Re: me ne fund ...Mbaroj eshe fushata e zgjedhjeve
TIRANE (1 Korrik) -Ne sheshin "Nene Tereza" dhe ate "Skenderbej" filluan mitingjet permbyllese elektorale te Partise Socialiste dhe Partise demokratike Mijra njerez jane mbledhur ne te dyja sheshet kryesore te kryeqytetit ku vetem qindra metra ndajne simpatizantet e dy partive kryesore ne vend nga njeri-tjetri. Partia demokratike mbylli fushaten e saj elektorale me me nje miting ne sheshin "Skenderbej". Mitingun e kane pershendetur figura te njohura politike demokratike e te koalicionit, si Zhozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Nikolle Lesi. Ne fund ka marre fjalen lideri i PD, Sali Berisha i cili ka pershendetur te gjithe pjesmarresit dhe ka uruar fitoren e Partise Demokratike ne zgjedhjet e 3 korrikut. "Me 3 Korrik, fitimtare jane te gjithe shqiptaret qe duan ta ndertojne te ardhmen ne Shqiperi, te jetojne ne mireqenie dhe te levizin lirshem si qytetare te Europes. Me 3 Korrik, shqiptaret kane ne dore fatin e ndryshimit", tha Berisha ne fjalen mbyllese. Pas shume takimesh dhe mitingjesh te kreut te Partise Socialiste Fatos Nano ne te gjitha qytetet e Shqiperise fushata e partise socialiste mbyllet me nje miting ne sheshin "Nene Tereza". Fatos Nano ne fjalen pershendetese ka bere nje rezyme te punes se qeverise socialiste pas dy raunde zgjedhjesh, dhe ka kerkuar qe qytetaret shqiptare "te mbrojne te ardhmen" edhe ne keto zgjedhje parlamentare te cilat cilesohen si me vendimtaret per te ardhmen e Shqiperise. "Askush nuk do te ndale fitoren e PS-se, qe percakton rrugen e integrimit te shqiptareve", u shpreh mes te tjerash Nano. Nano ftoi ne skene 100 kandidatet per deputete te parties socialiste duke i konsideruar si njerezit me te mire te zgjedhur per te kontribuar per atdheun e tyre."3 Korriku eshte festa e fitores sone europiane, pasi me 3 Korrik ne do t'i japim krahe endrres sone per nje Shqiperi europiane. Vetem mazhoranca socialiste mund te rrise shpejtesine e integrimit te Shqiperise drejt Europes, pasi socialistet kane vertetuar se kane vullnetin e patundur per te kapercyer te metat dhe mangesite qe jane verejtur ne keto 8 vite qeverisje", theksoi Nano