skandalit të futjes së duarve të qeverisë në një tjetër ligj, ka reaguar drejtori i kabinetit të bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi. "Sot kemi të gjitha argumentat për ta akuzuar Kryeministrin si strehuesin e një klientele tërësisht abuzive që po krijohet në sektorin e ndërtimit dhe që është e lidhur me fije nepotike me klanin familjar të tij. Kryeministri përbën një shembull unikal në botë që ka arritur të guxojë të hartojë një projekt-ligj për t'i dhënë vetë lejet e ndërtimit. Ky projekt-ligj do të gajaste cdo europian dhe do të habiste cdo afrikan sepse as në republikat e bananeve në Afrikë nuk ka kryeministër të japë leje ndërtimi. Lufta e tij kundër korrupsionit nuk përbën gjë tjetër vecse demagogji dhe farsë dhe në të njëjtën kohë sherbëtorët e tij që janë njëkohësisht klientë të pushtetit të tij po thurin përditë rrjetën e merimangës së korrupsionit. Kryeministri ka nje ftesë publike të bërë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës për t'i vërtetuar akuzat e tij që janë tërësisht personale. Ndërkohë që ne e akuzojmë si një kryeministër që me paaftësinë e tij është bërë mbrojtësi më i madh i varfërisë, injorancës, i prapambetjes, i klientelizmit që ka mbërthyer shtetin e tij qesharak, po vërtetohet përditë e më tepër se ai është një kryeministër fjalimesh boshe si dhe bllokues i cdo sektori të jetës në Shqipëri. Tirana ka një Kryetar Bashkie që është përditë në krye të punëve dhe punët e kësaj bashkie janë të dukshme. Është Shqipëria ajo që është pa Kryeministër. Në qoftë se Tirana është një kantier ndërtimi që ka probleme me një njeri që është gabimisht Kryeministër, Shqipëria është shembulli më dëshpërues i rrënimit të përditshem të piramidës së shembur të premtimeve të tij, i mungesës më minimale të kushteve të jetesës dhe i gropave në rrugë. Dhe me sa duket, duke mos ditur të bëjë punën e vet, ajo që po demonstron përditë e më tepër është që të lërë të tjerët pa punë". ngawww.zeripopullit.com
 

MLK

Primus registratum
Re: me pak autonomi lokale

Rimarja ne dore e pushtetit lokal nga pushteti qendror eshte nje skandal i vertete e aq me teper kur flitet per fusha qe nje pjese e mire e pushtetit lokal ka krijuar strukturat qe ti vetmenaxhoje.
Nuk them se pushteti lokal nuk ka abuzuar apo ka qen i sukseseshem po keto hapa mbrapa qe po ben duke ricentralizuar pushtetin po na çojne 15 vite mbrapa.
Nuk luftohet korupsioni duke ricentralizuar pushtetin por duke zbatuar ligjin!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

Është prezantuar ndryshimi i ligjit “Për Urbanistikën”, ku përcaktohen afate kohore për dhënien e lejeve

Lejet, saktësohen afatet e miratimit

Mos miratimi i lejeve brenda afateve në KRRT lokale, i kalon vendimet për miratim në Qark e KRRTRSH

