Re: Mbremje shqiptare per Vit te Ri!
ASA eshte shoqata e studenteve shqiptare ne UK dhe organizon kete mbremje:
Të dashur anetare
Gjatë kohëve të fundit, kemi qenë tepër të angazhuar në aktivitetet e shumta që ishin organizuar me rastin e Festave Kombëtare të Nëntorit, për të cilat dëshirojmë t’ju urojmë të gjithëve “Gëzuar!” duke shpresuar njëkohësisht se keni kaluar momente vërtet të këndshme.
ASA në bashkëpunim me Shpresa Programme, po përgatit një mbrëmje festive me rastin e përfundimit të vitit. Ky aktivitet do të zhvillohet më 22 Dhjetor, 18.00 – 00.00 (Hyrja falas) gjate të cilit mirëpresim prezencën e secilit prej jush. Ky nuk është as kërcënim e as vërejtje , por ne me të vërtetë po punojmë shumë për një mbrëmje sa më të larmishme, por gjithmonë nën mirëbesimin se do të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj. Në këtë mbrëmje do t’ju ofrojmë:
Live Music
DJ Shqiptarë
Happy Hour midis orës 19-21
Karta Anëtarësie
Adresa: Establishment
135 Finchley Road
(Stacioni më i afërt është Swiss Cottage,
Autobusat 13, 113, 82, 31, C11)
Mungon Adresa e plote ju lutem vendoseni.
ASA dëshiron te shfrytezoje kete aktivitetet qe t’i pajisë anëtarët eksistuesë si dhe ata të rinj me karta anëtarësie, për të cilat ASA ju lutet të sillni një fotografi të vogël. Çmimi i anëtarësisë është £5.00. Në lidhje me detaje apo hollësira të mëtejshme rreth këtij organizimi, ju lutemi te na kontaktoni me e-mail
Ndërkohë, shpresojmë dhe urojmë nga zemra që të jeni duke përmbushur me sukses të gjitha kërkesat dhe sfidat akademike që ju ofron ky fund semestri.
Me respekt
Kryesia e ASA-s
p.s mua me erdhi me email ky msg :wave: