mbeshtetje totale

trebeshina

Primus registratum
mbeshtetje totale

Nga informacionet qe qarkullojne ne institucionet shteterore, mesohet se ne muajin qershor (date 9) do te vije per vizite ne shqiperi presidenti i amerikes Xhorxh Bush. Para vizites se tij ne Tirane do te mberije per nje tjeter vizite presidenti rus Putin (pikerisht nje ose dy dite me pare).
Pra fillimi i muajit Qershor do te jete sipas burimeve shume domethenes per Shqiperine.
Si i mendoni keto vizita?
 

notorious

Primus registratum
Re: mbeshtetje totale

mesiguri... do vin t'ndajn tokat.

pse jo, dhe per i dor tavell me xhaxhi Salen

presidenti Rus... njoftohet 48 ore para nisjes per nje vizite shteterore jasht teritorit Rus

imagjino sa e komplikuar esht levizja e Presidentit Amerikan... rezik ky i dyti kur esht n'avion njoftohet se ku po shkon

trebeshina... mos hap panik kot, se sdo len ure e bordure pa minuar fanatiket Mysliman, me i prit mysafiret siç duhet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: mbeshtetje totale

E veshtire ta besosh asnjehere nuk ka ardhur ne shqiperi prsidenti i U.S.A gjithashtu dy dite me vone mund te vi edhe i Rusise,eshte dicka simbolike kjo?dhe cfare kerkone Putin ne shqiperi hajde mire Bush qe mund te quhet si vazhdim i marredhenjeve te mira dhe krijmi i marredhenjeve te reja po Putin cmund te kerkoj?
 

trebeshina

Primus registratum
Re: mbeshtetje totale

Ne faqen zyrtare te Shtepise se bardhe, u konfirmua lajmi se z. Bush do te vizitoje ne kuader te nje turi ne Europe, edhe Shqiperine ku do te takohet me z.Moisiu dhe z.Berisha.
Edhe media shqiptare po e citon kete vizite si histroike per shtetin shqiptar, pasi eshte hera e pare qe nje president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes viziton Shqiperine.
 

Ergler

Primus registratum
Re: mbeshtetje totale

Bush Welcome!Putin nuk kemi nevoj per viziten tende!Keshtu do te thosha.Vizita e nje presidenti te USA ne nje vend te vogel si Shqiperia,eshte nje nje nder dhe sajdisje.Them se ndofta ju vihet fre orekseve te fqinjeve tane lakmiqare.Kur te perkrah shteti dhe njeriu me i fuqishem i botes patjeter ndihesh i sigurt.USA mund te na vleresoj sepse jemi i vetmi vend qe i duam dhe i respektojme ne Ballkanin e trazuar.
Edhe me Rusine na intereson te kemi mardhenie normale.Po qe se do te vij bujrum.Ne na intereson importi e gazit rus.
 

trebeshina

Primus registratum
Re: mbeshtetje totale

Eshte deklaruar axhenda zyrtare e z.Bush ne Shqiperi. Ai do te takohet me z.Moisiu dhe z.Berisha.
Nje tjeter takim qe mendohet se do te jete jashte protokollit zyrtar do te jete dhe ai ne oborrin mbreteror shqiptar, me mbretin Leka Zogu,( egziston nje lidhje e afert gjaku ndermjet familjes mbreterore shqiptare dhe familjes Bush)
Ne kandidimin e tij te pare per president te USA z.Bush ne lidhjet qe kishte familja e tij me familjet mbreterore ne bote, deklaroi nje lidhje me te afert gjaku me familjen mbreterore shqiptare dhe lidhje te larget gjaku me familjen mbreterore Angleze dhe lidhje gjaku me pothuajse te gjitha familjet mbreterore europiane.
Ne avantazhet per lidhje me familjet mbreterore te dy kandidateve Bush dhe Gore, z.Bush fitoi me shume pike.
Po te kerkoni ne google, (george bush albanian king) ju mund ta konfirmoni kete informacion.
 

dimir

Forumium praecox
Re: mbeshtetje totale

Xhorxh Bush ne shqiperi!
Eshte e cuditeshme se ky fakt nuk me ka emocionuar dhe per me teper e kam pare si gje jo te mire.
Cfare do Bush ne Shqiperi.?
Kam degjuar lloj-lloj spjegimesh dhe arugmentesh, por fatkeqesisht asnjera nuk ma ka mbushur mendjen.
Kjo ardhje e tij ne Shqiperi me teper me duket si nje farse e ndonje paftyresie qe mund te ndodhi me kosoven.
Me duket si ogur i zi!
Shpresoj dhe uroj te jem i gabuar, por duhet patur kujdes.!
Me largimin e tij, pas kerkesave te shumta qe mund te kete per ndonej qender rraketash apo te gjerave te peraferta kryesisht luftarake do te jete dhe suporti per kosoven!

Une jam shume i bindur se Bush vjen ne shqiperi per interesat e USA dhe ne vecanti intresat e tij politike.
 
Top