Florian Papadhimitri

TIRANË-Lejet e ndërtimit dhe procedurat e afatet kohore për dhënien e tyre, pritet të lehtësohen brenda gjashtë muajsh. Dje, përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit, në prezencën e Kryeministrit dhe përfaqësuesve të kompanive të ndërtimit, kanë paraqitur ndryshimet që do të bëhen me qëllim lehtësirat në marrjen e lejeve. Duke e cilësuar si alarmante situatën, së pari, Kryeministri Berisha dhe më pas zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kanë prezantuar ndryshimet që do të bëhen në ligjin 8405 “Për Urbanistikën”. Kështu, dje u bë e ditur se do të vendosen afate kohore në kryerjen e proceduarave, si dhënia e lejeve të ndryshme dhe plotësimi i formularëve dhe këto afate kohore duhet të plotësohen patjetër nga Këshillet e Rregullimit të Territorit, në rast të kundërt, kompetencat do t’i kalojnë KRRT-së së Qarkut apo dhe KRRTRSH-së. Deri më tani, ligji “Për Urbanistikën” i cili është miratuar në vitin 1998, ka ndryshuar tri herë.
Situata
Së pari, Satvri Ristani ka paraqitur gjendjen e tanishme dhe procedurat, me të cilat përballen ndërtuesit në marrjen e lejeve dhe pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm. Sipas tij, aktualisht ka probleme dhe vonesa në dhënien e lejeve të ndërtimit, dhe pikërisht këtë synon ligji. Pasi ka renditur të tëra procedurat dhe formularët e nevojshëm për të kryer një ndërtim, Ristani tha se “aktualisht ka shumë vonesa pothuajse nga të gjitha institucionet përkatëse, dhe këto janë të qëllimshme, pasi një zyrtar vonon procedurat për të kërkuar para, dhe vetëm më ryshfet mund të marrësh lejen e nevojshme”. Më pas, zëvendësministri ka shpjeguar ndryshimet që janë propozuar për nene të veçanta në ligjin 8405, ndryshime të cilat shënojnë ndërhyrjen e tretë në këtë ligj. Duke nisur nga nenet e para të këtij ligji, së pari do të ndërhyhet në respektimin e afateve që përcaktohen për miratimin e lejeve dhe zbardhjen e tyre. Ristani ka shpjeguar, se afatet duhet të respektohen dhe në mosrespektim të tyre, vendimet do të merren së fundmi, nga KRRTRSH. “Për leje sheshi, afati i përcaktuar është 60 ditë, në fakt ai varion nga 0 në infinit. Po kështu, afati për leje ndërtimi është 45 ditë, në fakt vete nga 0 në infinit, muaj e deri në vite. Po kështu, kemi dhe zbardhjen me afat 30 ditë, në fakt, derisa të mbyllet pazari ose infinit”,- tha dje Ristani.
Ndryshimet
Afatet e mësipërme do të jenë te kufijtë e përcaktuar për miratimin e lejeve të paraqitura në KRRT-të lokale. Me mosplotësimin e këtij afati kohor, në ndryshimet e bëra, kompetenca do t’i kalojë KRRT-së së Qarkut, dhe nëse dhe kjo e fundit nuk plotëson afatet kohore, atëherë KRRTRSH-ja do të vendosë gjithçka. Ky ndryshim i përket nenit 20 të ligjit ekzistuese. “Do të bëhet ndërhyrje në nenin 20 të ligjit ekzistues: KRRT e Qarkut do të shqyrtojë edhe kërkesat e ligjshme që KRRT e Komunës apo Bashkisë, nuk i ka shqyrtuar ne afat. Pra, shtrirja e kompetencës së KRRT së Qarkut, për të mos penguar biznesin kur Bashkia apo Komuna nuk zbaton ligjin me apo pa qëllim”,- tha dje Ristani. Ai ka shpjeguar dhe ndryshimin e pritshëm në nenin 39 të ligjit “Për Urbanistikën”, ku kompetencat do t’i kalojnë KRRTRSH-së. “Kur tejkalohen afatet,- mund të shqyrtohen në KRRT e Qarkut. Kur KRRT e Qarkut nuk respekton afatet, mund të shqyrtohen nga KRRTRSH”,- bëri të ditur Ristani. Ndër ndryshimet në ligjin 8405 është dhe firmosja e vendimit të KRRT nga anëtari më i vjetër i KRRT. Për të gjitha ndryshimet, Ristani bëri të ditur se pas konsultimeve të tjera, parashikohet që të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

Berisha: Do të përcaktohen rregulla të qarta

Është e domosdoshme që të përcaktohen rregulla, norma e praktika që u imponojnë ndërtuesve zbatimin e ligjit, por edhe vetëkufizojnë arbitraritetin e qeverisë qendrore dhe vendore në qëndrimin ndaj këtij sektori. Rruga e vetme që realizon këtë, është përcaktimi i qartë ligjor i kushteve, kërkesave dhe detyrimeve të çdo pale. Duhet t`i japim fund arbitraritetit ndaj sektorit të ndërtimit. Duhet t’ia shkurtojmë afatet, kjo s’ka qenë sepse afatet për shesh e leje ndërtimi kanë qenë të stërzgjatura, por sepse nuk respektoheshin. Krijimin e rrjetit të sekserëve, këto qenie që do t’i krahasoja me lakuriqët e natës, të ish-kryetarit të Bashkisë, që i vërsulte në të katër anët e qytetit për të prerë faturat e lejeve dhe shesheve për metër katror, nuk duhet të ekzistojnë më. Lidhur me hipotekat, po bëhen përpjekje të mëdha për reformim dhe aty do të ketë reformë, synohet transparencë e plotë. Nuk është i thjeshtë ristrukturimi, reforma dhe transparenca, po ato do të bëhen”.

