marketing - mix i pikave te shitjes ne nje qender tregtare

Noe

Primus registratum
Re: marketing - mix i pikave te shitjes ne nje qender tregtare

Gene! Te pershendes.
Me vjen keq te te kujtoj, se ne sa thua je kontradiktor, ose nuk shprehesh shume qarte. Njekohesisht ke edhe ton arrogant.
Ne nje kohe qe interesohesh se si mund te vihet ne pune nje objekt i tille dhe se çfare aktiviteti ose aktivitetesh mund te behen ne kete objekt, nuk je shume i interesuar ose ashtu hiqesh sa i perket njohurive se sa qendra tregtare dhe biznesi jane ne Tirane dhe se sa po vazhdojne akoma e perdite te ngrihen me te gjitha kushtet bashkohore (nje pjese ia kalon dhe perendimit).
Nuk dua kurresesi te marr rolin e profesorit, por ne nje kohe kur i referohesh diçkaje konkrete si fotoja qe na ke paraqitur e nderkohe thua se e shtroj thjesht si nje ushtrim mendor. Ketu ka dy gjera krejt te ndryshme. Ose do bejme teori per nje ushtrim mendor si thua ti, ose do ti referohemi ketij objekti e rreth kesaj do ta shpalosim dhe teorite.
Nqs do ti referohemi kesaj te dytes duhet te kemi shume te dhena si:
Per sa kohe do te jepet me qira (1-5 vjet, 5-10 vjet, 10-20 vjet apo mbi 20 vjet)?
Si do te shlyet qiraja, periudhat kohore ( mujore, 3-mujore, 6-mujore, vjetore),
Niveli i qirase do te jete ky qe jepet tani per gjithe periudhen kohore te mbajtjes me qira apo do te kete ndryshime dhe si e sa (pasi ketu ndodhin çudira nga na e pronareve pas vitit te pare ose viteve te para, shkurt, po te te eci puna te bejne lloj-lloj akrobacirash si e si te te shtojne qirane etj)?
Ka dhe shume te tjera.
Por nqs ti thjesht interesohesh vetem per te bere nje ushtrim mendor ndryshon puna.
TORRE DRINI ndodhet perballe ish - Hotel Drinit, mbrapa Sahatit te Madh te Tiranes ne krah te Dr.Pergj.Burgjeve.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: marketing - mix i pikave te shitjes ne nje qender tregtare

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] ...e katerta
pyetja ime ne kete teme ishte shume me e thjeshte se kaq (nuk kerkova nje plan biznes). Pikerisht per te mos u mbytur me nje pike uje e nisa titullin Marketing (qe te kuptohej cfare doja te diskutonim) dhe pastaj kerkova mixin e pikave te shitjes ne ate kontekst.

e pesta
nese desheron, e provojme te bejme bashke nje analize me komplekse por jo ne pozicionin komodist qe po merr ne kete teme(pse te gjithe kane deshire te jene ne rolin e profesorit?!). Hipotizojme nje gjendje fillestare dhe nisemi nga aty per te bere nje plan biznes /pf/images/graemlins/wink.gif (edhe thjesht per nje ushtrim mendor). Por duhet te hapim nje teme tjeter per kete. Si thua? a ke kohe? [/qb]
me vjen shume keq qe jam dukur arrogant por me duket se nuk ke lexuar mire cfare kam shkruar.

si te thashe edhe me lart (dhe e citova perseri ketu), ne kete teme kerkoja te diskutomin mbi nje problem te vecante dhe jo per qendrat tregtare ne pergjithesi (nqs desheron e bejme kete ne nje teme tjeter). Une doja nje diskutim mbi mixin e pikave te shitjes qe sjell me shume konsumatore ne kushtet specifike qe paraqita me lart (zone e re banimi, pa ashensor per konsumatorin ...)

ke ndonje mendim per kete?

