Mallkue Buka qi hane kta njrez.Tash skena shptim.
Nga Jozefina Topalli
Seanca e sotme, qëndrimi i grupeve parlamentare ndaj Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Guvernatorit të saj, është një provë për të gjithë ne. Eshtë mënyra më e thjeshtë dhe e dukshme për të parë se sa të sinqertë jemi ne në atë që përflitet, për të cilën betohemi e stërbetohemi. "Në luftën kundër korrupsionit", pra në përpjekjet tona për reduktimin e varfërisë, të listave të bukës. Në qoftë se ju keni lexuar raportin e KLSH dhe nga ky raport nuk ju bëri asgjë përshtypje, i vetmi konkluzion do të ishte se ky vend nuk ka shpresë. Në qoftë se keni lexuar raportin, do të përpiqem të përmbledh me aq sa më lejon koha, por kjo ju heq çdo besim për të qëndruar në këtë sallë.
Uroj që të ndodhë e treta, që ta keni lexuar dhe të reagoni me përgjegjësi.
Ndër 39 faqet e këtij raporti lexojmë gjërat më të pabesueshme me abuzimin, vjedhjen e pasurisë më të madhe të shtetit shqiptar. Dhe kjo është asgjë, sepse është ky Institucion Qendror që nuk lejoi të kontrollohej zbatimin në 339 vendime të Këshillit Mbikqyrës. Pra, ne mund të mësojmë çka ndodhur me paratë në mënyrë sipërfaqësore. Por qoftë edhe ky mësim, është shumë tronditës.
Të krijohet përshtypja se në këtë vend të mjerë midis institucioneve të shtetit ka vetëm një garë, kush pasurohet më shpejt. Në këtë vend s’flitet më për ndërgjegje, por s’flitet as për frikë. Këtu s’ka më frikë, kushdo mund të bëjë çdo gjë dhe asgjë nuk ndodh.
Këtu ka korrupsion që korrupton politikisht. Korrupsioni bëhet duke shkelur ligje, por korrupsioni bëhet përmes hartimit të ligjeve apo akteve nënligjore, si në rastin konkret. Unë nuk dua të ndalem këtu tek paga e Guvernatorit, që në kundërshtim me ligjin i jep vetes disa milion lekë më shumë apo të 2 zv.guvernatorëve dhe inspektorëve të përgjithshëm, që tejkalojnë pagën e ministrit të Financave. Vetëm brenda vitit 2000 në Bankën e Shqipërisë është ndryshuar 4 herë niveli i pagave. Nuk dua të zgjatem as tek shpërblimet që zotërinjtë i bëjnë vetes, ku vetëm për dy vjet ata kanë shpërblyer veten përveç rrogës me 18.5 milion lekë. Shuma është sa 4000 pensione. Kjo është asgjë me atë çfarë ndodh me tenderat.
- Vetëm tek ne mund të ndodhe që "mund të pranohen ofertat e publikuara në Internet për blerje nëpërmjet tij". Kurrë njoftimet e firmave në Internet nuk përbëjnë oferta, ato mund të shërbejnë vetëm për informacion.
- Për Bankën e Shqipërisë nuk janë përcaktuar as pikët për kriteret e vlerësimit (pra edhe kjo në të drejtën e Guvernatorit për të vendosur fituesit).
- Vetëm këtu ndodh që …"për kontrata me vlerë të konsiderueshme për Bankën e Shqipërisë, nënshkruhet nga Guvernatori, sipas gjykimit të bërë nga vetë ai", pra lënë në qejfin e Guvernatorit, duke i krijuar në çdo moment mundësinë e larjes së duarve apo të imitimit të Ponc Pilatit.
- Vetëm në Rregulloren e kësaj Banke ndodh që të mos përcaktohet saktë" shuma minimale e kapitalit fillestar të kërkuar për liçencimin e subjekteve jo bankare në Shqipëri.
- Vetëm në Shqipëri ndodh që (1999) të mos ekzaminohet veprimtaria e plotë e 6 bankave, që është e barabartë me 46% të sistemit.
- Vetëm në subjektet tona ndodh dhënia e kredisë pa marrëveshje të huasë së nënshkruar nga 2 palët.
- Vetëm tek ne ndodh dhënie garancie pa mbështetje hipotekore.
