BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Dafina Zeqiri duket se ka shumë dëshirë që të ndryshojë pamjen e saj. Para ca kohësh ajo i shkurtoi flokët të cilat tashmë i ka ngjyrosur. Po ashtu, Dafina ka realizuar edhe një tjetër set të fotografive nudo, duke treguar kështu se çdo herë e më shumë po i përshtatet tregut muzikor botëror

Tashmë jemi mësuar që në çdo paraqitje të saj mos ta shohim asnjëherë me një pamje të njëjtë. Është kjo këngëtarja Dafina Zeqiri e cila po e vazhdon traditën e ndërrimit të formës së flokëve. Para disa kohësh ajo ka shkurtuar flokët të cilat tashmë i ka ngjyrosë me ngjyrë të kuqërremt në të rozë.

E këtë ndryshim të flokëve ajo ja ka besuar Kacit.Përveç Kacit, ajo i ka besuar edhe kompanisë së ngjyrave ‘Palette’ që është mjaftë e njohur nga ana e gjinisë femërore. Përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Twitter’ ajo e ka ndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj. Po ashtu, Zeqiri ka lënë edhe një shkrim në të cilën e paraqet ‘rëndësinë’ që ja kushton flokëve.

“Flokë... Luaj me to! Janë vetëm flokë” ka shkruar këngëtarja. Stili më i ‘çmendur’ të cilin e ka përdorur këngëtarja është ai i para disa vitesh kur shkurtoi flokët e saj në stil mashkullor. Ajo përveç që vazhdon traditën e ndryshimit të flokëve duket se këngëtares i është bërë traditë që të bëjë edhe sete fotografish nudo.

Pas një seti fotografik me foto nudo, të realizuar nga Arton Humolli, ajo i është kthyer nudizmit dhe këtë gjë Dafina e ka konfirmuar duke përdorur përsëri rrjetin social ‘Twitter’ në të cilin ka postuar një fotografi të tillë.
