Marrëveshja Shqipëri Greqi cënon integritetin e Shqipërisë

TRAJTIM HISTORIK DHE TEKNIK I MARRËVESHJES MBI

UJËRAT DETARE MES REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË GREQISË

Shoqata kulturore atdhetare Labëria, më 09 Tetor 2009, në sallën e Muzeumit Kombëtar në Tiranë organizoi debatin e hapur me pjesëmarrje të historianëve, juristëve, specialistëve të fushës me temë Trajtim teorik e teknik i marrëveshjes mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë. Shkas për organizimin e debatit të hapur ishin njoftimet e dhëna dhe mendimet e shqetësimet e mjaftë specialistëve, historianëve, juristëve etj., në median publike lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve për ujërat detare. Shqetësues për shoqatën Labëria dhe opinionin e gjerë, ka qenë dhe mbetet, nga njera anë mungesa e transparencës nga qeveria shqiptare për anekset e marrëveshjes e përmbajtjen e tyre dhe, nga ana tjetër, përforcimi gjithnjë në rritje i bindjes se në marrëveshje e anekse të saj, sikurse shprehen specialistët, ka mjaft pasaktësi teknike e deri gabime përllogartjesh. Ato cënojnë rëndë integritetin e hapësirës ujore, nënujore e ajërore të Republikës së Shqipërisë. Në këto rrethana, shoqata, duke falënderuar mediat që evidencuan marrëveshjen por edhe disa shoqata që bënë publike shqetisimet e kërkesat e tyre për këtë problem, vendosi të zhvendos fushën e debatit nga ekranet e faqet e shtypit direkt në opinionin e gjerë publik në salla.

Për këtë qellim, prej më se një jave, për të sensibilizuar më tej opinionin dhe masivizuar mbështetjen, shoqata u vu në në lidhje me shumë shoqata atdhetare e kulturore nga i gjithë vendi. Deri tani, veç pesë shoqatave që janë deklaruar publikisht, shoqata Labëria gjeti mirëkuptim dhe mbështetje të plotë në nismën e saj edhe të 49 shoqatave të tjera simotra e konkretisht:

Antifashisti,
Aviatorëve,
Bolena,
Çajupi,
Dangëllia,
Dëshnica,
Devolli,
Dropulli,
Dukati,
Federata e Sindikatave të Pensionistëve,
Golemi,
Golloborda,
Gora,
Halil Bërzheshta,
Historianëve ushtarakë,
Humelica,
Identitet e Bashkim Kombëtar,
Ismail Qemali,
Kallarati,
Kardhiqi,
Kolonja,
Lopësi,
Lunxhëria,
Luzati,
Mallakastra,
Mashkullora,
Mirdita,
Mokra,
Nikaj Merturi,
Nivica,
Përmeti,
Opari,
Skampa,
Skenderbegasi,
Sofra e Malësisë së Madhe,
Smokthina,
Stebleva,
Tafil Buzi,
Tërbaçi,
Të rënët e Kombit,
Tragjasi,
Treva e Krahësit,
Zagoria,
Vakëfet,
Fllotës Luftarake-Detare,
Veteranët internacional,
Vëllazërimi Kuçiot,
Vranishti,
Vullnetari i Lirisë.
Në debatin e zhvilluar foli koloneli në rezervë e specialist i fushës Myslim Pashaj, historianët Pëllumb Xhufi, Arben Puto e tj. Mbi këtë bazë e shqetsimet e ngritura në përfundim u miratua Rezoluta drejtuar Parlamentit shqiptar me kërkesën për mosdiskutimin e mosmiratimin e marrëveshjes pa analizën dhe qartësimin teknik e juridik publik të anëve të debatueshme të saj.

Fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm zoti Xhemil Çeli. Në fund diskutuan personalitete të fushave të ndryshme, të cilët u solidarizuan plotësisht me debatin e hapur shkencor dhe e vlerësuan lartë këtë nisëm të Shoqatës Laberia dhe mbështetjen masive të të gjithë shoqatave nga gjithë Shqipëria. Mbas kësaj Kryetari i Shoqatës Labëria Prof. Dr. Ago Nezha lexoi rezolutën përkatëse e cila u miratua një zëri dhe me duartrokitje teje të fuqishme.Studimi si iu dha Greqisë hapsira detare

http://www.youtube.com/watch?v=0xzQvpl

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kombi.im/?p=44. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kombi.im/?p=44