Marreveshja Nano – Berisha...

Redi

Forumium praecox
Marreveshja Nano – Berisha...

Marreveshja Nano – Berisha mbetet akti me i shumediskutuar ne mjediset politike dhe nder radhet e analisteve shqiptare. Nje pjese e analisteve shprehen skeptike tek qendrueshmeria e saj. Ndersa disa te tjere shprehen se istitucionet prej kesaj marreveshjeje nuk kane perfituar qendrushmeri, por kane pesuar vetem ndryshime drejtuesish. Nje pjese e politikaneve mbrojne idene se kjo marrveshje po instalon perfundimisht bipartizmin ne skenen politike. Ndersa te tjere shtojne se kjo marreveshje forcon pozitat e monopolit politik mes dy krereve qe kane dominuar skenen politike ne periudhen postkomuniste.

C’mendoni per "marreveshjen" e ciftit ?

<span style="font-weight: bold"> Redi </span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Marreveshja Nano – Berisha...

TRAZUESIT E LLUMNAJËS SHQIPTARE

U zemëruan shumë fanatikët e njërit krah të politikës shqiptare kur Edi Rama gjatë fushatës së tij elektorale për kryetar bashkie iu drejtua Sali Berishës me fjalët “Doktor Rrumpalla”. Qysh atëherë Saliu na ka ngopur me fakte e prova për të na bidur se Edi kishte pasur shumë të drejtë. Por, nuk është vetëm Saliu që bën rrumpallë në jetën politike, pushtetore e opozitare shqiptare. Rrumpallëbërësit janë të shumtë, të zellshëm, cinikë. Rrumpalla asnjëherë nuk ka qenë kaq e plotë, kaq e larmishme, kaq marramendëse sa tani kur mund të quhet edhe “Rrumpallë konsensuale”, e trazuar papushim nga Fatos Nano e Sali Berisha.

Kështu si janë bërë punët është plotëisht e saktë të flasim për “rrumpallë në llumnajë”. Vërshimet e ujërave të turbullta dhe të ndotura në tejngopje me psillëqe politike në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit e kanë mbuluar tërë jetën e vendit me një llumnajë erëkeqe që askush nuk merr guximin më të hyjë ta pastrojë dhe askush nuk e pastron dot për një kohë të shkurtër edhe sikur të guxojë. Vetëm të eturit për rrumpallë guxojnë të zhyten me qejf në këtë llumnajë, jo për të ulur nivelin e saj por për ta trazuar atë sa më shumë, për të kënaqur shijet tyre dhe prishur edhe pastërtinë e shijet atyre që rrudhin turinjt me neveri e zemërim dhë përpiqen të qëndrojnë sa më larg. Trazuesit e llumnajës duan që gjithë shqiptarët t’i ndjekin pas dhe në mos u kënaqshin të mbeten të trullosur.

Llumnajën shqiptare e sheh mirë dhe e pranon me dëshirë edhe Europa. Duhet ta përsërisim herë pas herë atë që e kemi thënë me kohë se Europa e përparuar, e zhvilluar, bujare, mirëbërëse Shqipërinë e do ta mbajë si nevojtoren kolektive publike të kontinentit të sterilizuar. Mund të ketë kasolle të varfër pa nevojtore, por shtëpi të bukur e pallat luksoz pa nevojtore nuk mund të ketë. Shqipëria në sytë e Europës është një vend i bekuar për të shkarkuar tepricat e saj të të ngrënit pa karar, të asimilimit të keq, të krimit ordiner, të mafias, të prostitucionit, të kriminlitetit të organizuar ekonomik jakëbardhë, të kontrabandës; për të bërë eksperimentet më të çuditshme politike dhe shoqërore; për të mbjellë hibride shoqërishë multietnike në terren kombëtar, për të parë si mund të arrihet shpërbërja e kombeve sipas teorzimeve e metodave sorosiane, si mund të bëhet integrimi europian e ballkanik nëpërmjet copëzimit, decentralizmit e shpërbërjes kombëtare shqiptare etj. etj.

