Me një frymë
Me një frymë

Ta marr
E ta ruaj
Si mish të huaj
Në trup
Ta ruaj
Këtë send
Këtë objekt
Këtë mall që më pret
Të bëhet malli im
Pra të jetë hall
Ngarkim
Shkarkim
Shkëmbim
Shërbim
Shqetësim
Shpërblim
Shpartallim
Material
Është material
Ky peng që më mban peng
Të vlerës së vet
TË MIAT
Tullat
Llaci
Balta
Dheu
Toka
Lumi
Deti
Një liqen
Më i madh se një oqean
Dhe shiu pik pik pik
Pushton gjithësinë
Me ushtarët e tij!
Duhet ta ruaj xhaketën
Se mos më laget!
Se mos më bëhet qull nga shiu
Xhaketa me gëzof ariu
Që paskëm veshur sot!
Mantelin e hekurt
Do ia vesh gjithckasë
Të mos e cpojë dot kurrë
Asgjë tjetër.
Vecse njeriu
Vecse njeriu
Me lëkurë pa qime
Të lëmuar
Të butë
Të lyer
Përlyer
Në llac industrial
Titulluar KREM
Edhe sot pa mburojë paskëm dalë !
Me ngulin cengela në sy
Më tërheqin me zinxhirë zvarrë
Më bëjnë fë rtele
Më grijnë në asfalt
Gëzofi i ariut ku jam fshehur
tërheq gjahtarët pranë
Skllevërit e tregut
Të tregut të lirë
Pa fre
Me zinxhirë të hekurt
Lidhur natyrën
Tashmë është CIRK
Cdo copë e saj
Barkun
E natyrës
E kanë bërë të pjellë
Gjithcka tjetër
Asgjë të re
Prej mitrës së saj
Të kanë mbarsur me shkallmime
Moj natyra ime!
Ruaje , ti ruaje llogarinë bankare
Gjithmonë e më shumë pare
Pare, pare, pare
Pare knej
Pare anej
Pare veni
Pare të jashtme
Pare pare pare pare
Letër letër letër
Edhe një pemë tjetër
Bam bam bam
Sopatën e kam elektrike.
Elektronike
Teknologjike
Mos ma merrni sharrën e telekomanduar
Ka miliona pemë që duhen sharruar
Që ti shesim
Natyra
Me ngjyra
Ka vdekur
Tani ka edhe më shumë ngjyra
Në për natyra
Të vdekura,
Sesa Natyra e vjetër
Që printohet
Me cilësi më të lartë
Se vetë natyra
Pa ngjyra
E vdekur
Që printon në letër
Me një kolorit tjetër
Të vërtetën e thënë ndryshe
Të veprave të saja.
Disa ekzistenca janë planete!
Disa të tjerë janë botë më vete!
Të tjera ekzistenca janë gjithcka tjetër!
Gjithcka me ngjyrë ne vet
Cdo ngjyrë është tjetër
Gjithcka është një pafundësi
Vetesh
Vetvetesh
Vetë dijesh
Veprimesh
Një asgjë i mbushur me gjithcka
Që mund të kthehet edhe në një zbrazëtirë të shkretë
Të mbushur me boshllëk
Shumë shpejt
Sepse e hamë , ne e hamë
Ne hamë
Ata hanë
Ajo ha
Të gjithë dhe gjithckaha
Do të ushqehet me dicka
Edhe asgjëja e shkretë !
Përfundon
Një ditë përfundon gjithckaja
Dhe gjithckaja të gllabëron
Në asgjënë e vet!
Le të peshkojmë
Peshku nuk na shërben në det
Por në tigan
Më mirë
Ta djegim shpejt
Edhe këtë zog të gjorë
Ta bëjmë përshesh këtë botë
Nga cdo tjetër gjallesë
Sepse , për besë
Tani që po të shoh në dritë
Do të ti kisha ngrënë sytë
Po të mos e dija se nuk ka më të mirë se syri i peshkut
Po të mos e dija me siguri se nuk ka më mirë se mishi i tij
Mishi i një peshku të freskët
Të sapo peshkuar
Nga ky trup njeriu, i ushqyer
Me mish e sy peshku
Të stërpjekur
Në për furra
Me korrent
Të ngrirë nëpër frigoriferë
Të transportuar me automjet, aeroplanë etj.
Nga deti në det
Peshku i shkretë
Që do të nis të harrojë të notojë
E do të dalë prej detit vetë e do të na përplaset në për pjatë
Gati për të qenë një ushqim i mirë
E i denjë për barkun që e ha
Do të vijë vetë
Dhe peshkimin do ta harrojmë si sport
Peshkimin , ah peshkimin..
Do ta harrojmë shumë shpejt!
Fëmijët?! Cilët fëmijë ?!
Tanët , tanët!
Të kujt? Kush flet aty me gjuhë njeriu?!
Njeriu pra, njeriu jam!
Akoma flitke ti?! Akoma u thokërka dicka?!
Spaska marrë fund cdo kuptim?!
E ruaj , e ruaj për në fund
Veten si ëmbëlsirë
Pas vaktit tim të tretë
Në këtë jetë
Të pamëshirë që po mbaron
Shpejt!

