Mbi muzikën përsëri, (mbi mitizime, keqkuptime, gabime, (shkruajtur pa lidhje logjike))

Albforumi

Primus registratum
Mbi muzikën përsëri, (mbi mitizime, keqkuptime, gabime, (shkruajtur pa lidhje logjike))

Celebrity-Image-Led-Zeppelin---Plane-728244.jpg

L.Z

Mbi muzikën  - përsëri (1)
Its only rocknroll but I like it.

Patëm folur pak për mediokritetin që na ka pushtuar këto…le të themi këto 120 vitet e fundit edhe, më në veçanti për habinë ( time ) mbi faktin që nuk po na dëgjojnë veshët akoma një album a një skenë të denjë për këtë emër. Jo në kuptimin e muzikë, e as për tekste, një album superior sështë e thënë të jetë perfekt. Një album perfekt është ai që hap një rruge të re në muzikë e arrin të krijoje një rryme që ndiqet. Shembujt që sillen zakonisht janë ata më banalet, Velvet Undergroung&Nico, Highway 61, Nevermind, Storia di un impiegato, Starsailor apo një album i rastësishëm i Beatles, London Calling, Mc 5, Never mind the bollocks… Spo flasim për albume të mire, këtu, secili nga këta albume ndoshta është i tille, por jo perfekt ashtu si është bje fjala Grace, Born to run apo Songs of Leonard Cohen. Fuqia e këtyre albumeve është fakti që kanë krijuar rryme. Kushdo që i ka dëgjuar ka krijuar një band.

Do thoni : këta janë amerikane edhe gjeni. ( thojeni thojeni, po ju pres ) . Por deri tani ska ardhur ndonjë lajm që gjenialiteti të jete i shpërndare sipas mënyrën gjeografike, shpërndahet akoma më teorinë e kaosit ( e të spermës ) kështu që kjo vërejtje është e kote.  Idetë e tingujt janë personal. E muzika është aq demokratike saqë të lejoje të regjistrosh edhe në rast vështirësish ekonomike, për më shume në periudhën e myspace e të facebook ku talenti ka dalë rrugës. Nuk është pra, as një çështje promovimi aq sa edukimi publiku. E kjo e fundit është një histori më vete, në atdhe nuk ka as happy end. Është një çështje, besoj, ambienti, publiku e guximi. Çdo periudhe ka protagonistet e saj, aq sa për aftësinë e këtyre për tu imponuar, aq edhe për aftësinë e publikut për ti përballuar. Jam i  bindur që sikur Stairway to heaven të regjistrohej sonte 9 radio nga 10 nuk do e kalonin sepse do e gjykonin tepër të gjatë.

Ka pak ngatërrese në këtë pike, lidhur më se shumti më mitizimin  e asaj që quhet, gabimisht,  periudha e arte e rok nroll. Të dëgjosh ca tipa të duket sikur muzika fillon më Hound Dog ( Elvis Presley ) e mbaron më Coda ( Led Zeppelin ) e çdo gjë që nuk është prodhuar në ate periudhe është vepër e shejtanit. Që këta tipat ishin engjëj të nis nga Arkitekti i madh e çdo gjeje tjetër mund ti vesh vize. Gjeja më interesante është që, nuk e di se pse, është përhapur ideja që këta nuk ishin as commercial ( që tani e tujte përkthyer në tregtare, të përdorim pak shqipen, duke qëne se në pasaportën time shqiponja ka dy koka e jo një. )

Le të themi që ideja është pak a shume kjo : tregtare është ajo që bën sepse e di që do i pëlqejë publikut. Jo-tregtare është ajo që bën sepse të pëlqen ty, jo aq shume sepse ti je i mire apo i dashur apo i zgjuar, por thjesht sepse smund të besh asgjë tjetër, sepse ashtu e ndjen. ( përcaktimi ka shume defekte duke qënë se se kam kuptuar kurrë se ça dreqin është muzika tregtare, preferoj akoma ta ndaj në muzike që më pëlqen e muzike që smë pëlqen. Është  edhe më e thjeshte )  Nëse themi që gjerat tregtare bëhen më qëllim si pjese e një plani djallezor besoj se gabojmë. Në  fund të fundit nuk arrij të mendoj për asgjë më banale e më tregtare se sa Immagine e John Lennon. ( A The dark side of the moon, realizur nën udhëheqjen e lavdishme të shokut R.Waters që dëshiron një album që të ketë një dozë psaikadelik të mjaftueshme për tu dëgjuar nga të gjithë, pak pop, një concept album mbi Asgjë-në absolute, plus ndonjë këngë të përshtatshme për t’u transmetuar në radio. ) Por edhe pse pranoj se është e tille, nuk mund të them që Lennon ishte i ndërgjegjshëm kur e shkruajti. Valle mendoni se do të kishte pasur të njëjtin sukses sikur ta kishte shkruajtur George Micheal apo Lenny Kravitz? Thjesht, sështë tregtare sepse këtu hyjnë edhe cilësitë e idetë e njeriut.

