maxhorance nacional socialiste, dhune policore
Vangjel Tavo ne kuvendin e shqiperise
Si qytetarë dhe si politikane të këtij vendi, po i shërbejmë një qëllimi të përbashkët:
Të anetaresohemi në Familjen e madhe Europiane. Por vota e elektoratit dhe ndërgjegja qytetare na e kanë ndaluar të heshtim dhe të mbyllim sytë përpara realitetit dhe të vërtetave të pamohueshme.
Sinqerisht, nuk e kam menduar që në Shqipërinë e viteve 2006, të qëllohen barbarisht nga policia fëmijët e vegjël, vajzat dhe plakat.
Fatkeqësisht edhe unë ndihem disi fajtor, e jo me pushtetaret e sotshëm, që urdhëruan policine kundër publikut dhe me paturpësine më të madhe kërciten shkopinjte e gomës edhe mbi një fëmijë 7-vjeçar.
Ndoshta 26 qytetar ng Nepravishta të masakruar nga "Vizionaret" e "Kohes për ndryshim", janë kthyer tashmë në ambasadore të qeverisë së sotshme drejt salloneve diplomatike Europiane, ku na përqeshin të gjithëve.
Si qytetar mendova se udhërrefyesit e policave do ta kursenin deputetin nga dhuna, për ta përdorur si fasadë drejt realizimit të qëllimeve politike në formën e shpërblimit ekonomik.
Por gabova.
Pushtetarët e djathtë kolltukofagët e përjetshëm të ç’vleresimit të të drejtave të njeriut, dinë të qeverisin vetëm me metoda antihumane.
Si Vangjel dhe si socialist, më 22 janar 2006, përjetova 26 dhe 28 Majin e vitit 1996 ku të njejtët protagonistë "denojnë me vdekje" tubimet poaqësore të progresistëve. Por, nuk e fsheh se isha dhe pak naiv në gjykimin tim.
Se mendova që poerëndimoret po u japin hapësira shoqatave për mbrojtjen e kafshëve e jo më pushtetaret e Shqipërisë "Europiane" të mos mendojnë për jetë njerëzish?!
Ky është njëe turp, kjo është një maskaradë!
Gjithsesi, ubnë si deputet bëra vetëm detyrën. U ndodha pranë votuesve të mi pasi ishin masakruar 2-3 ditë rrjesht nga policia e "sherbesave" dhe u mundova të jap kontributin tim për zgjidhjen e një konflikti midis komunitetit dhe shtetit që e ka zanafillën me burimin "Vrisi në Nepravishtë të Gjirokastrës".
Do të shpjegoj më poshte sepse ky konflikt nuk është nidis komunitetit dhe pronareve të një fabrike uji, siç duan t’a paraqesin në publik politikanet - polic që drejtojnë sot vendin.
Dua të sqaroj opinionin e gjërë nga foltorja e fjalës së lirë, se nga ky burim furnizohen me ujë të pijshëm 10 fshatra, 7 fshatra nga të cilët banohen nga komuniteti Grek në Komunën e Dropullit të Poshtëm dhe 3 fshatra në Komunën Qendër Libohovë. Fshatrat Nepravishtë dhe Drino e përdorin ujin edhe për vaditje, me të cilin ushqejnë fëmijët dhe mbajnë familjet. Shteti ka lidhur një kontratë me pronaret e fabrikës në fjalë për të përdorur një sasi uji nga ky burim. Komuniteti nuk është kundër, por pretendon se matjet e sasisë së ujit janë fiktive dhe sasia e ujit që do do të mbetet nuk u arrin për nevojat e tyre jetësore. Kurse përfaqësuesit e pushtetit lokal, pretendojnë me të drejtë se nuk janë pyetur për lejen e ndërtimit që i është dhënë firmës.
Në vend që autoritetet shtetërore të vijnë dhe të sqarojnë Komunitetin, qëllimisht fusin Fabrikën si palë në konflikt për tu shmangur përgjegjësive ligjore, politike dhe morale, pa pyetur për pasojat. Kjo është dhe paturpësia e qeveritareve të sotshëm se duan ti kundërvihen Komunitetit me dhunën policore, duke zëvëndësuar gjuhen e dialogut me shkopin e gomës. Si deputet i zonës nuk e fsheh se leja e parë për shfrytëzimin e 4 litrave për sekondë i është dhënë firmës nga Këshilli Kombëtar i ujit gjatë qeverisjes socialiste në vitin 1999, një leje e dhënë bazuar në shifra fiktive të prurjes së burimit. Ndërsa leja e ndërtimit i është dhënë firmës nga këshilli i atëhershëm i rrethit me firmën e kryetarit z. Jani Dako, person i shumë përfolur për bëmat e tij korruptive. Vendimi është marrë pa miratimin e këshillit të komunës siç e kërkon ligji. Ky vendim mban numrin 20. Eshtë atakuar nga kontrolli i shtetit pasi z. Dako me po këtë vendim ka dhënë 20 leje të tjera. Pra, konmflikti nisi që në atë kohë, por ne asnjëhere nuk e përdorëm policinë për të ushtruar dhunë ndaj Komunitetit në fjalë. Rinovimi i lejës u bë para disa javësh duke futur si palë edhe udhëheqësit politik dhe fizik të policisë së shtetit. Prandaj, ky konflikt nuk është më midis komunitetit dhe firmës por midis komunitetit dhe shtetit. Instancat ligjore le të kërkojnë dhe të gjejnë nëse është përdorur shteti nga firma, apo firma nga shteti.