Agolli: Të shmangen hallkat e panevojshme

Lidhur me projektligjin, do të gjykoja që duhet punuar me Bashkinë e Tiranës dhe me bashkitë e tjera, pasi jemi ne që u akuzohemi, por jemi dhe ne ata që ndjekim procedurat. Realisht u fol për sekserët, dhe unë i bie që të jem kreu i të korruptuarve, por ju siguroj se të paktën tetë muajt e fundit, nuk ka një kërkesë për shesh ndërtimi e leje ndërtimi që të mos jetë trajtuar nga KRRT-ja dhe që i ka letrat në rregull. Të gjitha kërkesat që janë në bashkinë e Tiranës, kanë probleme ligjore, dhe për këtë arsye nuk shkojnë në KRRT. Ajo që do të thosha për ligjin, është si të shmangen hallkat procedurale dhe dokumentacioni i panevojshëm. Ndërtuesit thonë se për të përgatitur një dosje për shesh ndërtimi, duhet një mal me letra por vetëm një “genplan” i azhornuar merret në bashki dhe i gjithë dokumentacioni tjetër, merret në shumë institucione të tjera. Si mund të gjendet një mënyrë që e gjithë kjo sorollatje të shmanget, që ndërtuesit të marrin sa më shpejt dokumentacionin. Kjo ndihmon pushtetin vendor. Kam bërë një propozim

Ndryshimet e ligjit 8405 “Për Urbanistikën”

Ndërhyrje në nenin 9:
KRRTRSH do të shqyrtojë edhe kërkesat e ligjshme, që KRRT e Qarkut nuk i ka shqyrtuar brenda afatit.
Ndërhyrje në nenin 20:
KRRT e Qarkut do të shqyrtojë edhe kërkesat e ligjshme që KRRT e Komunës/ Bashkisë nuk i ka shqyrtuar në afat. Pra, shtrirja e kompetencës së KRRT së Qarkut për të mos penguar biznesin, kur Bashkia/ Komuna nuk zbaton ligjin me apo pa qëllim.
Ndërhyrje në nenin 50:
Vendimi i KRRT të mund të firmoset edhe nga anëtari me i vjetër i KRRT, kur titullari refuzon të kryejë funksionin e tij ligjor.
Ndërhyrje në nenin 39: Afatet
- Kërkesa për shesh ndërtimi ishte 60 ditë, bëhet 35 ditë kalendarike;
- Miratimi i detyrës së projektimit për studime urbanistike pjesore ishte jo detyruese, bëhet 35 ditë kalendarike;
- Studimi urbanistik pjesor, ishte jo detyruese, bëhet 60 ditë nga miratimi i detyrës;
- Kur tejkalohen afatet, mund të shqyrtohen në KRRT e Qarkut.
Ndërhyrje në nenin 43:
-Gjithë vendimet e KRRT-ve, bëhen publike duke u afishuar në vende publike brenda 10 ditëve kalendarike.
Ndërhyrje në nenin 44:
-Hiqet fjalia për afatin 2 mujor të lejes së sheshit pasi bëhet 35 ditë.
Ndërhyrje në nenin 81:
Ndëshkimi i nëpunësve që shkelin ligjin do të bëhet bazuar në ligj, jo bazuar në vullnetin e titullarit të institucionit.




03/06/2006
KATEGORIA: Ekonomi
www.shekulli.com.al
------------------------------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

- nuk di si ndodh ne shqiperi por ne itali ky ligj do te binte poshte pasi nuk parashikon mbulimin financiar te projektit
ulja e afateve te shqyrtimit te kerkesave sjell rritje ne nevojave financiare ne njerez dhe mjete per krrt (dhe keto nuk jane parashikuar)

- nuk eshte kjo menyra e mbrojtes se biznesit nga abuzimet por forcmi i sistemit ligjor ku mund te behen ankesa nga te demtuarit. Ne kete rast, berisha jo vetem qe po merr kompetencat e pushtetit lokal por edhe ato te gjykatave.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

Vendimi i KRRT të mund të firmoset edhe nga anëtari me i vjetër i KRRT, kur titullari refuzon të kryejë funksionin e tij ligjor.
----------------------------------

cfare kuptimi ka?
 

