mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

komino

Valoris scriptorum
mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

Tatimet, mars 2006 - mars 2005, më pak 77 milionë lekë
Tirane- Në muajin mars 2006 janë mbledhur nga administrata tatimore 77 milionë lekë më pak se në muajin mars 2005. Por Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka guximin që realizimin e të ardhurave në muajin mars ta quajë realizim dhe rekord historik. Në fakt, administrata tatimore e realizoi planin në masën 107.9 % për shkak të planifikimit të ulët. Por, ajo që bie në sy është se megjithë tejkalimin e planit për muajin mars administrate tatimore ka mbledhur 77 milion lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Administrata tatimore në muajin mars 2006 ka mbledhur 6.77 miliardë lekë. Ndërsa në muajin mars 2005 janë arkëtuar nga administrate tatimore 6.84 miliardë lekë.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Alfred Prifti mashtroi në konferencën për shtyp se, "nga të dhënat e rakorduara dhe me thesarin e shtetit, gjatë muajit mars janë arketuar rreth 7 miliardë lekë ose 116.5%, ndërsa së bashku me kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore janë arkëtuar rreth 10 miliardë lekë ose 111.6%. Duke zbritur rimbursimet për muajin mars janë 330 milionë lekë, të ardhurat neto të realizuar nga Administrata Tatimore janë 111.2%, ndërsa sigurimet 101% dhe në total 108%. Krahasuar me një vit më parë në total janë mbledhur 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë më shumë". Kjo është deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Alfred Prifti para disa ditësh. Në vijim ai tha se, si tre-mujor të ardhurat krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2005 janë 20 milionë dollarë dhe sigurimet 11 milionë dollarë,gjë që do të thotë që në total janë realizuar 31 milionë dollarë më shumë se tre-mujori i 2005. Ndërsa krahasuar me planin e vitit 2006 si tremujor janë realizuar të ardhura tatimore 14.5 milionë dollarë ose 108.2%, ndërsa sigurimet shoqërore 270 mijë dollarë që në total janë 14.8 milionë dollarë (neto), bashkë me vlerat e rimbursimeve, mund të flitet për një tejkalim prej 19.8 milionë dollarë. Duke u bazuar në të gjithë të dhënat e paraqitura Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Alfred Prifti tha se realizimi i të ardhurave të tre-mujorit në total është 107.5% krahasuar me planin, ndërsa me vitin 2005 janë realizuar të ardhurat 138.7% më shumë". Gjithsesi të gjithë këto shifra të deklaruara janë objekt për tu verifikuar sa të vërteta janë pasi në këtë shkrim u verifikua vetëëm plani dhe tejkalimi në total i të ardhurave për muajin mars 2006.

Dhunë tatimore për mbledhjen e tatimet mbi Fitimin dhe Biznesin e Vogël

Tiranë- Arbitrariteti tatimor është shprehur shumë qartë në mbledhjen e tatimit mbi fitimin dhe atij mbi Biznesin e Vogël.

Vërehet se tejkalimi më i madh në planin e të ardhurave për muajin mars 2006 është vërejtur në tatimin mbi fitimin. Megjithëse ky tatim u ul nga 23 në 20 % ai ka një tejkalim në masën 143.77 %. Duhet theksuar se ky tatim është vjelur në mënyrë arbitrare dhe afrofe, pasi nuk ka dalë asnjë bilanc nga firmat në muajin mars. Arbitrariteti në mbledhjen e kësaj takse ka qënë i hapur pavarësisht se administrata tatimore e quan tregues të një performance më të mirë të administrimit të kësaj takse. Por po të ishte kështu nuk do kishte mosrealizime të tilla në TVSH. Janë arritur të mblidhen 2.5 miliardë lekë në muajin mars kur plani ishte 1.739 miliardë lekë. Megjithatë mosrealizimin e treguesve në disa taksa administrata e ka mbuluar me tejkalimin në tatimin mbi fitimin.

Po kështu ka një tejkalim plani në tatimin mbi të ardhurat personale si rrjedhojë e rritjes së taksës mbi pagat. Duhet kujtuar se Ministri i Financave Ridvan Bode mashtroi deputetët kur tha se nuk do të kishte efekt rritja e kësaj takse. Në muajin mars u mblodhën 660 milionë lekë kur plani ishte 612 milionë lekë.