E dua të pjekur

E dua të djegur
E dua edhe unë , por të përcëlluar
E dua të vijë aromë deti
E dua të përvëluar!
Ta hamë gjënë
Edhe të gjallë
Vec gjë së edhe gjithcka tjetër
Kjo botë prej asgjë së na pruri mbi gjithcka
Në asgjë tjetër!
Gjithckaja , vec gjithckaja na mban !
Të ngulur në hellin e hekurt
Gati për gllabërim
E shqyerje me dhëmbë
Se do të ushqehet dhe ajo
Dicka do ta mbajë gjallë
Edhe asgjënë

Inida Gjata

Me pelqen.
S’me pelqen.
Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1357
Me një frymë

Ta marr
E ta ruaj
Si mish të huaj
Në trup
Ta ruaj
Këtë send
Këtë objekt
Këtë mall që më pret
Të bëhet malli im
Pra të jetë hall
Ngarkim
Shkarkim
Shkëmbim
Shërbim
Shqetësim
Shpërblim
Shpartallim
Material
Është material
Ky peng që më mban peng
Të vlerës së vet
TË MIAT
Tullat
Llaci
Balta
Dheu
Toka
Lumi
Deti
Një liqen
Më i madh se një oqean
Dhe shiu pik pik pik
Pushton gjithësinë
Me ushtarët e tij!
Duhet ta ruaj xhaketën
Se mos më laget!
Se mos më bëhet qull nga shiu
Xhaketa me gëzof ariu
Që paskëm veshur sot!
Mantelin e hekurt
Do ia vesh gjithckasë
Të mos e cpojë dot kurrë
Asgjë tjetër.
Vecse njeriu
Vecse njeriu
Me lëkurë pa qime
Të lëmuar
Të butë
Të lyer
Përlyer
Në llac industrial
Titulluar KREM
Edhe sot pa mburojë paskëm dalë !
Me ngulin cengela në sy
Më tërheqin me zinxhirë zvarrë
Më bëjnë fë rtele
Më grijnë në asfalt
Gëzofi i ariut ku jam fshehur
tërheq gjahtarët pranë
Skllevërit e tregut
Të tregut të lirë
Pa fre
Me zinxhirë të hekurt
Lidhur natyrën
Tashmë është CIRK
Cdo copë e saj
Barkun
E natyrës
E kanë bërë të pjellë
Gjithcka tjetër
Asgjë të re
Prej mitrës së saj
Të kanë mbarsur me shkallmime
Moj natyra ime!
Ruaje , ti ruaje llogarinë bankare
Gjithmonë e më shumë pare
Pare, pare, pare
Pare knej
Pare anej
Pare veni
Pare të jashtme
Pare pare pare pare
Letër letër letër
Edhe një pemë tjetër
Bam bam bam
Sopatën e kam elektrike.
Elektronike
Teknologjike
Mos ma merrni sharrën e telekomanduar
Ka miliona pemë që duhen sharruar
Që ti shesim
Natyra
Me ngjyra
Ka vdekur
Tani ka edhe më shumë ngjyra
Në për natyra
Të vdekura,
Sesa Natyra e vjetër
Që printohet
Me cilësi më të lartë
Se vetë natyra
Pa ngjyra
E vdekur
Që printon në letër
Me një kolorit tjetër
Të vërtetën e thënë ndryshe
Të veprave të saja.
Disa ekzistenca janë planete!
Disa të tjerë janë botë më vete!
Të tjera ekzistenca janë gjithcka tjetër!
Gjithcka me ngjyrë ne vet
Cdo ngjyrë është tjetër
Gjithcka është një pafundësi
Vetesh
Vetvetesh
Vetë dijesh
Veprimesh
Një asgjë i mbushur me gjithcka
Që mund të kthehet edhe në një zbrazëtirë të shkretë
Të mbushur me boshllëk
Shumë shpejt
Sepse e hamë , ne e hamë
Ne hamë
Ata hanë
Ajo ha
Të gjithë dhe gjithckaha
Do të ushqehet me dicka
Edhe asgjëja e shkretë !
Përfundon
Një ditë përfundon gjithckaja
Dhe gjithckaja të gllabëron
Në asgjënë e vet!
Le të peshkojmë
Peshku nuk na shërben në det
Por në tigan
Më mirë
Ta djegim shpejt
Edhe këtë zog të gjorë
Ta bëjmë përshesh këtë botë
Nga cdo tjetër gjallesë
Sepse , për besë
Tani që po të shoh në dritë
Do të ti kisha ngrënë sytë
Po të mos e dija se nuk ka më të mirë se syri i peshkut
Po të mos e dija me siguri se nuk ka më mirë se mishi i tij
Mishi i një peshku të freskët
Të sapo peshkuar
Nga ky trup njeriu, i ushqyer
Me mish e sy peshku
Të stërpjekur
Në për furra
Me korrent
Të ngrirë nëpër frigoriferë
Të transportuar me automjet, aeroplanë etj.
Nga deti në det
Peshku i shkretë
Që do të nis të harrojë të notojë
E do të dalë prej detit vetë e do të na përplaset në për pjatë
Gati për të qenë një ushqim i mirë
E i denjë për barkun që e ha
Do të vijë vetë
Dhe peshkimin do ta harrojmë si sport
Peshkimin , ah peshkimin..
Do ta harrojmë shumë shpejt!
Fëmijët?! Cilët fëmijë ?!
Tanët , tanët!
Të kujt? Kush flet aty me gjuhë njeriu?!
Njeriu pra, njeriu jam!
Akoma flitke ti?! Akoma u thokërka dicka?!
Spaska marrë fund cdo kuptim?!
E ruaj , e ruaj për në fund
Veten si ëmbëlsirë
Pas vaktit tim të tretë
Në këtë jetë
Të pamëshirë që po mbaron
Shpejt!

E dua të pjekur

E dua të djegur
E dua edhe unë , por të përcëlluar
E dua të vijë aromë deti
E dua të përvëluar!
Ta hamë gjënë
Edhe të gjallë
Vec gjë së edhe gjithcka tjetër
Kjo botë prej asgjë së na pruri mbi gjithcka
Në asgjë tjetër!
Gjithckaja , vec gjithckaja na mban !
Të ngulur në hellin e hekurt
Gati për gllabërim
E shqyerje me dhëmbë
Se do të ushqehet dhe ajo
Dicka do ta mbajë gjallë
Edhe asgjënë

Inida Gjata

S’me pelqen.
Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1357