psh: kati i pare behet i teri mobileri e pajisje shtepiake (shtepi te reja dhe mall i rende)
kati dyte ndahet ne ushqimore vendi e te importit ( dy salla te vecnata me nga nje apo shume pika shtije)
kati i trete (ketu kemi filluar te lodhemi nga shkallet) veshje e kozmetike
kati i katert (ketu pleqte nuk e marrin mundimin te vijne) internet kafe dhe shitje pajisje elektronike, kurse te ndryshme, kancelari, paleser ( /pf/images/graemlins/laugh.gif shkallet ishin per tu nxehur)


problemet jane te ndryshme

cila do te jete klinetela e sejciles?
sa konsumohet ne sejcilen pike shitje (sa konsumon nje familje ne sejcilen prej tyre - nuk ka rendesi numri i familjeve per momentin)?
sa do te jete klientela e perbashket (ata qe konsumojne ne mobileri nuk konsumojne ne internet point)? cfare avantazhesh e problemesh mund te sjellin klientela te ndryshme apo te njejta (mendo nje bar me lojra pokeri e bilardo prane nje pike shitje frekuentuar nga familjare - mendo trafikun dhe parkimim qe rendohet apo lehtesohet)

te duken probleme te vogla?
apo te duket humbje kohe trajtimi i tyre?

Ps. nuk thashe ndonjehere qe ne tirane nuk ka qendra tregtare. Dhe ketu nuk doja te benim nje analize konkurence.
 

Noe

Primus registratum
Re: marketing - mix i pikave te shitjes ne nje qender tregtare

Pershendetje Gene!
E ke menduar shume mire shperndarjen sipas kateve, edhe une jam dakord.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: marketing - mix i pikave te shitjes ne nje qender tregtare

Meqense ne nivelin e pare te ndarjes jemi dakort, si thua nese kalojme ne nivelin e dyte

Sallat (2 per cdo kat) kane permasa rreth 12x31.
Kam nderruar foton me lart dhe keto jane pamjet e brendshme (mendohe pa makinerite).

Si mund te copetohet sejcila (sa me shume pika shitje aq me pak ulet rreziku ne projektin tone dhe aq me thjesht gjenden financimet)?

Psh: nje salle eshte e tepert per nje dyqan kozmetike. Po sikur ta ndajme ne disa dyqane te specializuar? Po sikur te kete edhe nje parukiere (qethtore /pf/images/graemlins/laugh.gif ) ne te njejten salle? po nje farmaci a do te kishte kuptim?

cili mund te jete layout i salles se kozmetikes? (kati i trete ne krah te veshjeve)

...
 

Noe

Primus registratum
Re: marketing - mix i pikave te shitjes ne nje qender tregtare

Ne platformen qe gjendet ne katin e pare mendoj qe duhet ta ndajme ne kete menyre :
1. Mobileri
2. Hidrosanitare
3. Dyer & dritare, (druri ose duralumini)
4. Sisteme ngrohje, (me gaz, nafte, diellor dhe çdo gje e ketij lloji)
5. Elektroshtepiake (te ndryshme)
6. Perde, mbulesa etj. (kam parasysh gjithçka ndihmese ne veshjet e shtepise).
7. Elektrike
8. Njesi proktimi, arkitekte etj (ose grup qe mund te ndihmoje me keshilla per arridime shtepish etj).
9. Njesi kopshtarie.

P.s. Ne varesi te sip. mund te shtojme dhe ndonje njesi tjeter (pasi disa nga aktivitet qe permenda kerkojne sip. relativisht te madhe pasi do te ekspozojne produktet e tyre dhe duke qene se jane mallra te rende dhe ne kete godine nuk kemi ashensore, mendoj qe fillimisht keto lloj aktivitetesh te behen ne kete kat).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: marketing - mix i pikave te shitjes ne nje qender tregtare

jshte temes: mendoj qe sistemet e ngrohjes (mendoj kaldajat me gaz) do te kene shume zhvillim ne vitet e ardhshme ne shqiperi dhe mbase meriton vemendje ky biznes.
 
Top