Po kështu me tejkalim del dhe plani i të ardhurave nga Tatimi mbi Biznesin e Vogël. Pavarësisht se u përgjysmua ai del me tejkalim si rezultat i rritjes së arbitraritetit të punonjësve të administratës tatimore. Në muajin mars u mblodhën 480 milionë lekë, kur ishin planifikuar 464 milionë lekë.

Shkëmbimet tregtare me Maqedoninë 300 milion lekë

TIRANE- Sipas ATSH, eksportet e Shqipërisë me Maqedoninë kanë shënuar rritje gjatë muajit Janar të vitit 2006, por përsëri ato zënë një peshë të vogël në totalin e aktivitetit të tregtisë së jashtme me këtë vend. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëjnë të ditur se shkëmbimet tregtare me Maqedoninë arritën në 300 milion lekë. Vlera e importeve kap shifrën 248 milion lekëve, ndërsa eksportet llogariten me vlerë minimale 52 milion lekë. Struktura e importeve përfaqësohet nga sektori i mineraleve, materiale druri, metaleve si, gizë, celik, tela bakri, profile alumini, makineri e pajisje etj. Ndërsa eksportet drejt Maqedonisë janë kryesisht prodhime druri dhe vegjetale.

Shkëmbimet tregtare me Greqinë gjatë muajit Janar të këtij viti llogariten në vlerën e 3 miliard e 281 milion lekë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë këtij muaji importet nga Greqia llogariten në vlerën e 2 miliard e 765 milion lekëve, ndërsa eksportet llogariten në vlerën 516 milion lekë. Referuar këtyre shifrave, Greqia vazhdon të mbetet partneri i dytë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë, mbas Italisë që zë vendin e parë. Eksportet drejt Greqisë llogariten 9.1 % të totalit të eksporteve dhe importet 13.9 % të totalit.


www.ZERIPOPULLIT.COM
 

komino

Valoris scriptorum
Re: mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

Vlorë. Një tremujor i suksesshëm për tatimorët


Taksat realizohen 102 për qind


Një tremujor tepër i suksesshëm për tatimorët e Vlorës. Dega e Tatim-Taksave të qytetit bregdetar ka realizuar, por ndërkohë ka shkuar përtej saj me një tejkalim plani. Plani është realizuar 102%. Dy treguesit të vlerësuar kryesor si TVSH si dhe tatim-fitimi kanë njohur një realizim të kënaqshëm. Ajo, çka dëshmoi në këtë tremujor Dega e Vlorës është një tejkalim prej 12 milionë lekësh, për kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Ne jemi një nga rrethet, ka pohuar kryetari i kësaj dege të qytetit jugor E.Frakulla, që vajtëm me plan të realizuar dhe të tejkaluar, për tremujorin e parë të vitit që jemi. Kryetari i kësaj dege ka nxjerrë këtë bilanc pozitiv për degën e këtij qyteti në mbledhjen e taksave dhe tatimeve. Kemi regjistruar një tejkalim prej 22 milionë lekësh në tremujorin e parë me një realizim prej 102.62%.

Kryetari i Tatim-Taksave të këtij qyteti ka pohuar se nuk ka qenë në dukje e lehtë të arrihet kjo shifër. Ndërkohë ku është mbështetur kryetari i kësaj dege që ka nxjerrë këtë konkluzion. Ndoshata largimi i një subjekti, që sillte të ardhuar të mëdha. Mund të përmend faktin, shprehet kryetari i kësaj dege, që vitin e kaluar treguesi i akcizës ka qenë në masën 35 milionë lekë të reja, sepse ka qenë prezent një subjekt që kryente eksportin e cigareve, por që ky i fundit e ka zhvendosur aktivitetin e tij nga qyteti jugor, duke u transferuar në qytetin e Gjirokastrës, por pavarësisht se shifrat e planit ishin të njëjta me vitin e kaluar, pra edhe me mungesën e këtij subjekti në pagesën e akcizës, ne kemi tejkaluar tremujorin e parë, gjë që dëshmon se tremujori i dytë do të pasohet nga tregues më pozitiv.