MLK

Primus registratum
Re: me pak autonomi lokale

"Së pari, Satvri Ristani ka paraqitur gjendjen e tanishme dhe procedurat, me të cilat përballen ndërtuesit në marrjen e lejeve dhe pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm. Sipas tij, aktualisht ka probleme dhe vonesa në dhënien e lejeve të ndërtimit, dhe pikërisht këtë synon ligji. Pasi ka renditur të tëra procedurat dhe formularët e nevojshëm për të kryer një ndërtim, Ristani tha se “aktualisht ka shumë vonesa pothuajse nga të gjitha institucionet përkatëse, dhe këto janë të qëllimshme, pasi një zyrtar vonon procedurat për të kërkuar para, dhe vetëm më ryshfet mund të marrësh l
ejen e nevojshme”.

Keto qe deklaron Sravri Ristani jane te verteta, problemi eshte se e njeta gje po ndodh dhe me hidrocentralet aktuale qe duhet te te ndertoheshin qe prej nje viti e Ministria e Ekonomise, me Genc Rulin ne krye nuk kthen asnje lloj pergjigje se kerkon qe tu propozohen parate e pastaj te vazhdojne proçeduren.
Eshte gje e mire qe te luftohet korrupsioni, po jo vetem korrupsioni i institicuoneve qe drejtohen nga opozita por gjithe korupsioni ne totalitet.
Ka mbi 6 muaj qe Ministri i Ekonomise Genc Ruli nuk kthen asnje lloj pergjigje per kerkesat e mara nga koncorsiumet e ndryshme me qellim fillimin e bisedimeve per negocimin e kontratave te koncesioneve per HEC te Kalivaçit, Bratiles, Bushatit... Asnje lloj llogarie nuk u kerkohet ministrave te kabonetit nga Kryeministri per vonesa qe rrenojne çdo dite e me shume ekonomine shqiptare!
Sorry per daljen nga tema po çdo ligj qe propozohet behet me qellim me mbrojt interesat direkte te partive ne fuqi e jo ato te popullit shqiptar, se nese interesat tona do te mbroheshin ashtu si pretendohet nga politikanet, nuk do ishim ne gjendjen qe jemi.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

nuk eshte dalje nga tema

eshte shume me iteres te kemi shembuj konkrete (se mbase nuk na mjaftuan vitet e diktatures) se si centralizimi i pushtetit nuk sjell aspak pershpejtim te procedurave burokratike PERKUNDRAZI (edhe nqs nuk e fusim ne loje fare korrupsionin dhe e presupozojme veprimin si "te ndershem", efekti do te jete negativ)

Zgjidhja e problemit te vonesave e korrupsionit ne administraten lokale eshte permiresimi i ligjeve ne mbrojtje te itneresave te qytetarit dhe forcimi i gjykatave qe do te trajtojne keto ceshtje (me fonde)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

absurditeti i rradhes

---------------------

www.shekulli.com.al



Krerët e njësive vendore, në të cilat konstatohet se janë mbjellë bimë narkotike, do të ndiqen penalisht nëse nuk bashkëpunojnë me strukturat e policisë