Në këtë Institucion vetëm me një kontroll të kufizuar, të ndaluar, sipërfaqësor, del që nga 38 tendera, 23 kanë patur probleme ligjore-pra dëme ekonomike të konsiderueshme.
Fakti që 65% e parave që përdoren për tendera, vetëm në Bankën e Shqipërisë - kanë probleme të mëdha-është një këmbanë e fortë-që paralajmëron vdekjen ekonomike - shtetin mafioz. Imagjinoni sikur kontrolli të ishte serioz e të mos pengohej. Kryetari i KLSH ka akuzuar direkt Guvernatorin, si personin që nuk e ka lejuar kontrollin. Secili ka të drejtë të pyesë: Çfarë e shqetësonte Guvernatorin-pse nuk lejoi transparencën - Çfarë tjetër kishte për të fshehur - Pse kaq frikë ? Faqet e raportit flasin jo vetëm për dëm ekonomik nga para të shpenzuara "keq" nga Banka, se nga kjo s’do të fshihej edhe aq Guvernatori. Raporti nuk flet vetëm për konstatime si në rastin e Bankës Ndërtregtare ku mungojnë procedurat për parandalimin e pastrimit të parave të pista - ku ne thyejmë rekordet më të çmendura - as vetëm për transferim fondesh (në 80% të rasteve) pa paraqitur dokumentacionin përkatës-as vetëm për dhënien e kredive dy shoqërive tregtare në kohën kur kjo veprimtari për Bankën e Kursimeve është e ndaluar apo për lejim të llogarive të zbuluara në një rast për shumën 1 milion USD.
Ne lexojmë se Banka e Kursimeve ka bërë investime në valutë, duke blerë letra me vlerë të shoqërive jashtë shqiptare (në shumën 27 milion USD). Ky investim jo vetëm është veprimtari e paliçencuar, por me humbje prej 450 mijë USD.
Tek ne ndodh që të kryhen transferta brenda një dite nga persona të ndryshëm për të njëjtin përfitues nën limitin e lejuar, që së bashku e kalojnë këtë limit prej 15 mijë USD.
- A e dini ju zotërinj, se fitimi i Bankës është ulur nga viti në vit. (kjo sepse kompetencat e Olimpit, pra Këshillit Mbikqyrës, në miratimin e shpenzimeve janë të pakufijshme).
- A e dini se ky Këshill i perëndive s’ka bërë inventarizimin e metaleve të çmuara nga 1995 - mars 2000, në kundërshtim me ligjin për kontabilitetin; edhe për këtë ngarkohet me përgjegjësi Guvernatori.
Heshtja e tij flet shumë për thesarin e vjedhur.
Por edhe në inventarin fizik të 24.1.2002 të vlerave numizmatike nuk shënohen vlerat përkatëse (por edhe kjo siç duket s’ka rëndësi). Ndodh në Bankën tonë që për inventaret në përdorim mungon firma e marrësit në dorëzim-thua se flitet për gurë deti. E megjithatë, edhe pse të gjithë këto janë më shumë se të mjaftueshme për të fluturuar Guvernatorin - përsëri s’janë asgjë me sa vijon - edhe pse përsëri jemi vetëm në zonën e një kontrolli sipërfaqësor.
1- Nuk dua të ndalem tek 6000 mijë USD e abuzuar në tenderin me objekt "shtypje e kartmonedhës shqiptare për vitin 2001", ku edhe pse nënshkrimi i kontratës është kundërshtuar nga juristi - kjo s’ka impresionuar fare Guvernatorin e Bankës, sepse për këtë kam folur 6 muaj më parë në Parlament, kur Guvernatori s’gjeti të vlefshme të bënte sqarim.
2- Në tenderin me objekt "Rishtypje e monedhës metalike shqiptare, emetim i vitit ’96" është abuzuar me 46 mijë USD. S’mjafton kjo, Olimpi i Bankës pas shpalljes së fituesit, merr vendim për ndryshimin e sasive. Si rezultat në total, diferenca midis ofertës së paraqitur nga kompania fituese dhe vlerës së kontratës së lidhur është 59.680 USD dëm ekonomik. S’po shtoj se kontrata është lidhur jashtë afatit të vlefshmërisë së ofertës.
3- Ky Institucion qendror pa hezitimin më të vogël tejkalon fondin limit në 15 tendera, për vlerë totale 48.960.516 lekë - tjetër dëm ekonomik.