Në mengjesin e 22 janarit u ndodha pranë banoreve të Nepravishtes për t’u zbutur dhimbjet nga plagët që kishin shkaktuar shkopinjtë e gomës të policëve "shërbetore", por edhe për të evituar konfliktin me pasoja me të rënda midis Komunitetit dhe policisë. Çështja ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Faktit Gjirokastër dhe mora në telefon Drejtorin e Policisë së Qarkut z. Kaja, për t’i kërkuar tërheqjen e trupave të policisë derisa të jape verdiktin drejtësia. Por ai me një arrogancë të pashembullt nuk begenisi t’i hapi telefonin celular deputetit të zonës. Banoret po protestonin paqësisht dhe pa mbajtur asnjë mjet të fortë me vete. Policia po provokonte vazhdimisht dhe një drejtues i policisë i veshur civil, jep ultimatumin në praninë time:
"Kam urdhërm bjeruni pa dallim!"
Shkopi i gomës kërciti mbi turmën disa minuta rresht duke krijuar një situatë shumë të tensionuar. Një polic i bindur, me kokore dhe skafandër, me goditi dhe mua me dorezën e shkopit të gomës. Mbaj mend që një gazetar bërtiti me të madhe "Po ç’bëni more fashista, ky është deputeti!"
Por ekzekutorët e "sherbesave" me shtynë dhe rashe pa ndjenja në një kanal 3-4 metra thellësi. Më erdhen ne ndihmë fshatarë dhe gazetarë dhe më nxorren prej andej duke më transferuar me makinën e një gazetari, pastaj me ambulancë në spitalin e Gjirokastrës.
I gjithë opinioni e mori vesh se "ndryshimi" i mbrapshtë ishte bërë tashme fakt i kryer. Po përsëritej ’93, ’94, ’96, ‘97-ta. Dhjetra banore, fëmijë, gra, plaka, burra dhe deputeti i tyre u plagosën nga policia. Urdhrat mizore të drejtuesve politik dhe fizik të Policisë së Shtetit bënë jehonë në altoparlantet e shkopave të gomës. Përveç telefonatës rutinë që më bëri zoti Ministër i Brendshëm, asnjë drejtues i Policisë Qendrore dhe Rajonale nuk u interesua për shëndetin e banioreve dhe deputetit të zonës. Madje, ushtruan presion dhe mbi mjeket dhe tentuan të zhdukin ose të fallsifikonin edhe kartelat e të demtuarve që kishin mmarrë ndihmen e pare në spitalin e Gjirokastrës. Policë të pashpirt apo drejtur politik të Policisë së Shtetit që mbartin dhe manifestojnë mentalitet diktatorial??
Të nderuar deputete!
Policët e thjeshtë janë bij nënash dhe kanë zbatuar thjesht urdhërin e eproreve politik dhe fizik. Drejtuesit e Policisë së Shtetit, sidomos Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, provuan se janë të aftë edhe për një detyrë tjetër. Zoti Kaja luajti në mënyrë të shkelqyer rolin e zëdhënësit të shtypit të partisë në pushtet., U mundua t’i jepte çështjes ngjyra policore dhe folklorike që janë të denja vetëm për karakterin e tij. U mundua të fshehë urdhër-rrëfyesit politik duke deklaruar folklorizma primitive.
Në fillim deklaroi se brinjët e deputetit Tavo janë thyer në një aksident automobilistik që i ka ndodhur disa muaj më parë. Një ditë më vonë pasi e mori vesh që akaidentin e kish pësuar një deputet tjetër, po më të njejtin emër dhe pasi kishte përpunuar tashmë materialet filmike në komisariat bashke me të dërguarit e z. Olldashi, (i referohem datës 24 janar, ora 11.00 paradite) del dhe deklaron se Vangjel Tavon e qëlloi populli, ndërsa policia i erdhi në ndihme. Pak orë më vonë i shtoi skenarit imagjinar të tij, se Tavua rreshqiti vetë. Deklaroi broçkulla të tjera që mua më vjen turp t’i theksoj dhe t’i përmend në këtë sallë.
