Macedonia? neser?

2celjan-fr3

Primus registratum
Macedonia? neser?

Pas Kosoves cfare?

Faktori shqiptar ne ballkan eshte prezent jo vetem ne nje shtet, jo vetem ne dy shtete.

Cfare do ndodhi me pjesen shqiptare te Maqedonise?Si mendoni se duhet vepruar?
Kete e them pasi me VETON qe do ushtroj Greqia ndaj Maqedonise dhe bllokimin e hyrjes ne NATO, Maqedonise mund ti rrezikohet teresia teritoriale te se ciles askush nuk ja siguron me, sidomos ne nje ballkan te trazuar dhe nje Maqedoni ku gjysma jane si ne.Shqiptaret ne rast se Maqedonia nuk futet ne NATO mund te perfitojne duke shfrytezuar situaten, si mendoni eshte ky nje veprim i cili duhet te ndodhi?

Shkurt muhabetit Maqedonia ka frike se nese nuk futet ne NATO shqiptaret do te kerkojne ndarje, si e komentoni kete
 

kunder19

Primus registratum
Re: Macedonia? neser?

Maqedonasin protestojnë kundër ndryshimit të emrit
Rreth 7.000 veta kanë protestuar të mërkurën në mbrëmje në Shkup kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Një grup protestuesish sulmuan sërish ambasadën greke, por ato menjëherë u shpërndanë nga policia.

Protestuesit porositën që Maqedonia menjëherë t’i ndërpres negociatat me Greqinë për çështjen e emrit i cili siç vlerësojnë ata nuk duhet të ndryshohet as për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Pas protestës së qetë për mbrojtjen e emrit kushtetues, që u mbajt në sheshin e Shkupit me moton “Maqedoni, maqedonas, maqedonase, vetëm këtë e pranojmë”, një grup protestuesish u nis drejt ambasadës greke me ç’rast gjatë tentimit për ta sulmuar me gurë atë u përleshën me forcat policore. Të rinjtë demonstrues gjuanin me shishe dhe gurë drejt forcave policore, të cilat ishin të detyruara të përdorin dhunën ndaj turmës së mbledhur.

Protesta është organizuar nga një grup gazetarësh dhe studentësh të Shkupit, ndërsa ajo ka marrë mbështetjen edhe të partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE dhe disa partive të tjera.

Sipas organizatorëve kjo protestë ka për qëllim për të alarmuar qëndrimet e opinionit maqedonas për mosndryshimin e emrit kushtetues dhe kundër presioneve greke.

Artikull i marre:
http://www.albaniaonline.it.gg/Rajoni.htm
 

Prishtina038

Primus registratum
Re: Macedonia? neser?

Ate qe me siguri se Maqedonia frigohet ta beje, e do ta kishte bere me siguri, eshte po te njejten gje qe e ka bere Millosheviqi ndaj shqipetareve. Mirpo realiteti tani ka ndryshuar dhe tani Shqipetaret jane faktor ne Rajon. Kjo edhe i ka shtyre qeverine Maqedonase ta nenshkruaj marrveshjen e Ohrit (gje qe ne kaluaren e afert nuk ishte e paramendueshme per ta).
Tani bashkesia nderkombetare do ta vezhgoje ngjarjet nga afer sa i perket drejtave te shqipetareve ne Maqedoni sepse cdo nxitje sado e vogel ne rajon ne kuptimin e konflikteve inter-etnike do te nenkuptonte nje ri-shfaqje te viteve te 90-ta.
Derisa sa Kosova nuk do te stabilizohet si shtet (me formimin e ushtrise etj, ceshtjen e veriut te Mitrovices), qeshtja e shqipetareve sikur ne Maqedoni dhe ne rajon (presheve/male te zi) do te mbetet ne stand-by...me permirsime te vogla.
Deshira ime, por e besoje edhe shumices shqipetare, ishte po keta te na bashkoheshin. Realiteti i se ardhmes eshte integrimet ne Bashkimin Europian me drejtat e barabarta te shqipetareve ne Rajon ku kuptohet levizja e lire mes shteteve.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Macedonia? neser?

Shume shpejt dicka do ndodhi kjo eshte e sigurte

Nje shtet me 40% shqiptare mund te rezistoj dhe shume na ballkan?
si mendoni?
 

AKABA

Primus registratum
Re: Macedonia? neser?

Maqedonija si shtet ka rendesi strategjike ne egzistencen e saj, e keta rendesi i merr pik se pari per shtetin shqiptar dhe ate kosovar.
Rritja demografike e popullsis shqiptare ne maqedoni perben dhe themren e Akilit, prandaj po qe se shqiptaret e maqedonis jan atdhetar e kerkojne lufte, lufta e tyre sot eshte shkollimi i femive te tyre se shume shpejt do jene ato qe do qeverisin Maqedonin.

Lufta ne fund eshte qeshtje numrash, e till konsiderohet nga strateget, shfrytezojeni ket gja per te miren e perbashket
smile.gif
 
Top