(tani do shkruaj që cilësitë e njeriut në vetvete nuk ndryshojnë asgjë këtu, nëse e di këtë kalo direkt te paragrafi tjetër  se o pak e gjatë)

-    Në thelb, ndryshe nga sa mund të duket, arti është gjeja më egoiste që ekziston. Cdo pikture, film a këngë është një homazh i vogël drejt prostitucionit. Artistet që na pëlqejnë nuk janë medoemos ata teknikisht të aftë, ndryshe do ishim çmendur të gjithë mbas Vai, Malmsteen a Seiko e do ishim të gjithë tifozë të R.Madridit. Fale Z-tit, ashtu si shijet tona, jemi imperfekt. (Këta janë njerëz që i janë dedikuar teknikes e dine të bëjnë 400 akorde në një sekondë, e enderrojne vetëm që tu lindin edhe dy krahë të tjerë në mënyrë që të bëjnë 800 akorde e 500 riffe në një fraksion sekondi. Pak a shume më të njëjtën logjike e për të njëjtat arsye për të cilat uzinat komuniste mburrej sepse bënte 300 pale këpuce në dite. Pra, volum volum volum. Për mua kanë të njëjtën bukuri që ka një statuje antike : elegante, e pathyeshme, sublime por thjesht mermer, pa shpirt. Gjithmonë e më shume u afrohen fenomeneve që mund të gjesh neper libra Guiness apo neper gazeta në faqen  A e dinit që… Është kjo edhe arsyeja për të cilën akoma sot J.H konsiderohet si kitaristi më i madh e më i rëndësishëm, sepse një teknike shume të mire i shtonte edhe një doze personaliteti që e bënte më të hijshëm, përtej zotësisë teknike. Hendrix thoshte Ma kanë kopjuar aq here saqë kam pare edhe kitaristë që kopjonin në mënyrë perfekte gabimet e mia). Nuk është një zgjedhje e artistit. Secili këndon atë që ndjen, dhe më besoni nëse ju them që askush smund të thotë Ok, tani po ulem e po shkruaj një këngë dashurie! thjesht ajo sdo dali. Në shumicën e rasteve ajo që dëgjojmë është ajo që ai ndjen. Nëse ndodh që kjo përkon edhe më shijet e publikut në ate moment do përcaktohet edhe muzike tregtare.  Nëse nuk bjeme dakord më këtë atëherë mund të themi fare mire që Elvis ishte gjeni, Beatles u formuan sepse panë që Elvis shiste shume, Stones pane që Beatles kishin sukses ndaj u formuan edhe ata, ndoqën të gjithë njeri tjetrin për të pasur sa më shume lek ( e pi… femra ) . Meqë kjo nuk është komplet e vërtetë, bjemë dakord që secili e ndjente ashtu ndaj edhe formuan ato albume e bene ato grupe. Jo sepse zgjodhën vete, por sepse mundësitë ishin të kufizuara, përderisa ajo ishte muzika që dëgjonin. Cilësitë e artistit pra, janë gati të parëndësishme në këtë pike, ashtu si edhe artisti vete që para se tu bindet marketingut i bindet asaj që ndjen e smund të shtiret sikur është dikush tjetër.

Fakti është që të gjithë artistet e mëdhenj janë tregtare. Dark side of the moon ka shitur rreth 45 milion kopje, Millennium i B.Boys nja 40 milion kopje. Pse njeri është tregtar e tjetri jo? Sepse njeri më pëlqen mua e tjetri jo? Grupet më të pasur për momentin  janë njerëz tip Beatles, Stones, U2, Coldplay, P.Floyd.

Të gjithë grupet e mëdhenj janë tregtar deri në piken në të cilën të gjithë shkruajnë për të kënduar e këndojnë pastaj për të shitur. Ndryshojnë vetëm ekstremet, është e thjeshte ta kuptojmë nëse janë apo jo të tille bje fjala sepse këngët ua shkruajne të tjerë apo sepse kanë një kujdes maniakal kundrejt imazhit të tyre, apo sepse nuk janë më këngëtarë por juke box, po prape sipas meje më pëlqen/smë pëlqen është mese e mjaftueshme, nejse, ju si të doni.  )

Tani mund të themi
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3669

Top