Majkëll Bolton: Nga melankolia në optimizëm

Albforumi

Primus registratum
Majkëll Bolton: Nga melankolia në optimizëm

Michael-Bolton-300x252.jpg
Këngëtari që ka thyer miliona zemra me zërin dhe pamjen e tij vazhdon të jetë po aq joshës sa në të gjitha shfaqjet e tij në publik. Tashmë ka vite që nuk e ka më bishtalecin e famshëm që e identifi konte mes këngëtarëve të tjerë.

Vendimin për të prerë fl okët shkurt e për ti dhënë pamjes së tij një tjetër formë e mori pas shumë vitesh karrierë në fund të viteve 90 kur vendosi që të ribënte imazhin e tij nga e para dhe të ndryshonte madje edhe mënyrën e të kënduarit e deri diku edhe ritmin e tij deri atëherë shumë klasik.

Megjithatë, flokët janë shumë të rëndë-sishëm për Majkëll Bolton, dhe jo sepse ai kujdeset në mënyrë të veçantë për to, por sepse me kalimin e viteve fl okët u shndërruan në një pjesë të pandashme jo vetëm të pamjes së tij, por edhe të baladave që krijonte dhe këndonte.

Dhe çuditërisht, media gjithmonë ia ka përmendur flokët, madje flokët kanë qenë shpesh një mënyrë sulmi kundër tij, sigurisht në raste të veçanta. Kjo sepse shpesh e kanë kritikuar për pamje të rrëmujshme vetëm për hir të fl okëve. E kjo pavarësisht se ai është një këngëtar që ka bërë duete me Pavarotin, që ka shkruar këngë për Barbara Strejsand. Për shumë gazetarë, ai është thjesht një djalë me fl okë rebelë.

Majkëll dihet botërisht se është shumë i famshëm dhe i suk-sesshëm, por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai përbën një rekord të vërtetë për sa u përket numrit të shitjeve të albumeve të tij. Kështu, sipas përllogaritjeve të fundit, ai ka shitur 60 milionë kopje, ka fi tuar shumë çmime “Grammy”. Tashmë, në moshën 56-vjeçare ai merr pjesë në koncerte dhe veprimtari të ndryshme. Çdo vit të tilla raste mund të numërohen mbi 100.

Stacioni i ardhshëm i tij është Londra dhe një koncert që do ta japë në të famshmin “Royal Albert Hall”. Këngët e tij janë të famshme. E kush nuk i ka mbyllur sytë dhe nuk është mallëngjyer kur ka dëgjuar të famshmen “How Am I supposed to live without you”, apo “How can we be lovers if we cant be friends?”. E kush nuk ka derdhur lot kur ka dëgjuar “Just one love?”

Bolton ka shkruar pjesën më të madhe të albumit në Iphonin e tij, gjatë udhëtimeve të shumta nga vend-banimi i tij në Connecticut në hotelet e ndryshme ku qëndron gjatë turneve dhe koncerteve. Pjesa më e madhe e producentëve që kanë punuar në këtë album janë 20-vjeçarë.

Këta janë zgjed-hur qëllimisht nga Bolton, sepse sipas tij, kjo moshë ka shumë energji dhe ide të reja dhe kjo do tu bënte mirë si pjesëve të tij të reja, ashtu edhe risjelljeve të pjesëve më të vjetra. Çka është më e rëndësishme, sipas tij, është përcjellja e një optimizmi në notat muzikore. Madje, e veçanta e Bolton është se edhe disa këngë që dikur kanë pasur natyrë dhe nota pesimiste janë risjellë në një tjetër frymë dhe në një tjetër linjë melodike.

“Në botë ka shumë negativitet. Ekono-mia është vetëm njëri nga problemet me të cilin përballen njerëzit në jetën e tyre të përditshme, por streset janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Shumë ëndrra për të cilat ata punuan dhe ëndërruan u zhbënë dhe një sistem i tërë vlerash dhe besimi u rrënua.

Muzika duhet ta ndryshojë këtë situatë dhe të bëjë që njerëzit të ndihen mirë dhe jo të përkeqësohen shpirtërisht. Muzika duhet ti nxjerrë nga gjendja depresive. Kjo është arsyeja që në albumin tim të ri nuk ka këngë që fl asin për “thyerje zemre” , por për njerëz që gëzojnë dhe janë optimistë edhe në kohë të vështira”.

Sigurisht që baladat e “zemërthyerve” kanë qenë tipike të Boltonit, të një epoke të caktuar të veprimtarisë së tij. Me to ai ka prekur një brez të tërë zemrash, që kanë qarë dhe ngazëllyer njëherazi me tingujt e Boltonit, por në këtë album nuk i gjejmë më.

