odisea i ri
Primus registratum
Me duar te pastra
“ME DUAR TË PASTRA”
Të gjithëve në Tiranë duhet tu ketë bërë përshtypje një poster elektoral, titulluar “Me duar të Pastra”, në sfond të të cilit ndodhet kandidati i Partisë Demokratike, z. S. Berisha.
Kohë më parë, në Itali, në një sipërmarrje të guximshme të autoriteteve të zbatimit të ligjit, e sidomos nën ndikimin dhe drejtimin e një perj njerzve më të shquar për luftën kundër mafies dhe krimit të organizuar në këtë vend, gjykatësit Xhovani Falkone (i cili siç dihet u eleminua pikërisht nga pushteti i krimit), ndodhi ajo që nuk pritej : filloi të zbatohet dhe vihej në jetë operacioni “Me duar të pastra”. Si pasojë me dhjetra celula mafioze dhe njerëz të pushtetshëm të krimit u hetuan, arrestuan, gjykuan dhe dënuan. Ky ishte padyshim, një nga shembujt më domethënës se si një shtet, ose me saktë, se si ndienjat dhe përkushtimi i njerëzve të vëretetë të zbatimit të ligjit me vendosmërinë për të treguar para shoqërisë se, “Ne nuk mund të lejojmë që në një shtet ku duhet të sundojë ligji dhe respektimi i tij, të jetë Ai, pra krimi i organizuar dhe mafia që duhet të qeverisë me rregullat dhe metodat e saj të përgjakshme.”…
Nuk ishte thjesh një operacion i karakterit policor a ndonjë bashkoperacion i organeve të zbatimit dhe ruajtjes së ligjit, por diçka më tepër. Ishte një vazhdim i ngritjes së ndërgjegjes së shoqërisë në reagimin ndaj fenomeneve të tilla si dhe ngritjen në një shkallë sipërore të përgjegjshmërisë së pjestarëve dhe profesionistevë të organeve të tilla së pari kundër inaktivitetit të drejtuesëve, shtetarëve me lidhje të dyshimta mafioze, se dyti ndaj përfaqsuesëve të “nderuar” të paaftë të pushteteve të shtetit dhe së treti duke besuar në principet shtet-qeverisëse ku duhet të sundojë vetëm rendi i ligjit.
Të gjithë mund të kuptojnë se pikërisht, më shumë se kur, ajo çka për Ne, Shqiptarët, ishte një perceptim viziv apo informativ i asaj që ndodhte te fqinjët tanë, tashmë është një realitet i dhimshëm këtu, në vendin tonë. Kudo, në çdo skaj të vendit por dhe jashtë tij, ku jetojnë Shqiptarë, ndeshesh me po të njëjtat dilema : A jemi dhe në në një realitet të tillë kriminal, ku në vend të shtetit ligjor sundon mafia dhe krimi i organizuar ? A jetojmë në një shoqëri ku të gjithë aktorët që marrin përsipër përgjegjësitë përfaqsuese dhe qeverisëse të çdo lloj kohe a mjedisi pas zgjedhor, në një formë a një tjetër janë të vesuar nga fenomeni i “kriminalizimit shoqëror” ? E mandej, cilat janë garancitë e shoqërisë përballë një realiteti të tillë për të tashmen por dhe të ardhmen ? Çdo të ndodhë më tej ?
Jam i sigurt që që të gjithë mendojnë dhe aspirojnë në shfaqjen e individëve, që në gjuhën e antikitetit quheshin “heronj”, për të marrë në dorë “timonin” e drejtimit kah positives. A kemi ne individë – “heronj” ? Kush janë njerzit që mund apo duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e thjeshtë por sa dhe të vështirë të vendosjes së shtetit ligjor dhe respektimit të ligjit ? A mumd të ketë në Shqipëri të tillë ?
Nisur nga përmbajtja e posterit elektoral dhe nga grafika e tij, mund të mendohet se PO, një njëri i tillë ekziston. SALI BERISHA. Ai është njëriu i duhur i cili mund të organizojë një diçka të ngjashme me operacionin me duar të pastra.
