ME EUROPEN APO AMERIKEN?!
<span style="font-weight: bold">
Nga Gazmend KAPLLANI</span>
Le te bejme nje hipoteze. Ne Shqiperi behet nje sondazh ku pyetja kryesore eshte: nese ju imponojne te zgjidhni mes Europes dhe Amerikes, ju cilen nga te dyja do zgjidhni? Personalisht, ve bast se shumica e pergjigjeve do te hynin ne kategorine "Nuk di. Nuk pergjigjem". Per shumicen e shqiptareve Europa dhe Amerika jane e njejta gje. Fjalet Europe dhe Amerike zgjojne ne trurin tone te njejtat imazhe: liria individuale, demokracia politike dhe te drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik dhe begatia. Me pak fjale ato qe na mungojne.
Shqiptaret u gjenden per 50 vjet te jene jo vetem te izoluar por ne armiqesi maniake me Perendimin dhe simbolet e tij. Dhe kete e paguan ndoshta me shtrenjte se cdo popull tjeter ne Europe. Sot kerkojme - madje pergjerojme - qe Perendimi te na hape dyert. Besojme se po u beme pjese e Perendimit "terslleku historik" qe i ndjek shqiptaret "do te thyeje kemben". Per kete arsye, bejme apo tolerojme gjera qe luhaten ne kufijte e histerise dhe qesharakes: puthim rrotat e makines se Xhejms Bekerit dhe behemi pjesetare te hemisferes se kultures frankofone!
Njekohesisht, besojme se fqinjet tane kane qene me te mikluar nga Perendimi, sidomos nga versioni europian i tij... U desh kriza jugosllave dhe Kosova qe per here te pare te kthehej permbys "skema historike": kete radhe u bene shqiptaret qendra e perkujdesjes dhe mbrojtjes perendimore. Kjo fale kembenguljes se versionit amerikan te Perendimit. Ndoshta Miloshevici kishte te drejte: "Po te ishte Miterani gjalle dhe Helmut Koli ne pushtet, s'do kishte bombardime". Europa kete radhe veproi ne menyre, si ta them, joeuropiane - deklaronte Miloshevici ne nje nga intervistat e tij te rralla pas bombardimeve. (`La Stampa', Janar 2001). Opinioni publik ne vendet fqinje ishte kunder bombardimeve. Jo per motive antiperendimore (sic projektohet shpesh ne Shqiperi) se sa per motive thjesht nacionaliste: ne nje rajon ku shtetet-kombe linden dhe u forcuan duke kerkuar vazhdimisht favoret e Perendimit, fqinjet e perjetonin si kanosje perkrahjen e Perendimit ndaj shqiptareve. Si do kishin reaguar shqiptaret sikur p.sh. NATO te bombardonte Kroacine ne favor te serbeve?
Mania e revanshit u duk qarte fill pas 11 shtatorit... Motoja kryesore e shtypit grek, maqedonas, serb, bullgar etj., i moderuar apo i pamoderuar ishte: Te dashur amerikane e shihni pra qe mbrojtet "femije te keqinj"; ndersa gazetat "permbyteshin" me "skenare" te vizitave dhe kampeve te Bin Ladenit ne Shqiperi. 11 shtatori ishte nje rast i mire per t'i radhitur shqiptaret perseri ne "Boshtin e Djallit"...
****
Ne Shqiperi behet pyetja: perse nuk kemi pacifiste? Besoj se pergjigjja mund te gjendet edhe ne Budapest, ne Varshave ose ne Prage... Sipas sondazheve, ketu opinioni publik eshte skeptik ndj luftes pak a shume ne te njejtat perqindje qe eshte edhe ne Perendim. E, megjithate, njerezit qe dolen per te manifestuar nuk i kaluan 2000 vete! C'do te thote kjo? Servilizem ndaj me te fortit, ndaj SHBA-se? Por, nese qytetaret "lindore" vuanin prej servilizmit, nuk do pergjigjeshin se e shohin me skepticizem luften. Dicka tjeter akoma me e rendesishme i "pengon" te manifestojne skepticizmin apo pacifizmin e tyre: kaq vite nen regjimet totalitare ngjarjet ne bote dhe ne "shtepine e tyre" ndodhnin pa pjesemarrjen e tyre. Goditja me e rende e totalitarizmit komunist ishte qe i la vendet nga te cilat kaloi pa "shpirtin qytetar". "Jam skeptik apo kunder luftes, por mua nuk me llogarit askush. Manifestoj apo nuk manifestoj, njelloj do te jete" - mendon njeriu i dale prej totalitarizmit. Trashegimia e totalitarizmit eshte "nihilizmi qytetar".
Edhe ne Shqiperi duket se perqindja e atyre qe nuk i bind domosdoshmeria e luftes kunder Irakut eshte goxha e madhe. Megjithate pervec lodhjes dhe "nihilizmit qytetar" te trasheguar nga totalitarizmi, shqiptaret kane edhe nje arsye tjeter te forte pse nuk shfaqin hapur skepticizmin e tyre ndaj luftes: per ta kjo eshte nje lufte e Perendimit (qofte edhe e versionit anglo-sakson te Perendimit). Per arsye te se kaluares por edhe te se tashmes ndiejne se marredheniet me Perendimin jane akoma shume te brishta dhe i frik - jo pa te drejte - fakti qe mund te trazohen serish. I frik kaq shume sa nuk ngurojne te "bejne kurban" cdo lloj mendimi kritik ndaj Perendimit.
Megjithate, ne se Bushi dhe Ramsfeldi kembengulin pa kushte ne mesianizmin e tyre politik, pa e care shume koken nese BE-ja shperbehet; ne se Shiraku kembengul ne perpjekjen e tij per ta bere me cdo kusht Francen simbolin e nje Europe te Rilindur si fuqi antagoniste e SHBA-se, atehere edhe shqiptaret do duhet te bejne zgjedhjen e tyre me cilen ane te Perendimit duan te identifikohen me shume... Per shqiptaret kjo zgjedhje eshte e dhembshme, si zgjedhja (koke-permbys) e Uliksit midis Silles dhe Karibdes. Pikerisht atehere kur kishim filluar te enderronim Itaken...
Ne cdo rast, ne se ne kete zgjedhje nuk marrin pjese "qytetaret" dhe u lihet "carta bianca" qeveritareve, mos kini dyshime qe keta te fundit do radhiten me ate ane te Perendimit qe do t'u jape perspektive me te gjate pushteti: me ate ane te Perendimit qe per arsye te te ashtuquajturave "interesa strategjike" do toleroje autoritarizmin e tyre dhe falsifikimin e votave, do beje nje vesh shurdh e nje sy qorr per marredheniet e tyre me krimin e organizuar dhe do t'u lejoje te hedhin te pabezdisur vallen e korrupsionit... Fatkeqesisht, keto jane "kriteret Perendimore" te demokracive post-totalitare ose, sic i quan Matvejevic, te "demokraturave".
<span style="font-style: italic">Marre nga 'Koja Jone'</span>