Dhe kjo është e çuditshme, sepse periudha më intensive e punës së Bolton me albumin e tij ka përkuar edhe me një dramë shpirtërore të këngëtarit, pra me ndarjen nga e fejuara prej një kohe të gjatë, aktorja Nikolet Sheridan. Megjithatë, kjo ndarje nuk duket gjëkundi në këtë album. Nëse dikush do të merrej me psikanalizën e këtij albumi, atëherë do të habitej se përse ky album është i mbushur me këngë për gëzimin që të sjell rënia në dashuri, ndërkohë që këngëtari ka përjetuar në periudhën e krijimtarisë së tyre ndarjen më të rëndë të jetës.

Vetë Bolton e ka gati përgjigjen për një hamendje të tillë: “Unë kurrë nuk e kam lënë jetën personale që të ndërhyjë në krijimtarinë time, apo të diktojë tekstet e këngëve të mia. Shumë shpesh ajo që unë shpreh përmes muzikës nuk ka të bëjë me atë që përjetoja po ndiej në një moment të caktuar”. Kjo mund të jetë e vërtetë për këngët, por për sa i përket paraqitjes së jashtme të tij ka një ndryshim. I sapondarë nga Sheridan, Bolton ka ndryshuar pamje, pasi ka fi lluar të merret me veten dhe ti kush-tohet një regjimi shumë të rreptë e një diete të varfër me kalori.

Fizikisht, ai ka ndryshuar, ka rënë shumë kile, fl okët i pret më shkurt dhe ka marrë pamje më djaloshare, edhe pse Bolton, pavarësisht moshës, është dukur gjithmonë shumë rinor. “Kam fi lluar të vij në formë. Kam humbur 10 kile gjatë 10 muajve të fundit të trajnimit gjatë të cilëve kam vrapuar shumë, kam ngritur pesha dhe kam bërë joga.

Kjo më ka bërë të ndihem vital dhe plot jetë, pasi edhe qarkullimi i gjakut me këtë regjim më është shtuar dhe ma ka ndryshuar cilësinë e jetës”. Por le ti rikthehemi albumit. Ai ende pa dalë mirë ka ngjallur shumë kuriozitet në botën e muzikës dhe sigurisht në atë të artdashësve dhe fansave të Boltonit.

Por pjesë në këtë sukses kanë edhe duetet e tij dhe sidomos ai me Lay Gaga. Gruaja e popit të momentit është takuar dhe ka kënduar me Bolton një vit më parë, kur ishte ende jo shumë e njohur, por fati e deshi që letrat ti ndryshonin dhe të bëhej e famshme e në këtë rast të ndihmojë edhe vetë Bolton në shitjet e albumit të tij me prezencën e saj. Kënga që ata këndojnë të dy bashkë është: “Vrite zemrën time”, “Kam dëgjuar disa nga këngët e Lady Gaga një vit më parë dhe më pëlqeu zëri i saj.

Këngët mu dukën shumë të bukura, shumë novatore çka më bëri që ta mendoja si një nga per-sonat e mundshëm për të bërë së bashku duete. Më ka bërë përshtypje gjithmonë pamja e saj e jashtme, veshja provoka-tive, tualeti i rënduar sikur është gati të dalë në skenë dhe syzet e stërmëdha që në fakt i mbulojnë të gjithë fytyrën. Sapo u takuam, unë i pata idetë e qarta dhe e shkrova këngën brenda nate. Një nga gjërat e para që thashë kur u takuam ishte se po të shkruanim dhe të kën-donim një këngë të dy së bashku, njerëzit do të “vdisnin” nga mrekullimi dhe ajo menjëherë mu përgjigj që dëshironte që kënga të quhej: “Murder My Heart” (vrit zemrën time).

Lajmi i bashkëpunimit të Bolton me Lady GaGa është pritur me reagime të ndryshme nga bota e muzikës. Shumëkush e vuri në dyshim faktin e një kombinimi të suksesshëm të zërave e pamjeve tona, të tjerë u shpre-hën kuriozë, po kishte edhe nga ata që na përgëzuan dhe shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të shënonte një sukses”. Bolton shpreson që me këtë këngë të bëjë për vete edhe botën e adoleshentëve dhe nuk i bën përshtypje për paragjykimet shpesh keqdashëse me të cilat është mësuar.

Ai është zbavitur, ka krijuar dhe me siguri që do të fi tojë edhe shumë para nga albumi. Bolton është rritur në Connecticut dhe nisi mar-rëdhënien me muzikën qëkur prindërit i blenë për herë të parë një kitarë dhe ai ishte vetëm 12 vjeç. Ai edhe sot e kësaj dite është i “pashkolluar” në lëmin muzikor dhe nuk di të lexojë muzikën, edhe pse është autor i shumë melodive dhe këngëve. Për disa kohë ai luajti në grupin e famshëm të Ozzy Osborne.

Bashkëpunimin e parë si artist solo me Columbia Records e pati në vitin 1980, kur pas një eksperience të dështuar me ha
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1366. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1366

Top