4- Në tenderat me objekt "Blerje arka amballazhi për amballazhimin e monedhave metalike; në tenderin "Blerje e lëndës letër dhe karton për shtypshkronjën"; në tenderin "Blerje e letrës autokopje"; në tenderin "Blerje karburanti për degën Gjirokastër"; në tenderin "Blerje karburanti për automjetet e Bankës së Shqipërisë"; në tenderin "Shërbim në internet", - pra në 6 tendera - konstatohet ulje e sasive të mallit, tejkalimi i fondit limit - për pasojë dëmi ekonomik miliona lekë.
5- Në 4 tendera të tjerë janë bërë shtesa të fondit limit pas marrjes së vendimit të shpalljes së firmave fituese. Dëmi ekonomik në disa milionë lekë të reja.
Përgjegjësi - Guvernatori, natyrisht që Jo.
6- Në tenderin me objekt "Blerje e letrës për pullë akcize", në garë përsëri vetëm një firmë. Në vend që të skualifikohej e të përsëritej tenderi, firma shpallet fituese, përsëri kontrata e kalon fondin limit me 1 milion lekë të reja.
7- Në tenderin me objekt" Blerje benzinë pa plumb … " firma e shpallur fituese refuzon lidhjen e kontratës. Por Komisioni i Prokurimit në vend që të zbatojë sanksionet ligjore, pa Vendim të shkruar anulloi tenderin, e përsërit këtë tender me proces të përshpejtuar, duke nxjerrë fituese përsëri këtë firmë, përsëri rruga e vjetër - tejkalohet fondi, shtohet vlera e kontratës - dëm ekonomik - diferencat në xhepa.
8- Në tenderin "Blerje letër sigurie për pullat e taksës së pijeve alkoolike" fondi limit 17 milion lekë trefishohet. Askund në botë kjo s’ndodh, tek ne po. Por Banka s’ka nevojë as për negocim për çmimin. Në fund paratë e shqiptarëve janë.
Të besosh se Guvernatori s’di asgjë, s’ka lidhje, është njësoj si të besosh në kuadraturën e rrethit. Mund ta besosh vetëm po të jesh në gjendje hipnoze. Konfuzioni mental apo më keq, të kesh vetë një problem të ngjashëm për të zgjidhur.
Unë nuk besoj në këtë të fundit.
Studimet tregojnë se shqiptarët janë populli që rrjeshtohet i pari për ndjeshmëri ndaj korrupsionit. Detyra e përfaqësuesve të këtyre shqiptarëve, pra deputetëve, është ta reflektojnë këtë ndjeshmëri, gjë që do të thotë se ndaj çdo shkelje, të gjithë ne duhet të ngrejmë një akuzë. Çdo sjellje ndryshe, është shkelje besimi, është pajtim me vjedhjen, zero shprese. Vjedhja s’është kurrë e negocueshme. Dhe ligji s’mund të jetë kurrë fakultativ, sado indipendent, i pavaruar nga ligji s’mund të jetë kurrë askush, pra as Banka e shefi i saj. Unë jam e ndërgjegjshme se politika nuk ka qenë kurrë e papërlyer. E pranoj se korrupsioni politik nuk është diçka e re. Por, mosngopja ka arritur nivele të paprecedent. Dhe objekt i hetimit të vërtetë nuk është më vetëm njeriu, por institucionet. Eshtë kjo arsyeja pse kaq shumë rezistencë, bllokim në reformat e tyre. Pavarësisht nga rezistenca, është detyra jonë të pastrojmë shtëpinë tonë. Veç se pastrimi kalon përmes reformave e Prokurorisë. Ky është katarsisi i vërtetë. Eshtë e padiskutueshme, që shumë persona kanë mundur për vite të tëra, duke përfituar nga klane politike, të sigurojnë mbrojtje juridike apolitike, shumë "performante". Guvernatori i Bankës është vetëm një rast, që përfitoi nga parajsa e parasë.
Lamtumira e tij, duke marrë me vehte edhe këto vite gri, do kishte një efekt pozitiv.
Veritas odium parit - E vërteta ngjall urrejtje.
Por, vota kundër Mocionit, përveç të tjerave është llogaria më mediokre politike që maxhoranca mund të bëjë.
SHIQONI KASAPET E SHQIPNISE SI NUK FRYHEN.
A TI MROJM KTA LLOJ KANIBALSH, KUR NA PO DESIM PER BUK NDY MIJ E DYSHIN.