Mbi qendrueshmerine e institucioneve
SUPERMINISTRIA, lapsus apo …. “gafë” e menduar mire.
Projekti politik i PD – Partia Demokratike, nën konsultën e KOP – Komiteti i Orientimit të Politikave, tashmë votuar nga shqiptarët, nisur dhe nga disa zhvillime të ditëve të fundit duket se, do të abstragojë nga koncepti fillestar. Votuesit e zgjuar, por jo dhe aq sa të kuptojnë me një llogjikë të ftohtë dhe konstante detajet e një platforme, për më tepër asaj që mund të jetë vetëm në mendjen e konceptuesëve të projekteve a liderishipit, pranuan ofertën për një Kabinet më të vogël, duke shuar disa ministri, nën një arsyetim mëse real për jo efektivitet dhe mos kryerje e shërbimeve në mënyrën dhe formën e duhur ndaj qytetarit. Fati i disa prej këtyre ministrive do të jetë pra, jo thelbësisht shkrirja por integrimi i tyre në struktura ekzistuese, si është rasti i përqëndrimit në atë që do të quhet MB – Ministria e Brendëshme (nuk di pse PD i rikthehet modelit të shkuar social-komunist në përqëndrimin e shumë prej funksioneve në MPB – Ministria e Punëve të Brendëshme ) !
Është krejt e besueshme dhe pozitiv fakti që një ministri (super) e tillë do të duhet të ketë kompetenca funksionale “konkrete” në mënyrë që qytetari të ndihet sa më mirë në shërbimet ndaj tij. Dhe si i tillë projekti është votuar. Por….
Në një nga konferencat e shtypit të Kryetarit të PD, z. Sali Berisha, idea e MB nën një concept më të gjërë të tij do të jetë me tepër se projekti i paraqitur votuesit shqiptar nënkuptonte.
Roli dhe pozita e varësisë nga KM – Kryeministri për institucione të caktuara, do të duhet të jenë “Komitetet ndër ministrore” në vend të institucioneve me varësi kryeministrore apo agjenësive të tjera. Avokati i shquar z. Ngjela shpesh në mënyrë ironike citon, “nëse do të zbarrisësh një punë, ngri një Komision – Komitet në rastin tonë”.
Pozicioni i prefektit, nën një vështrim të tillë do të ishte më efikas dhe i zbatueshëm po t’i bashkngjitet MB. Një ide e tillë është llogjike po të mendosh se në projektin politik të shprehur, ministria e punëve sociale do të integrohet në atë të rendit publik, pra MB.
Por z. Berisha avancon më tej me abstagimin e tij, përsa i përket destinacionit të agjensive të tjera, të cilat mund të jenë të pavarura apo nën varësinë e KM. Jo rastësisht ai përmend dhe një agjenësi si ajo e mbrojtjes dhe garantimit të Sigurisë Kombëtare - Shërbimit Informativ të Shtetit. Nën këtë vlerësim të zotërisë në fjalë, do të ishte jo e konceptueshme ekzistenca e një agjensie të tillë jashtë konsorciumit MB. Dhe arsyetimi “imediat” është ai i përqëndrimit të forcë për luftën kundër krimit të organizuar! Kohë më parë, “arma” e “pathyeshme” e Sigurimit të Shtetit ishte në të njëjtin konsorcium, atë të MPB. Dhe “efikasiteti” i saj në raport dhe me agjensi të tjera të zbatimit të ligjit apo ato të dhënies së drejtësisë është i njohur. Me rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, pas zgjedhjeve demokratike të vitit 92” u bë e mundur një konfigurim i cili, të mund të jepte një ndarje të rolit të agjenësive të zbatimit të ligjit që, për hir të funksionit ndahen në ato të ruajtjes së rendit (policia), përfaqsimit të akuzës në gjyq ( Prokuroria) dhe të mbrojtjes dhe ruajtjes së sigurisë kombëtare ( shërbim inteligjent)!
Koha kalon shpejt, e “inteligjenca” novatore e KOP, rikthehet në “historinë e lavdishme” të “lavazhëve të trurit” masterizuar në “laboratorët” e pregatitjes së “Kuadrove të PP” – Shkolla e partisë! Mbase disa nuk e njohin dhe aq mirë historinë e vendit të tyre.