Ligji anti-kanabis, miratohet ndjekja penale për krerët e komunave


A.Rama

TIRANË- Krerët e njësive vendore, në të cilat konstatohet se janë mbjellë bimë narkotike, do të ndiqen penalisht nëse nuk bashkëpunojnë me strukturat e policisë për të asgjësuar sipërfaqet e mbjella. Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje projektligjin e qeverisë, i kundërshtuar ashpër nga opozita ku parashikohet procedura ligjore deri në ndjekjen penale të kryetarëve të komunave e bashkive , në të gjitha rastet kur ata nuk bashkpunojnë me forcat e policisë në luftën kundër mbjelljes dhe kultivimit të bimëve narkotike. Ndonëse nga deputetët e PS-së, është hartuar një draft më vete, kryetari i komisionit Fatos Beja, si dhe deputetët e tjerë të maxhorancës e kanë kundërshtuar atë, jo për përmbajtjen, por pasi nuk ishin ndjekur procedurat e rregullta parlamentare. Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ripërsëriti qëndrimin e shprehur më parë kundër draftit të qeverisë, duke e konsideruar të papranueshëm përcaktimin aty të ndjekjes penale për drejtuesit e pushtetit vendor, kur në territorin e administruar prej tij konstatohen se janë mbjellë lëndë narkotike. Sipas tij projektligji i qeverisë, ishte në kundërshtim me Kushttutën, pasi drejtuesi i pushtetit vendor nuk është agjent policie. Por ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, ka debatuar gjatë me deputetët e opozitës, duke u kujtuar atyre se, ai po përpiqej të çonte në zero numrin e 493 fshatrave që në kohën kur socialistët ishin në pushtet kultivonin bimë narkotike në mënyrë masive. “Qëllimi i tij është të shmangë padijen e kryekomunarëve mbi territorin e tyre, monitorimi i të cilit është një detyrë për ta. Kryetarëve të njësive vendore nuk po iu kërkojmë të shkatërrojnë zonat e mbjella me cannabis sativa, por të informojnë për ato zonat ku ajo është mbjellë. Në rast se kjo nuk ndodh, atëhere drejtuesi lokal do të penalizohet. Është e pamundur që një kryetar i komunave të mos shohë pyjet me canabis sativa, në fshatrat e komunës së tij, bimë që arrin deri në 3 m e lartë. Ne po përpiqemi që nëpërmjet këtij ligji, kryetari i komunës të mos bëjë më qorrin e shurdhin për atë që ndodh në njësinë e administruar prej. Nuk kemi për qëllim ndryshimin e thelbit të ligjit, por të caktojmë disa dispozita të reja”, - tha ministri Olldashi. Por edhe deputeti i PBDNJ-së Spiro Peçi, kërkoi riformulimin e pikës së parë të nenit 1, ku ishte përcaktuar që drejtuesit e njësive vendore, organizojnë punën së bashku me policinë. “Baza e ligjit që po kërkohet të amendohet, bën fjalë për barnat, dhe nuk mund të fusim elementë të pushtetit vendor e të policisë, të cilat nuk kanë lidhje fare me ligjin”, - tha Peçi. Rezerva për këtë pikë ka shprehur edhe deputeti i PR-së, Arjan Madhi.
Drafti i PS-së,
Ndërkohë, drafti i PS-së, parashikon koordinimin dhe organizimin e punës në shkallë hierarkike mes strukturave shtetërore, në luftën për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të mbjelljes dhe kultivimit të bimëve narkotike. Socialistët propozojnë krijimin e komiteteve rajonale, me përbërjen e prefektit të Qarkut, kryetarëve të njësive bazë të qeverisjes vendore, përfaqësuesve të policisë së shtetit në drejtorinë e Qarkut, nga drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Drejtoria Arsimore, Drejtoria Shëndetësore si dhe përfaqësues të Policisë pyjore që kanë nën juridiksion njësinë vendore, zv.ministri i Arsimit, zv.ministri i Drejtësisë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i Policisë Pyjore. Sipas deputetit të PS-së Besnik Dervishi, drafti i propozuar prej tyre nëse do të bashkëngjitej me propjekligjin e qeverisë në ato çështje ku ai ishte i pasaktë, do të nxirrte si produkt miratimin e një ligji të kompletuar të pranuar nga të gjithë. Komiteti i sipërpërmendur, duhet të raportonte 2 herë në vit në Këshillin e Ministrave për gjendjen dhe masat e marra lidhur me luftën kundër mbjelljes dhe kultivimit të bimëve narkotike.


----------------------------



ta zeme se ne do te pranojme idene e pergjegjesise jo personale (per veprime te te treteve - qe eshte e papranueshme ne fakt)
Nuk do te ishte normale qe te pergjigjej penalisht ndonje polic e shef policie e keshtu me rradhe deri tek ministri rendit qe per ate pune i paguajme e i garantojme mbrojtje????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

Ashtu si ishte normale te ndodhte

Gjykata kushtetuese me nje vendim te publikuar ne gazeten zyrtare nr 120 2006

konsideron si te pa vlere miratimin e vendimit te KM
per thirrjen e krt nga prefekti (shih ne fillim te temes)
per shkak te kalimit te afatit 45 ditor

cdo mbledhje e krt e mbledhur nga prefekti pra
humbet cdo efekt qe nga fillimi
asnje nga vendimet e marra ne ato mbledhje nuk ka asnje efekt qe nga fillimi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: me pak autonomi lokale

Opozita kontestoi përbërjen e KRT- së, ndërsa mazhoranca e cilëson të ligjshme

Blushi: ”Ju me një rresht fjali kërkoni që të merrni 20 000 votat që nuk i morët dot në 18 shkurt”.

