Me duhet nje program.

albawebdesign

Primus registratum
Me duhet nje program.

Me duhet nje program i cili merr fotografi nga kumpjuteri (me falni se nuk po di te shprehem mire ne shqip).

Nje program qe mund te marr foto nga cka jam tu be si psh. nha nje loje qe e luaj etj. etj.

Me nderime
ALBAWEBDESIGN
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Me duhet nje program.

Po, he burr' (gru')!
Qyr tastierën se po e gjen nji tast/buton/pullë/marafet ku shkrun:

-------
| |
| Print |
| Scrn |
| |
-------

Ky tasti/butoni/pulla/marafeti t'maron pun' ene s'po ke nevoj' hiq për naj program.
Shtype pa u tut, (me gisht, jo me traktor!) ene po e shef vedi se chka t'ban.

Hajt me faqe t'bardh!
 

heirat1302

Primus registratum
Re: Me duhet nje program.

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Po, he burr' (gru')!
Qyr tastierën se po e gjen nji tast/buton/pullë/marafet ku shkrun:

-------
| |
| Print |
| Scrn |
| |
-------

Ky tasti/butoni/pulla/marafeti t'maron pun' ene s'po ke nevoj' hiq për naj program.
Shtype pa u tut, (me gisht, jo me traktor!) ene po e shef vedi se chka t'ban.

Hajt me faqe t'bardh! [/qb]
Vetëm se harrove të tregosh se si më tutje kur e prek PrtScr tasten
Më tutje shkon puna kështu ate moment qe e ke prekur PrtScr kompjuteri e mban ne mend atë foto e ti per ta hapur ate foto apo perpunuar duhet qe ta hapesh nje nga foto programet qe ke ne kompjuterin tend dhe pastaj e hap nje foto te re apo edhe e ban paste apo einfügen(gjermanisht) si foto te re dhe u be, e ke mu aty ate foto që e ke ba kur e ke prek ate tasten PrtScr.
Të duhet ndihmë me teper atëher lajmërohu
Përshëndetje
 

X-GoodBoy

Primus registratum
Re: Me duhet nje program.

Procedura per print screen:
Mbaj shtypur "Alt" dhe shtyp "PrtSc".
Shko tek "Paint Brush" program dhe mbaj shtypur "Shift" dhe shtyp "Insert" ose shko tek "Bar Menu" dhe bej "Paste". Ene "Save @$$" /pf/images/graemlins/smile.gif qysh ta dush. Kjo pocedure nuk punon n.q.s do qe te "capture" foto nga nje film. Vetem per ate qe ke perpara monitorit, vetem per ate eshte. Per lojra nuk jam i sigurt se nuk e kam provu.

Shnet e pare.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Me duhet nje program.

Për foto nga një DVD, programi përkatës që mundëson luajten e filmimit ka një zë menuje "Capture Frame" diku, (PowerDVD imi e kryen këtë duke shtypur C ndërkohë që ke vepruese (aktive) dritaren kryesore)që të lejon fiksimin e një çasti si foto. Shih mbase edhe për një ikonë të ngjashme me një aparat fotografik që do ishte paraqitja grafike e asaj pjesë të menusë.
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Me duhet nje program.

alt+print Scr te jep dritaren aktive. Print Scr te jep te gjithe desktop. Nderkohe, shko tek www.download.com dhe merr ScreenPrint32 (qe eshte falas) per te bere "screen capture" dmth, te zgjedhesh pjesen qe do te kopjosh ne ekran.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Me duhet nje program.

Te gjithe sa u thane me siper jane korrekte, desha vetem te shtoja dicka: nqs perdorni Corel, aty keni nje utility qe quhet Corel Capture. Sherben per te fotografuar imazhe nga lojrat qe luani, apo dhe nga ndonje dritare qe keni hapur ne kompjuter. Opcionet i ka fantastike, te len te percaktosh se me cfare butoni do e aktivizosh, formatin e fajelit, folderin ku do e ruash(e ruan dhe ne clipboard) etj.
 
Top