Për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit “bashkimi” nën një “grusht të hekurt” mbase duhet t’i lërë vendin zgjidhjeve dhe ideve të tjera. Mbase në vend të bashkimit do të duhej një bashkpunim më efektiv, dhe kuptim të qartë të funksioneve të seicilës agjensi. Elementë të tillë si merita, aftësitë dhe profesionalizmi mbase duhet të zënë vendin e, mefshtësisë, kriminalizimit të pozicioneve “eprore” dhe militantizmit “kuq e blu”. Vullneti politik nuk mund të jetë mbi rendin e ligjit. Zbatimi i ligjit dhe vullneti politik nuk janë dy standarte paralelë në përcaktimin e destinacionit të institucioneve. E për më tepër, duhet të jetë ky i fundit në funksion të të parit.
Gjatë fushatës për zgjedhjet në kuvendin popullor, z. Berisha në shumë e shumë intervista dhe fjalime në publik, në shpalosjen e projektit politik të PD, për rastin e fatit të institucioneve të administratë publike në përgjithësi shprehej se ai nuk ngatërronte shtetarët që me profesionalizëm dhe përkushtim edhe nën trysninë e vazhdueshme nga drejtuesit politikë të tyre, nuk ngurronin të përpiqeshin për ndërtimin e shtetit ligjor. Ai nuk duhet të harrojë deklaratat në lidhje me atë që ai e quante se është tepër normale dhe e nevojshme, ekzistenca e Shërbimit inteligjet për luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizimit etj– apo se “një shtet nuk mund të kuptohet pa veshët e tij”! Duket se qeveria e re e z. Berisha do të jetë pa veshë.
Është e tepërt ti kujotj z. Berisha se funksionet e shërbimeve inteligjente edhe në Shqipëri, nuk janë vetëm krimi i organizuar apo terrorizmi. Jo. Ka dhe aspekte të tjera mbase edhe më të rendësishme për vetë pozitën tonë gjeopolitike, të cilat janë me vend të merren parasysh, si zbulimi apo kudërspiunazhi. Duket se hapsirat e tryezave teokratike kanë venë në fjeti doktorin.
Mbase nuk është kjo arsyea.
Krijimi i një superministrie me të tilla kapacitete dhe kompetenca do të jetë një element tepër i rendësishëm në atë që reklamohet si “ pregatitje për fitoren e ardhme”. Befas, pas një lufte për krijim të institucioneve në funksion vetëm të ligjit, kemi një kthesë të paparashikuar në një terren që duket i veshur nga “mjegulla” dhe “minat”. Dhëntë zoti mos për qytetarët shqipëtarë.
Do të ishte me inters të mësonim nga këto zotërinj se si do të mund të mënjanojnë atë që z. Bersha e mendon si “Qeveri paralele”, në një kohë që funksionet dhe kompetencat e MB do të jenë më të mëdha se të vetë “Kabinetit të vogël” të z. Berisha ???.
Nisur nga një çekulibëri institucional që do të krijohet, cilat do të jenë garancitë e qytetarëve shqipëtare përballë institucioneve me “muskuj të tendosur” ?! “Shoku” Enver në veprën “X- iks”, të vitit “X- xixë” shkruan se … Shqipëria është i vetmi vend në botë për këtë dhe atë çështje!
Duke hedhur vështrimin në ato që z. Berisha e ka për zemër të përmendë shpesh herë, “web-et” e ndryshme, rezulton se edhe vendi më i humbur i botë ka një shërbimi inteligjent, e jo vetëm Shqipëria, me një pozitë gjeopolitike jo fort të favorshme dhe miqsore në axhendat e fqinjëve.
Mbase shoku Enver ka patur të drejtë për vendin e parë dhe zgjidhjet e vetme që japin liderët Shqipëtare..
Nëse z. Berisha në abstragimin e tij të ditëve të fundit nuk kërkon të ndërtojë një superministri me qëllime “të programuara mirë”, apo për të dhënë zgjidhje alla shqiptare, mos do të ishte me vend të mendojmë se ai po përpiqet të “zhveshë” atributet e KM nga këto “degë” të panevojshme ?
Atëherë, propozimit dhe projektit tuaj, në lidhje me shërbimin inteligjent, mbase do të jetë e udhës që drejtimi të orientohet kah Presidentit të Republikës, për të plotësuar figurën e tij si Kombandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, Kryetar i këshillit të lartë të drejtësisë dhe Kryetar i Komitetit për sigurinë kombëtare. Do t’u rekomandoja, në vizionin tuaj të “zhveshjes” nga kompetencat, që fatin e një agjensie të tillë në funksion të sigurisë kombëtare t’ja delegonit, kuptohet pas ndryshimeve ligjore të nevojshme, Presidentit të Republikës.
Ky do të ishte një veprim i zgjuar për ju z.Berisha. Dhe nuk është e thënë se KOP-istet janë të zgjuarit e vetëm në këtë vend.
Por z. Berisha atëherë kur “kambana” të bjerë, ju s’do të mund të dëgjoni.