Në këtë tremujor janë grumbulluar 110 milionë USD më tepër se viti i kaluar.

Kryetari degës jugore të Tatim - Taksave ka njohur njerëzit e mediumeve me shifra. Janë 110 milionë USD të mbledhura në tatime dhe dogana në tre muajt e parë të krahasura këto me vitin e shkuar. Janë rreth 40 milionë USD më tepër se plani i vitit 2006. Ç'farë shprehin këto shifra sipas kryetarit të tatimorëve të qytetit jugor. Besojmë, shprehet Frakulla se paketa fiskale me të gjitha ndryshimet e reja do të implementohet në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Si do ta përkufizonte punën e biznesit në këtë qytet në tre muajt e parë, kryetari jugor shprehet: vihet re një ndërgjegjesim dhe përgjegjësi nga ana e biznesit të qytetit.

G. LL





www.RILINDJADEMOKRATIKE.COM
 

ujku81

Primus registratum
Re: mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

Nuk i besoj shume ZP Gene, realisht jane mbledhur me shume taksa, por jo se administrata u be me efektive, thjesht tatimi mbi fitimin qe parapaguhet, eshte rritur per shume biznese (vleresimi i tij behet nga organet tatimore).

Problemi eshte se dhe kjo administrate, ashtu si paraardhesja, vazdhon ta shhe biznesin si armik e hajdut, nderkohe qe vete shteti i "grabit" sistematikisht bizneset nepermjet arbitraritetit te punonjesve te tij ne vleresimin e taksave.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

e di qe nuk i besohet ZP po merr vetem shifrat dhe interpretoi vete.

Ku u bazua administrata tamimore per te rritur paradhenien e taxes nderkohe qe nuk ka marre bilancet?!

apo ashtu e desh puna?!

pse shifrat i kane krahasuar me planin (me ben te qesh) dhe jo me vitin e shkuar sic do te ishte normalisht.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

si e interpreton faktin qe nuk eshte realizuar mbledhja e tvsh (qe bazohet ne fakte) dhe eshte rritur mbledhja e kesteve te tamim fitimit (qe eshte diskrecionalitet)???
 

ujku81

Primus registratum
Re: mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

Edhe administrata e kaluar me planin i krahasonte (dhe arrinte gjithmone tek 99%).

Tatim fitimi (vleresimi i parapagimit) ka 3 vjet qe rritet, dhe kete e kane ndjere te gjithe.

Per TVSH nuk te jap dot pergjigje sepse nuk e kam ndjekur as ecurine, as shifrat.

Por, konkluzioni im eshte, nuk ka asnje ndryshim deri tani ne administrimin tatimor, se nuk kane mundesi edhe po te duan. Sala mbreme premtoi per ulje taksash ne qershor, te shohim....(mos e ben si PS qe uli tatim fitimin nga 25 ne 23%) dhe rriti vleresimin e tatim fitimit te parapaguar.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

Ne fakt, ne fakt, ky quhet efekti Albert Gajo (sipas meje) zv ministri i integrimit keto llogaritje ka pas bere kur ishte ne opozite, e si shperblim uu be zv minister. mendimi im eshte qe per 2005 shifra ka se bashku te ardhurat tatimore me sigurimet shoqerore, ndersa ne 2006 i ka te vecuara. Me pare kete gabim e bente Gajo, tani e ben Brace, ca ndryshimi ka... Ne do integrohemi nje dite
 

ujku81

Primus registratum
Re: mblidhen me pak taxa (jo ne vlore)

Megjithate me duket shume skandaloze menyra se si abuzojne me padijen dhe injorancen e miletit ne raportimin per mbledhjen e taksave, dhe kete e kane bere te gjitha qeverite qe nga 1992 e ketej. Kane 10 vjet qe e bejne krahasimin ne vlere absolute, madje me habiti drejtori aktual i tatimeve kur doli ne TV dhe tha qe kemi rritje kaq e aq (si ne kohe te xhaxhit, u realizua pllani kaq e aq, etj, etj)dhe shtoi se "nuk ka rendesi ne %, rendesi ka qe kemi rritje ne vlere absolute" /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif

O e ka pas per ndonje gje tjeter, o drejtori ja ka fut kot pastaj. /pf/images/graemlins/confused.gif
 
Top