Mbyllet përfundimisht tuneli i Kalimashit, shembje të vazhdueshme
TIRANË- Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës do të mbyllet përfundimisht. Specialistët thonë se në tunel kanë dalë probleme serioze që firma nuk i kishte parashikuar, ndaj është rekomanduar që të mos përdoret. Mësohet se do të hapet një rrugë e re që do të rrotullohet rreth malit të Thirrës, duke ndryshuar totalisht projektin e autostradës qindramilionëshe.

Ministria e Transporteve nuk e ka pranuar këtë fakt, por ka njoftuar se “nga dita e hënë, data 21.09.09 tuneli nuk do të funksionojë, për arsye se punimet e Tunelit të Thirrës në këtë autostradë kane hyrë në një fazë intensive me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhenierike duke i dhënë më shumë kohë kontraktonit”.

Nga ana tjetër, burime konfidenciale thotë se para pak ditës është zhvilluar një mbledhje mes përfaqësuesve të firmës zbatuese, supervizorit dhe Ministrisë së Transporteve, ku janë parashtruar gjithë rreziqet që sjell ky tunel dhe janë shtruar alternativat për bërjen të kalueshme të rrugës së re. Duke qenë se tuneli ka pasur shembje të vazhdueshme që nga dita kur është hapur e deri më sot, është menduar që ai të mbyllet për një kohë të pacaktuar dhe rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë ti modifikohet një aks i ri, plot me kthesa që do ti bjerë rrotull malit të Thirrës, me skemën e rrugës së vjetër.

Ky tunel u përurua me urgjencë gjatë fushatës elektorale, ku lideri i PD-së, Sali Berisha u gjend atje për prerjen e shiritit bashkë me Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi. Që nga 31 maji kur është përuruar, Bechktel-Enka ka mbyllur disa herë këtë tunel me 3 apo 7 ditë për të kryer punime shtesë. Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë nga kompania amerikane dhe kompania nënkontraktuese turke. Opozita e majtë, ndonëse e konsideron një projekt të rëndësishëm, e ka akuzuar qeverinë për korrupsion në tenderimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Sipas saj në emër të patritozimit, janë vjedhur paratë e shqiptarëve.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22494. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22494