A duhet ne ti besojmë ?
Është e vështirë të japësh një përgjigje se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen. Mbase për këtë do të duhet të mbajmë parasysh një tërësi faktesh dhe rrethanash të marra në një realitet që tashmë është i njohur. Pak a shumë të gjithë jemi dakort se, për ato që marrin përsipër veç përgjegjësisë politike edhe përgjegjësine e qeverisjes për një interval të caktuar, kanë jo vetëm të drejtën për të kryer qeverisjen sipas programit të tyre fitues e konform rregullave dhe standarteve, por edhe detyrimin për pranimin dhe përballjen me përgjegjshmërinë politike, shoqërore dhe sigurisht ligjore, qoftë kjo administrative apo penale. Në një vështrim të viteve 92”-96”, të gjithë menduam se, më në fund, aspiratat për një shtet ku do të sundonte liria, respektimi i ligjit, i të drejtave dhe lirive themelore të individit, ndërtimi i tregut të lirë të garantuar nga legjislacioni përkatës, do të ngriheshin institucione shtetërore nën parime të respektimit të ligjit dhe jo të preferencave politke, të afta të përballonin sfidat përfshirë dhe ato të krimit të organizuar, pra thjesht ngritja dhe funksionimi i një shtrese të shtetarëve profesionistë, ku vendi do të zhvillohej kah perëndimit dhe standarteve të tij, lëvizja e lirë e njerëzve do të garantohej nën parimet e urbanistikës bashkohore pra, as më pak dhe as më shumë, shteti i ri që do synohej të ngrihej do të funksiononte duke implementuar një infrastrukturë rregullatore e cila do të garantonte parimet dhe do të na çonte drejt standarteve të një shoqërie për të cilën të gjithë kishim pritur.
Konkluzioni ?
Mbase përgjigjet dhe teoritë e sotme të mbështetura shpesh në realitete dhe njësi matëse të ndryshme dhe aspak si kategori objective, janë në mos të vështira aq dhe retorike.
Cila është e vërteta, a u veprua drejt, a u patën parasysh të gjitha këto aspirate nën dirtën dhe vullnetin, aq shumë të kërkuar dhe përfolur sot, atë politik ? A u gabua në zgjedhjet e bëra, si në vizione edhe në burime njerzore ?
Sigurisht që PO.
Hovi dhe dashuria për pushtetin, aksioni në emër të tij, për shkaqe thelbësisht të evitueshme, dhe pabesueshmërisht sot, jo të pranueshme, solli atë që ishte e paimagjinueshmja që mund të ndodhte : një strukturë shtetërore dhe infrastrukturë rregullatore, përfshirë atë institucionale, që me zbatimin, vendosjen dhe respektimin e ligjit, nuk mund të kishte kurrësesi lidhje.
Nga një sistem monopartiak, ku udhëheqëse ishte partia e punës, u kalua në një sistem pseudo - pluraristo - partiak, ku përsëri, ajo që nuk duhej të ishte, ndodhi, një përshtatje e partisë shtet në emër të lirisë dhe zhvillimit të demokracisë. Pra, një forcë e djathtë politike, që nuk kishte asnjë lidhje me atë që sot pretendohet të arrihet, frymën e ideve liberale, që në përpjekjet për qeverisje passolli një lloj hibridi ndërmjet ndikimit total të forcës udhëheqëse politike dhe nga ana tjetër, shthurjes institucionale ( ku duhet të përfshihet, veç konsideratave politike dhe rekrutimi i burimeve njerzore pa baza profesionale dhe edukuese si dhe aspak në përputhje me parametrat e një shoqerie bashkohore) si një lloj drejt anarkisë.
