Madhëria e tij, Nikolas Sarkozi
Qeveris si mbret mes shpenzimeve të çmendura, nepotizmit, kontrollit të ekzekutivit dhe medias. Gjykatësit i ka bërë miq dhe në krah ka një parti besnike. Por, tani francezët kanë vendosur ti kthejnë shpinën.

Shpesh thuhet të jetë mbreti. E në të vërtetë, kjo shprehje do ti shkonte shume për shtat Nikolas Sarkozisë.

Sipas të dhënave mbi shpenzimet në Elize, panorama është kjo: për lulet në apartamentin presidencial prej 300 metrash katrorë, janë shpenzuar 280 mijë euro në vit; për shampanjë, verëra dhe të tjera të ngjashme, një milion euro; makina shërbimi në dispozicion, 61; avionë 8 (gjashtë “Falcon” dhe dy “Airbus”, më i fundit, që kushtoi plot 60 milionë euro, mori emrin e Karlës); të punësuar në shërbim të tij 957 veta (579 civilë dhe 378 ushtarakë), dyfishi i Buckingham Palace, mes të cilëve 44 shoferë dhe 87 kuzhinierë për një shërbim 24-orësh, nëse ndonjëherë të shkon mendja për të ngrënë ndonjë sanduiç në mes të natës.

Totali i buxhetit të pallatit për vitin 2009, diçka më pak se 112 milionë euro. Me të njëjtën monedhë këto shpenzime ishin 2 milionë në kohën e De Golit, 3 në kohën e Miterranit dhe 30 në atë të Shirakut, edhe pse me thënë të drejtën, i pakrahasueshmi dhe i jashtëzakonshmi “Nikolasi I”, siç e thërrasin tashmë kundërshtarët, ka vendosur në peshoren e kostove të tij shpenzime që më parë rëndonin mbi ministri të tjera, si për shembull ajo e Mbrojtjes.

Një mënyrë e mirë për të justifikuar një rritje kaq të madhe të shpenzimeve. Deputeti socialist, Renea Dosie¨re, thotë se shuma reale e shërbimeve në pallatin mbretëror është trefishi i atij zyrtar. Për më tepër, ai thekson se në dy vjet është dyfishuar numri i bashkëpunëtorëve në listën e pagave, ndërsa Presidenti ka rritur rrogën me 172 për qind (fiton bruto 250302 euro në vit), pavarësisht se nuk ka shpenzime të veta.

Kur udhëton privatisht, një avion shtetëror e ndjek nga pas në rast se i duhet të kthehet urgjent në Paris. Për më tepër, çdo pushim i tij kushton të paktën 50 mijë euro. Shumë kanë bërë llogaritë se sa ton Co2 përfundojnë në atmosferë nga mania e tij për të fluturuar, por duket se nuk ka aspak vend shprehja që populli dëgjon shpesh: se qeveria ka dëshirë të vendosë një taksë mbi emetimet që ndotin ambientin.

Shumë prej francezëve janë plotësisht kundër salltaneteve dhe shpenzimeve kaq bombastike të Presidentit të tyre, që duket se po e ushtron pushtetin e tij në mënyrë absolute dhe përçmuese, që në sytë e botë duket si mbret. Franca është tokë monarkie dhe vrasje mbretërish, ndaj duhet të jesh i kujdesshëm të mos e kalosh kufirin.

Sociologu Alain Touraine, 84 vjeç, një prej mendjeve më të ndritura të kombit, e përkufizon me fjalën “provokim” zgjedhjen për të vendosur djalin e tij, Jean Sarkozi, 23 vjeç, ende student i Jurisprudencës në Sorbonë, në krye të EPAD-it, entit publik që administron lagjen e bizneseve të “Defence”, më e rëndësishmja në Europë, me miliarda lekë xhiro dhe 150 mijë punëtorë.

Një guxim i jashtëzakonshëm për një President që gjithmonë ka qenë në krah të atyre që ngrihen shpejt për të shkuar në punë dhe që i fitojnë gjërat me zotësi në jetë. Si një bashkëpunëtor i heshtur i pjesës më të madhe të mediave në vend, thuhet se Sarkozi emëron direkt drejtorët e televizioneve publike dhe indirekt ata të informacionit privat, falë bashkëpunimit me miqtë e tij botues pasanikë.