TIRANË - Parlamenti miratoi vetëm me votat e deputetëve të maxhorancës, ndryshimet në ligjin “Për urbanistikën”, duke përcaktuar një formulë të re për përbërjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të bashkisë së Tiranës dhe të vendimmarrjes së saj për çështje të veçanta. Ashtu siç u miratuan të gjitha projektligjet në seancën e djeshme, edhe drafti i qeverisë për ndryshimin e ligjit të urbanistikës, u votua në mungesë të opozitës që e kundërshtoi po dje gjatë paradites këtë nismë ligjore. Opozita kërkoi që qeveria të tërhiqte projektligjin për ndryshimin e ligjit “Për urbanistikën”, pasi formula e propozuar për përbërjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Tiranës, është antikushtetuese.

Debati në parlament për këtë çështje vazhdoi disa orë, ku shumica dhe pakica në të gjitha diskutimet vazhduan të mbanin qëndrime të kundërta. Ish ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Lulëzim Basha, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, duke mbrojtur draftin në fjalë tha se do të ketë efekt të përkohshëm, derisa në Parlament të vijë për shqyrtim projektligji i ri “Për urbanistikën”. Sipas tij formula e propozuar për përbërjen e KRT-së, parashikon që ekzekutivi të ketë vetëm një përfaqësues në të, ndërsa 8 anëtarët e tjerë të jenë përfaqësues të pushtetit vendor.

Ai i kërkoi opozitës që drafti në fjalë të miratohet me konsensus, pasi është një hap përpara drejt planifikimit modern dhe zhbllokimit të dhënies së lejeve të ndërtimit në Tiranës. Ndërsa deputeti i PS-së Bashkim Fino, njëkohësisht, ish ministër i Turizmit dhe Rregullimit të Territorit disa vjet më parë, kërkoi që amendamentet e propozuara të tërhiqeshin në qeveri dhe KRT-ja e bashkisë së Tiranës, si të gjitha KRT-të e bashkive dhe komunave të tjera, të funksiononte duke u bazuar në nenin 17 të ligjit aktual “Për Urbanistikën”.

Ndërsa kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, nënvizoi se propozimi i ardhur në Parlament, ishte politik dhe se synonte të uzurponte KRT-në e bashkisë së Tiranës në mënyrë arbitrare dhe antikushtetuese. “Nuk keni të drejtë të detyroni Këshillin Bashkiak të Tiranës të zgjedhë përbërjen e KRT-së me 3 anëtarë të majtë dhe 3 të djathtë, ndërsa anëtari i 7 zgjidhet me 3/5 e votave. Ju në këtë mënyrë keni shpikur presidentin e KRT-së. Kështu procedohet vetëm për institucionet e pavarura”, - tha Gjinushi. Nga ana tjetër edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Ben Blushi tha se kjo nismë e qeverisë, synonte që të merrte drejtimin e bashkisë së Tiranës, edhe pse në 18 shkurt është përcaktuar se kush e qeveris Tiranën.

“Ju me një rresht fjali kërkoni që të merrni 20 000 votat që nuk i morët dot në 18 shkurt. Keni sjellë një akt sipas të cilit i bie të keni fituar Tiranën. Nëse e përkthejmë ndryshe këtë nismë, do të thotë qe ne të kërkonim të kishim nja 7 vende në qeveri. Por ne nuk jemi çmendur që ta kërkojmë këtë. Por këtë akt e ka sjellë korrupsioni i lejeve të ndërtimit, pasi qeveria ka detyrime të pashlyera ndaj firmave të ndërtimit që sponsorizuan milionat e fushatës”, - tha Blushi.

Ai ndër të tjera theksoi se shumë deputetë të PD-së që janë kandidatë për poste të larta, kanë filluar të vënë gjoba bizneseve. Por ministri aktual i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, tha se lejet e ndërtimit do të vazhdojnë të miratohen me shumicë të thjeshtë në KRT-në e bashkisë së Tiranës, shumica e cilësuar është përcaktuar vetëm për planin rregullues, që nuk mund të trajtohet si një çështje politike. ...

http://www.shekulli.com.al
-------------------------------------------
 
Top