Europa si zonjë e rëndë e qibare që është edhe nevojtoren e saj kolektive do ta ketë të pastër, moderne, të rehatshme, të parfumosur kur hyn vet në të. Prandaj ajo e e tregon një kujdes të domosdoshëm që të sjellë në Shqipëri vegla e shtupa pastrimi, solucione gërryese të pisllëkut e të aromatizmit dhe zgjedh edhe pastrues të përkushtuar, të cilëve ua vesh dhe rrobat e përshtatshme të punës që të duken edhe elegantë. Shumë shqiptarë sigurisht habiten, madje lumturohen, me tërë këtë kulturë që sjell Europa në Shqipëri, më gjithë këtë kujdes që tregon Europa për nevojtoren e saj ku u lejohet dhe shqiptarëve të gëzojnë disa të mira të përparimit të higjienizimit perëndimor. Dhe shumë shqiptarë pa e vrarë shumë mendjen i gëzohen pa masë këtij përparimi europian që mbulon disi pamjen dhe kutërbimin e llumnajës shqiptare.

Eqerem bej Vlora në ”Kujtime”, Tiranë 2001, v.II, f. 98-99 ka shkruar : “Për faj të shteteve fqinj dhe të fuqive të mëdha që morën pjesë në Konferencën e Paqes në Londër, por edhe për faj të vet shqiptarëve, u shua gjer edhe ëndrra për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Në këto rrethana të trishtme skena shqiptare u ndriçua edhe një herë nga vizita e çiftit princëror tek ikanakët e mbledhur në Vlorë. Por kjo ishte vrundulli i fundit i flakës atdhetare. Qyteti nuk kishte bërë asnjë përgatitje të posaçme për pritjen e çiftit princëror ( Vidit)...Gjithë qyteti, por edhe ikanakët (rreth 15 000 vetë) kishin vërshuar në skelë që dy orë përpara ardhjes së çiftit princëror. Në orën 11 jahti qeveritar “Muzurata” hyri në molo...Me mundime të mëdha çifti princëror, i shoqëruar nga ministri i brendshëm Aqif Pashë Biçaku hipi në pajtonin që kisha sjellë unë...Në atë entuziazmin e tyre të madh njerëzit i kishin çmbrehur kuajt dhe po e tërhiqnin vet pajtonin. Të gjorët njerëz. Ngazëllimi atdhetar u kishte zgjuar shpresën se me ardhjen e Princit hallet e tyre të mëdha do të merrnin fund”.

Skena të tilla, madje jo me frymëzim atdhetar, por me një dalldi ose pragmatizëm politik të shpëlar, shqiptarët i kanë përsëritur edhe më vonë. Nga disa shqiptarë kështu janë pritur edhe pushtues e armiq të kombit. Turmat kanë pritur të organizuara nga politika përfaqësues diktatorësh. Edhe tranzicioni demokratik nisi me dalldi të tilla para përfqësuesve të Perëndimit. Dhe kjo mendësi vazhdon e vazhdon. Dhe politika e pompon dhe e pompon këtë dalldi. Dhe mendimi inteletual e lustron dhe e lustron atë që të vezullojë më mirë nën rrezet e diellit euroatlantik që shqiptarët nuk ka ndërmend t’i ngohë as në verë më shumë se hëna lindore në një natë të kthjellët e të acartë dimri. Megjithatë shumë shqiptarë vazhdojnë të ngrohen psikologjikisht me nanurisjet e politikanëve dhe të “intelektualëve të tyre të shquar”, që vet ndihen rehat në llumnajë, se së shpejti në Perëndim ka për të lindur “Dielli i shqiptarëve” që do t’ua nxjerrë njëherë e mirë të ftohtit që kanë marrë gjatë historisë me ngrica.

Kurse Eqerem bej Vlora, jo me zë imagjinar nga përtej varri, por me zë të rregjistruar në “Kujtime”, f. 43 këshillon : “Kështu që shqiptarëve edhe sot e kësaj dite nuk u mbetet asnjë mundësi tjetrë veçse të presin më shumë nga vetja dhe më pak nga të huajt! Ka qenë gabimi ynë më i madh në vitin 1913 që i pritëm nga të tjerët të gjitha të mirat e të këqijat; se çfarë korrëm nga kjo pritje e tregon historia, e tregojnë këto faqe ( të librit)”.