Asgjë nuk do të ishte marrë vesh nëse nuk do të ekzistonte interneti. Pas indinjimit të nisur në ueb dhe të përhapur gjithandej, mbrojtja e aparatit shtetëror ishte e tillë, sa rezultonte e pakapërcyeshme. Ajo bazohej në parimin “princi Jean është një i zgjedhur, që i është nënshtruar vullnetit popullor”. Lëvizja e fundit e Presidentit francez për të caktuar të birin në një post ekonomik shumë të rëndësishëm konsiderohet si “seria” e fundit e sagës së familjes Sarkozi.

Kritikët më të ashpër e quajtën atë një nepotizëm më të keq nga ata që ndodhnin në Perandorinë Romake ose një rikthim të monarkisë dhe dinastive. Në më pak se 2 vjet, 23-vjeçari ka pasur një ngjitje meteorike në pushtet, me lëvizjen e fundit në pozicionin e këshilltarit më të ri rajonal që ka parë ndonjëherë Franca. Për Jean nuk përbën asnjë problem fakti se i ati është në detyrën më të lartë shtetërore, as që lagjja në të cilën ai do të punojë është ajo që mbështeti ardhjen në pushtet të Nikolasit.

Nga një sondazh i bërë, 64 për qind e të pyeturve e cilësojnë një “zgjedhje” të keqe nominimin e Jean Sarkozisë, kundrejt 19 për qind që e konsiderojnë të drejtë (mes zgjedhësve të djathtë përqindjet janë përkatësisht 51 dhe 32). Duket se do jetë më se i vlefshëm debati që vërtitet rreth pyetjes: “Ndodhemi në një republikë monarkike”? Tendenca e përgjithshme është për tu përgjigjur “Po”.

Sarkozi nuk është vetëm Presidenti i fuqive të mëdha, ai dikton linjat në të cilat duhet të ecë qeveria e Kryeministrit “të zbehtë” François Fillon, ndërhyn në dosjet e çdo dikasteri dhe kontrollon me grusht të hekurt mazhorancën në të dy Dhomat e Parlamentit. Në ndarjen e pushteteve të çdo vendi demokratik, një vend të rëndësishëm zë edhe drejtësia, pikërisht ajo që dënoi me 18 vjet burg me kusht dhe 45 mijë euro gjobë ish-kryeministrin dhe rivalin e tij, Dominik de Villepen, që akuzohet për një çështje komplekse nën emrin “Clearstream”, marrë nga banka e Luksemburgut.

Ai akuzohet se ka komplotuar për të diskretituar rivalin e tij të vjetër, ish-ministrin e Financave dhe aktualisht Presidentin e sotëm, Nikolas Sarkozi. Përpara gjykatësve ai u shpesh: “Jam këtu përpara jush vetëm sepse isha rivali i Sarkozisë”. Dominik de Villepen kërkon ta mënjanojë Sarkozinë nga kjo aferë, sepse siç thotë ai me ironi, “Presidenti gëzon të gjitha të drejtat, po nuk ka asnjë detyrim”.

Jean, Dominik de Villepen, por edhe çështja e Frédéric Mitterrand, nip i François, monistër i Kulturës dhe autor i një biografie shumë të kritikuar, që flet për raportet e tij me djem të rinj nëpër bordellot tajlandeze, nuk u pëlqejnë aspak Francës dhe francezëve. Në mesin e rrugës së mandatit të tij, “mbreti” Nikolas ka pushtuar shtetin, por jo zemrat e atyre që e kishin zgjedhur për ti përfaqësuar.

Nga sondazhet e fundit bërë nga “Sofres” këtë muaj, 57 për qind thonë se nuk kanë më besim tek ai, kundrejt 39 për qind që e përkrahin. Prej më shumë se një viti Nikolas nuk shkon më shumë se 50 për qind, shumë larg 65 për qindëshit të fillimit të aventurës në krye të vendit.

Carine , drejtoreshë e sondazheve “Sofres”, komenton: “Në rënien e popullaritetit ka ndikuar shumë kriza ekonomike. Ka pasur shumë rëndësi fakti që Sarkozi nuk mori asnjë vendim në favor të shpërndarjes së të ardhurave në një fazë kur njerëzit lodhen shumë që të mbyllin muajin”.

Robert Badinter, 81 vjeç, ish-ministër i Drejtësisë dhe ikonë socialiste, thotë: “Duhet të mendojmë për zgjedhjet e vitit 2012. Nuk mund ta lëmë Francën edhe 5 vjet të tjera në dorë të një njeriu që e ka shndërruar atë në një monokraci. Sarkozi po e kthen vendin në mbretëri të trashëgueshme”. Tani është njëherazi mbret, popull dhe aristokraci. /Gazeta Shqip/

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=2019. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=2019