MBËSHTETNI PAVARËSINË E KOSOVËS ME NËNSHKRIME!

Vis Elbasani

Forumium praecox
MBËSHTETNI PAVARËSINË E KOSOVËS ME NËNSHKRIME!

Pershendetje te gjitheve!

LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE (ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE) ka nisur fushatën për të bindur administratën amerikane që të deklarojë hapur përkrahjen e saj për pavarësinë e Kosovës tani, si zgjidhje e vetme për paqe e qëndrueshmëri afatgjatë në Ballkan! Për këtë, kongresmenët e nderuar Henry Hyde dhe Tom Lantos (i pari Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan dhe, i dyti, anëtari më i lartë demokrat në këtë Komitet) kanë hartuar Rezolutën 28 drejtuar Kongresit Amerikan. Rezoluta ,që kërkon përkrahjen publike të Administratës Amerikane për pavarësinë e Kosovës, pritet t’i drejtohet Presidentit të SHBA-së. Për këtë, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të AACL, veprimtarë të organizatës vullnetare Gjenerata e re shqiptare kanë marrë përsipër mbledhjen e firmave në shkallë kombëtare, nga qytetarë të ndryshëm, shqiptarë dhe jo-, për të përkrahur Rezolutën 28. Janë mbledhur rreth 10000 firma nga shqiptarë dhe të huaj të ndryshëm në internet, në faqen zyrtare të AACL. TROKISNI EDHE JU DHE JEPNI PËRKRAHJEN TUAJ, duke hyrë në faqen www.aacl.com dhe duke trokitur (pasi të keni hyrë) në rreshtin
Shkruani emrin, mbiemrin e profesionin tuaj, duke lënë edhe ndonjë koment të shkurtër në lidhje me Çështjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi! Vëreni gjithashtu se sa e gjerë është lista e vendeve nga ku kanë nënshkruar qytetarë të ndryshëm që përkrahin pavarësinë e Kosovës! Mund të merrni më shumë të dhëna mbi veprimtarinë dhe përbërjen e atij që quajmë LOBI SHQIPTARO-AMERIKAN në faqen e lartpërmendur. JEMI TË GJITHË SHQIPTARË DHE, SI TË TILLË, E NDIEJMË SI DETYRË TË PËRKRAHIM NISMA TË TILLA PRO-SHQIPTARE.
Ndërsa, për njerëzit që nuk mund të nënshkruajnë nëpërmjet internetit, kanë mundësinë të nënshkruajnë nëpërmjet formularëve që po shpërndahen këto ditë të nxehta vere në gjithë trevat shqiptare. “GJENERATA E RE E SHQIPTARËVE” ka ngarkuar njerëz të ndryshëm, që e ndiejnë si detyrë dhe si vepër minimale mbledhjen e sadopak firmave nga njerëz të ndryshëm. Vis Elbasani është një nga të ngarkuarit dhe zotëron disa formularë të tillë. Kam mbledhur tashmë rreth 400 firma këto dy javë dhe kam hasur edhe në njerëz të ndryshëm që më kanë kërkuar një apo dy formularë për të më ndihmuar për mbledhjen e firmave në shkallë sa më të gjerë. TË GJITHË JU QË E SHIHNI TË ARSYESHME SE KENI MUNDËSI TË ZOTËRONI DY-TRI FORMULARË TË TILLË PËR T’I MBUSHUR ME FIRMA, NË QYTETIN APO KRAHINËN KU BANONI, QOFSHIN NËNSHKRUESIT EDHE JO-SHQIPTARË, MUND TË LIDHENI ME VIS ELBASANIN NËPËRMJET ALBFORUMIT DHE TË PAJISENI ME NJË KOPJE TË FORMULARIT. (Një formular përmban informacion të përmbledhur dhe vend për 17 firma. Këtu nuk kërkohet profesioni, por vetëm emër, mbiemër, adresa e shkurtuar dhe firma.) Në këtë mënyrë do të lehtësoni mbledhjen e firmave, nga njerëz që nuk mund të hyjnë dot në internet. Të jigthë e kemi nga një fqinj, gjysh, gjyshe, vëlla të vogël, mik apo kushëri, i cili nuk do ta kursente kurrsesi firmën e tij për Pavarësinë e Kosovës, por që nuk di ku të hedhë firmën. Nisma jonë do ta ndihmonte. NEVOJITEN SA MË SHUMË FIRMA DHE NUK KA CAK MOSHE (7 vjeç e lart!).
Për më shumë informacion, mund të shihni te gazeta “PANORAMA” e datës 6 Gusht 2004! Nuk ka ndonjë cak kohe për mbledhjen e këtyre firmave, por nevojiten sa më shpejt. Lobi shqiptaro-amerikan pret që nisma e tyre të vijohet nga ne me mdledhjen e firmave, kurse Pavarësia e Kosovës nuk mund të presë edhe aq gjatë. Duhet vepruar tani, qoftë edhe me një nënshkrim në mbështetje të Rezolutës së Kongresit Amerikan.

Top