Mirëpo mendime e këshilla të tilla shumicës së shqiptarëve nuk u kanë ardhur sipas midesë as atëherë kur shkruante kështu Eqerem beu, as tani që i lexojmë dhe i citojmë në. Shqiptarët e dinë veten për pragmatistë të mëdhenj : presin me durim deri sa kësmeti t’u vijë vet në gojë. Edhe kur kësmetin e tyre ua përgjysmojnë ose thërmojnë par syve, ose ua heqin si kafshatën nga goja ata nuk heqin dorë nga pragmatizmi durimadh. Kur një pjesë e tyre vendossin ta marrim vet, aq sa të jetë kësmetin e të mos presim vetëm lëmoshën nga të tjerët, shumica u vërsulet se nuk po ditkan të bjënë politikë, nuk po marrkan vesh si është bota, si arrihet më lehtë më e mira. Dhe historia vazhdon njësoj.

Kur shkruante Eqerem beu shqiptarëve fqinjët dhe Europa donin t’u vrisnin ëndrrën e pavaërsimit e të shteformimit të lirë. Nuk ua vranë dot fare, por ua plagosën rëndë dhe e lanë sakat deri tani, me troje shqiptare të bërë copa-copa midis shteteve të Ballkanit. Tani kur citojmë Eqerem beun, kujtimet e të cilit mezi u çvarrosën nga varri i harresës, fqinjët dhe Europa duan të na vrasin ëndrrën e bashkimit kombëtar. Na thonë : rrini se jeni më mirë të ndarë, se kështu fitoni më shumë , bëheni nga shqiptarë në multishqiptarë në Ballkan. E keni dëgjuar Veton Surroin si vjen e predikon në Tiranë, për ta zëvendësuar kombin shqiptar me një fedetatë apo konfederatë shoqërirash shqiptare në Ballkan?! I keni dëgjuar ndërkombëtarët sa me qejf e zell na përshkruajnë bukurinë dhe mrekullinë e kthimit të Kososvës shqiptare në shoqëri mozaike multietnike?! Keni dëgjuar si mburren dhe si i mburrin shqiptarët në Maqedoni se edhe votën, edhe pushkën i kanë që të bëhet me të vërtetë Maqedonia titiste e AVNOJ-it? Keni dëgjuar se si politikanët, pushtetarët, “intelektualët e shquar” sorosianë në Shqipëri përgjërohen natë ditë për panbalkanizëm, eurocentrizëm, globalizëm, kurse shqiptarnia e trojet etnike shqiptare u duken guacka shumë të ngushta e ndrydhëse për mendjet e tyre të gjëra e talentet e tyre të mëdha politike e administruese?!

Dhe të gjitha këto lyhen e përlyhen në atë llumnajën e trashë e të ngjeshur që ka krijuar politika e periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri që “granitin” e kohës së diktaturës së proletariatit e ka mbuluar me aluvionet e nihilizmit kombëtar të importuar nga Europa demokratike, ku ky nihilizëm qëndron gjatë deri në skadim nëpër depo, sepse prodhohet për eksport në vende i Shqipëria, jo për konsum në territoret e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku nacionalizmi të nxjerr sytë po ta cënosh atje ku nuk duron.

Në këtë llumnajën e trashë trazuesit e saj tani i kanë përveshur mirë kërcërirët e llërët politikë. Nga një anë bëhet zhurmë se me pajtimin midis Nanos e Berishës morën fund tensionet politike në Shqipëri dhe nuk do të ketë forca e individë që t’i armiqësojnë shqiptarët për politikë siç bënin Nano e Berisha deri tani. Nga ana tjetër janë po Nanoe Berisha që në bashkëpunim të ngushtë përpiqen të krijojnë polarizime të reja politike, të shkaktojnë tensione të reja politike pa të cilat e shohin se nuk ka vlerë pajtimi i tyre. Nga njëra anë reklamohet me të madhe pajtimi midis PD e PS, që deri tani përçonin grindjet e klaneve të vjetra komuniste të politikës shqiptare, nga ana tjetër nxiten sherre të reja për grindje të vjetra midis klaneve Shehu e Hoxha për të ushqyer llumnajën shqiptare me rrjedha të reja pisllëku politik dhe agjenturor. Nga një anë bëhët gjyq inkuzicionist për Shërbimin sekret, e sidomos për ish-kreun e tij që ende nuk është zëvendësuar, nga ana tjetër plasin sherret për takimi e kreut të mëparshëm të shërbimit sekret, Bashkim Gazidede, me porosi të drejtuesve të tij politikë ( në atë kohë ishin Berisha e Meksi) me kryekriminelin serb , Arkan, për të furnizuar Serbinë me naftë greke që të masakronte boshnjakët, shqiptarët e Kososvës e të digjte Ballkanin.

