Martohet ministri Erion Veliaj, 1000 dasmorë në Kalanë e Gjirokastrës

Universal

AnonymouS

Kalaja e Gjirokastrës nuk ka pritur ndonjëherë më shumë vizitorë se mbrëmjen e së shtunës.
Krerë të lartë të shtetit, ambasadorë të akredituar në Tiranë, personalitete të njohura të politikës, medias dhe artit i janë drejtuar portës së kalasë me makina për të marrë pjesë në kurorëzimin e lidhjes së dashurisë së Ministrit Erion Veliaj me Ajola Xoxën.
Të kururuar në detaj, shiu u la pak mundesi per të ekspozuar qoftë dhe veshjet e tyre shik.
Nusja me fustan të derdhur me bisht të gjatë e vello, dhëndri me kostum te zi u betuan ne të mirë e në të keqe, para pastorit.
Në vend të Kryeministrit Rama, Kryetari i Kuvendit Meta hapi shampanjën pasi Erjoni i tha “Po” Arjoles dhe u shpallen burrë e grua.
Por Kryeministri e ka patur një përfaqësues të familjes në këtë ceremoni, djalin e tij të madh, Gregun. Vetë ka preferuar të qëndrojë me pjesën tjetër të familjes.
Për arredimin e çdo detaji ku mbizotëronte ngjyra “mavi” e PS-së së Veliajt, është kujdesur Geraldina Sposa, e cila ka organizuar para 4 vitesh edhe dasmën e Kryeministrit Edi Rama.
Grupe kengetaresh u bene bashke, kurse tre kuzhiniere gjirokastrite midis te tjerash, gatuan edhe qofte orizi byreke me lakra te egra.
Tradicionalja nuk ishte vetëm në ushqim, por edhe në veshje dhe muzikë. Ndonëse e konceptuar gjithçka mundane, tingujt e muzikës dhe këngës popullore kanë ndezur atmosferën. Çifti Veliaj me veshje të krahinës së jugut mblodhën rreth vetes dasmorët në kërcim.
Sigurisht që nuk munguan edhe urimet e të pranishmëve për çiftin e ri. I pari që nuk ka nguruar të shprehë urimet dhe konsideratën e tij për Ministrin Veliaj ishte deputeti socialist Taulant Ballaj.
“Të na trashëgohet deputeti më i mirë i jugut”uroi Taulant Balla.
“Urim më të bukur se të trashëgohen nuk ka besoj” u shpreh Nikoll Lesi.
“ Jetë të lumtur çiftit” uroi Ministrja Eglantina Gjermeni.
“Urime për dasmën”uroi Aron Tare, i cili spikaste me praninë e tij në ceremoni pasi mbante veshur një kostum tradicional të zonës së jugut.
“Të trashëgohen, jetë të lumtur, gjithë të mirat” uroi deputeti socialist Eduart Shalsi.
“ Nuk kishte mënyrë më të mirë për të kororëzuar dashurinë e tyre” u shpreh këngëtari Alban Skënderaj.
“ U uroj atë që më kanë uruar dhe mua, 100 vjet si këto” uroi Artan Lame.
“Urim i madh për çiftin dhe të gjithë çiftet që kanë ardhur tek dasma e çiftit” Artan Shkreli.
Unë do tu uroja në radhë të parë të kalojnë sa më bukur sot se është dita më e bukur e jetës së tyre, gjë të cilën e kam provuar dhe vetë një viti dhe shpresoj të jenë shumë të lumtur të gjithë jetën e tyre” uroi Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.
Listën e urimeve e mbylli numri dy i qeverisë, Niko Peleshi.
“ Meqenëse ma jepni mundësinë u uroj një jetë të lumtur, por siç e thashë preferoj ti takoj të dy nga afër”u shpreh zëvendës.kryeministri Niko Peleshi.
Të pranishëm në ceremoni ishin kreu i Kuvendit Ilir Meta me bashkeshorten Monika Kryemadhi, Ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Milena Harito, Lindita Nikolla dhe Blendi Çuçi, Ambasdori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, Ambasadori gjerman Helmut Hoffman, Ambasadori italian Massimo Gaiani si dhe Ambasadori suedez, Patrik Suenson.
Ceremonia e dasmës me rreth 500 të ftuar nisi rreth 20:30 të mbrëmjes së të shtunës për të përfunduar në orët e para të mengjesit të së dielës.Ndërkohë përgjatë gjithë kohës në hyrje të kalasë ishin të pranishëm unifoma blu të policisë rrugore .
Pas ceremonisë në Gjirokastër, dasma zhvendoset në Pezë, në një tjetër darkë të hënën me miqtë dhe të afërm.

ORA NEWS
 
Top