Pa harruar këtu që, në vend të respektimit dhe të zhvillimit të lirisë së shtypit, respektimit të lirisë së mendimit, shfaqur në formacionet politike, u ashpërsua presioni dhe represioni ekzekutiv të ideuara pabesueshmërisht nga kryeshtetarët-“çlironjës”, zbatuara prej trupave policore dhe për çudi dhe shërbimeve famkeqe sekrete – vazhdim i turpshëm, në vazhdën e institucioneve unike, hibride të krijuara, si dhe ndoshta, veç paaftësisë së dukshme dhe verbimit militant ndaj katastrofës ekonomike përzier kjo, pas viteve 94” me doza të ndikimit të krimit të organizuar të brendëshëm dhe të jashtëm, veprimtarisë së dashakeqësve të Shqipërisë si dhe të humbësve të turpshëm të pozitës social komuniste të cilët, sigurisht vunë në përdorim armën sekrete – segmentet e ish-sigurimit të shtetit ( këtu është fjala për elitën e këtij organi e cila, ashtu si dhe në vendet e tjera ishkomuniste, me rënien e komunizmit, të cilin ajo e kishte paraprirë, forcoi pozitat e saj në fillim ekonomike e më pas politike duke penetruar thellë në strukturën “shtetërore” të krijuar, lehtësisht të manipulueshme për asryet që përmendëm më lart) dhe e gjitha kjo në një situatë ideale si ajo e Shqipërisë së viteve 92-94, me arrogancën e kryeshtetarëve të atëhershëm ngaj sjelljes në mardhëniet ndërshtetërore edhe me miqtë tanë dashamirës nuk kishte se si të mos sillte pas pranverës së “dashur” të 92” pranverën e zezë të fillim vitit 97”!
Ky ishte realiteti i atëhershëm, të paktën sipas mendimit tim.
Nuk është e udhës të renditen analiza për post 97”, pasi gjendja nuk është se ndryshon, bile mund të vërehet se tashmë krimi i organizuar dhe antishteti është konsoliduar dhe ajo që nisi nga 92” si mënyrë të vepruari npm abuzimit sot është kthyer në standart të pashkurar. Dhe në Shqipëri “gjërat e pashkruara”, por që respektohen me fanatizëm janë bërë ca si shumë! Bile aktorët e sotëm, shtetarë në pozita drejtuese sidomos, e kanë kthyer atë në kult. Nëse në vitet 92 – 96” të gjithë filluan të shikonin me sytë e tyre abuzimet me pushtetin në mënyrë të hapur, sot “simetrikët” e tyre kujdesen edhe për detajet “teknike” duke fshirë edhe gjurmët më të vogla. Dhe ky është një hop thjesh “cilësor” që kryhet nga “teknikë” te zotë, të pregatitur në dritën e mësimeve të “xhaxhi” Marksit, Enverit dhe se fundmi të “xhaxhi” Tosit !!!.
“Me duar të pastra”.
Çdo të ndodhë vallë ? Mundet të kemi besim se Z. Sali Berisha, tashmë nuk pret gjë tjetër veçse të kthejë në vend idealin e humbur të formacionit të tij dhe vetes ? Sigurisht që dhe të vetes, pasi bëhet fjalë për nje individ i cili me ose pa dëshirën e disave, është pjesë e historisë së Shqiperisë si një nga njerzit që ndikoi në renien e atij sistemi të urryer. Dhe kostoja e tij si lidership është mbase me e lartë përgjatë rrjedhës së historisë nëse nuk do të kishte mundësinë, mundësi që do të donte ta kishte gjithkush që beson se mund të ndreqë të kaluarën, (të paktën më duhet të besoj për pranim dhe kuptim të gabimeve) të kenë një mundësi të dytë.
A është shoqëria e gatshme të jape këtë mundësi, kush janë garancitë ?
Ky është vertet një handicap i madh. Por në fund janë ato, qytetarët, që do të vendosin, jo vetëm duke parë realitetin e krijuar dhe aspak të denjë për ne Shqiptarët, por dhe duke mësuar nga gabimet e të kaluarës.
Nëse papërgjegjshmëria e 97” ngeli pa u ndërshkuar nga pushteti i drejtësisë, ashtu si në fakt duhet të kishte ndodhur, nëse do të ketë një gabim të dytë atëherë mbase do të jetë shoqëria që do të kujdeset për “duart e pastra” …