Eshtë më mirë që drejtori i policisë së qarkut Gjirokastër të mos jetë zëdhënës shtypi i Partisë Demokratike, por të gjejë se kush i bën vjedhjet në Dropull, ku në tre musjt e fundit numërohen më shumë se 20 vjedhje, kush ka qëlluar kryetarin e shoqatës së gazetareve të jugut z. Engjellush Serjani para një muaji, kush e vuri zjarrin mobilerisë në Peshkëpinë e Sipërme të komunës Dropull i Poshtëm para 5 ditëve. Kjo është puna që duhet të bëjë zotëria në fjalë dhe jo të ushtrojë dhunë kundër personave të pafajshëm, apo të rri kafeneve me njerëz të inkriminuar ku së bashku pinë dhe dehen deri në orët e para të mëngjesit dhe thashethemet e tavolines z. Kaja i kthen në deklarata për shtyp.
Drejtori i përgjithshëm i policisë deklaroi se është gati të rreshtoje forcat e Policisë që moren pjesë në aksion.
Unë i drejtohem zotërisë në fjalë:
A mund të njihen policat me skafandra?!
Le të më thotë z. Drejtor se me urdhër të kujt dhe për çfarë situate kanë lëvizur forcat speciale të Dragotit?
Me urdhër të drejtorit të përgjithshem apo ministrit të Rendit? Sepse vetëm këta e kanë për kopetencë.
Kush ni kërcenon policët dhe oficerat e policisë që nese do të më vizitojne mua në spital apo në shtëpi do të pushohen nga puna?
Le të më kthejë përgjigje pra z. Ibraj për këto pyetje, për t’i thënë unë më pas se kush më ka qëlluar mua: Z. Olldashi apo Z. Ibraj.Pasi unë nuk kam asgjë personale me asnjë polic.
Dhe pas këtij akti, unë jam dakort për rrjeshtimin e policisë, por përballë tyre të rreshtoheshin viktimat e tyre, nëse kanë seder dhe shpirt njeriu.
Zonja dhe Zotërinj!
Çështja është politike dhe jo policeske. Unë si deputet akuzoj publikisht ata që urdhëruan masakrën e Nepravishtes në emër edhe të dhjetra të masakruarve. Flitet për ekspertiza, për grupe pu8ne që ka ngritur zoti ministër, por kjo është punë e tyre, se policia nuk mund të gjykojë policinë, policat nuk mund të gjykojnë milicat. Unbë jam i bindur që ata me çdo lloj mënyre (përpunime manipuluese të materialeve filmike apo me deklarata të gënjeshtërta ) do të mbrojne me çdo kusht eprorët e tyre që urdhëruan këtë akt të turpshëm.
Ne një kohë që ujkun e kanë në prag të derës, ata rendin pas gjurmëve. Kjo çështje, tashmë i përket politikes dhe drejrtsisë dhe jo policisë.
Dua të falenderoj publikisht votuesit e mi që mu ndodhen pranë këto ditë të vështira. Dua të falenderoj kolegët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste që më mbështetën. Dua të falenderoj për interesimin e tyre drejtuesit e Parlamentit Grek, përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme greke si dhe përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare në vendin tonë.
Zonja Kryetare!
Pas ekzaminimit të mjekëve edhe pse me një presion të paparë të policisë mbi ta për të shtrembëruar realitetin, brinja ime e 11-të është thyer dhe ka grumbulluar likid pleural. Por ky ujë nuk është i mjaftueshëm për të larë nga mëkatet urdhër-rrefyesit e masakrës së Nepravishtes.
Gjithashtu, si qytetar i lëtij vendi unë e bëra detyren dhe të gjitha faktet i kamn vënë në dispozicion të Prokurorisë së Shtetit Shqiptar.
Duke ju falenderuar, Zonja Kryetare e Kuvendit për interesimin Tuaj përsa i përket shëndetit tim, por edhe për deklaratën Tuaj për zbardhjen e çështjes, unë po Ju ve në dispozicion Kaseta Filmike që kanë lidhje me masakrën e 22 Janarit 2006, në Nepravishtë. Jam i sigurtë se si grua dhe si Kryetare e Kyvendit të Shqipërisë...do të tmerroheni...!
Gjithashtu, duke pasur parasysh se imuniteti i një deputeti qenka i pavlefshëm për ta mbrojtur atë nga vetë shteti që e ka për detyrë, unë e dorëzoj atë që në këtë moment, duke denoncuar paraprakisht, publikisht personat e sipërpemendur si shkaktare të çdo eventualiteti ndaj personit tim.
Ndërkohë, në varësi të reagimit të Z. Kryeministër për ngjarjen dhe në konsultim me elektoratin tim unë do të përshkallëzoj veprimet e mia në lidhje me karrigen time në këtë Kuvend.
www.zeripopullit.com