Macja biznesmene

Albforumi

Primus registratum
Macja biznesmene

Fenomenit të lypsarisë ka kohë që i ka humbur vlera e të qenurit problem social. Ajo gjithnjë e më tepër po vepron në formë të organizuar, prandaj edhe me plotkuptimin e fjalës mund të quhet profesion. Muaj më parë, edhe parlamenti i Maqedonisë solli një ligj i cili do të ndëshkonte pastruesit e xhamave të makinave nëpër semafore, lypsarët etj. Kjo duke parë rrezikun e përhapjes gjithnjë e më të madhe të këtyre dukurive.</p>


Ditë më parë rastisa në një fotografi të bërë në një qytet të Bjellorusisë, ku një mace qëndron në trotuar dhe përfiton ushqimin e saj duke kërkuar lëmoshë nga kalimtarët e rastit. Ajo qëndron mbi një thes për tu mbrojtur nga të ftohtit, dhe para vetes mban një letër ku shkruan “Më duhen para për mish dhe peshq. Qofshi të bekuar!”. Macja nuk e lëshon “vendin e punës” deri në përfundim të orarit, ndërsa fitimin e mbron vetëm me shikimin e saj të thellë.</p>
<p style="text-align: center;">
macja_ben_biznes.jpg
</p>


Edhe kjo është një formë e organizuar e lypsarisë, pak më ndryshe nga ajo që vepron tek ne. Sidoqftë fitimet duket të jenë të majme, por sidoqoftë macja po siguron ushqimin e saj, ndërsa pronari me siguri ia bën “hyzmetin”.</p>



Shperndaje kete artikull:


k.png

ngjarjet.png

lajme.png

lexoje.png

votoje.png

email_link.png

printer.png

digg.png

facebook.png

live.png

myspace.png

stumbleupon.png

technorati.png

twitter.gif

delicious.png

googlebookmark.png

sphinn.gif




Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbreti3gut.com/?p=1999
 
Top