Drejt llumnajës vërshojnë pa pushim rrjedha të reja pisllëku. Në llumnajë nuk po bëhen punime pastrimi, por vetëm tranzimi të pisllëkut. Njerëzit e rrumpallës meqenëse janë bërë rrumpallë për vete në jetën politik,e, shoqërore, disa edhe familjare; meqenëse janë zhytur në llumnajën e perveristetit politik,, madje dhe të krimit politik e ekonomik, duan ta kthejnë çdo gjë në rrumpallë e llumnajë.

Një mësin del qartë edhe nga zhvillimet më të fundit : Nano e Berisha nuk dinë të bëjnë shtet; Nano e Berisha nuk dinë të ushtrojnë pushtet; Nano e Berisha edhe kur grinden, edhe kur përqafohen Shqipërisë do t’i sjellin vetën sherr e siklet. Por, puna e tyre është e pëlqeyeshme nga Europa, sepse kaq i duhet për në nevojtoren e saj.

3 nëntor 2002 Abdi Baleta
--------------------------------------------------------------------------------
 

receli

Primus registratum
Re: Marreveshja Nano – Berisha...

Pamvaresisht nga hilet ose gabimet ne numerimin e votave dihet se dy Parti kane shumicen e votave te Shqiptareve.
PS dhe PD.
Me Ps jane lidhur shtresat e popullit qe mendojne se gjejne veten dhe interesat e familjes tyre tek Nano, Dritero Agolli, Gramoz Ruci, Spartak Braho, Fino, Zabiti, Pirro Dodbiba, Haxhi Lleshi, Kico Blushi, Gjinushi e comp.
Kusuri jane me Pd se mendojne se Sala eshte zedhenesi i shtreses tyre dhe atij i besojne.
Partit e tjera jane te formuara me klane pa votues si psh PSD e Gjinushit, Godo, Pollo, Dash Shehu, Neritani, Demeti,Imami e compani.
Megjith komoditetet e ketyre partive te vogla ato nuk kane elektorat.
Pra Shqiperi eshte BI-PARTIZANE jo se do Saliu apo Fatosi por ashtu eshte.
Pra o do kemi dy parti ne grindje per jet a vdekje ose Dy Parti qe gjejne gjuhe te perbashket ne pika te rendesishme.
Ata qe tundin tash rrezikun e gjoja bi-partizmit jane po ata qe neser do tundin flamurin e &quot;pse nuk bashkoheni mo aman e ziheni&quot;.
Periudha e ketyre muajve qe nga zgjedhja e Moisiut e deri tek heqja Klosit eshte periudha me e bukur e pluralizmit Shqiptar.
Kush eshte kunder ketij muaji mjalti mes Berishes e Nanos?
Jane pikrisht elementi me regresiv me hipokrit e me i etur per gjakderdhje.
Jane te tille jo se dua une por jane te provuar.

A nuk ishte Mejdani kryetari i Ps ne Rebelizem.
A nuk ish Klosi qe mashtronte hapur ne Komision te zgjedhjeve duke shpifur e fallcifikuar ?
A nuk ish Gjinushi kreu i organizimit te Vlores Rebele?
A nuk ishte ushqimi perditshem i rebelve ne 97 gazeta kohajone e Lesit dhe Cupit.
A nuk ishte ed Rama e Lubonja me agresivet e 96-97-es.
Po ata jane tani kunder ciftit Berisha -Nano.
Pra marveshja berisha-Nano eshte fitore per njerzit e thjeshte dhe nji humbje per Mafien.
Natyrisht ka gjasa qe Mafia ta rrezoje Nanon dhe te vej ne krye te Ps nji kukull te Komanduar nga Kupola e mafies.
Arbnori tha:
&quot;Isha kunder marveshjes ne fillim por kur shikoj se cilet jane tash kundershtaret e marveshjes une e pranoj dhe e perkrah mareveshjen&quot;.

Shikoni kto dite si shajne Nanon kta mikro-enveristat e internetit.
Duan ta hane te gjalle.
 
Top