MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

SkErDi

Primus registratum
MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Ka njeri qe ka pervoje me MAC OS? Nese po mund te me jepni ndonje info si "formatohet" nje Notebook me Mac OS ??
 

zog

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

shkohet tek dosja e aplikacioneve (programeve) aty tek utilities zgjidhet programi qe e sheh tek foto qe po te vej.

hapet ky dhe duke klikuar tek ikona e HD zgjidhet formati (MacOS Extended me duket shkruhet, zgjidh ket) qe kerkon si dhe i ven emer. tani sistemi im eshte ne fregjisht e nuk i di sesi ne anglisht jane termat e sakte, prandaj po te vej foto qe ta kesh me lehte te qarte se per çfare flitet.

screenshot.jpg


kete operacion ti e ben PO DESHE qe ne fillim kur instalon nje sistem te ri, perpara se ta instalosh kete, tek CD apo DVD ku ke programin e sistemit qe do vesh psh MacOS 10.4.8 ti hap persepari dosjen Utilities dhe ngrej ne Finder —>Disc Utilities qe tregohet ne foto dhe qe gjindet edhe tek CD apo DVD e instalimit te sistemit tek dosja Utilities (eshte nje dosje me ikone gjenerike siç i ka dosjet Mac par default). me kete vetem ti e formaton Hard Disc siç deshiron.
 

SkErDi

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Flm per pergjigjen Zog.
Apple qe kam une eshte ky

EqtCompiBookMk1.jpg

Nga ky PrintScreen qe me tregon ti, ve re qe ky qe kam une duhet te jete pak i vjeter. Ky Apple qe kam une eshte me Mac OS 9.2. Ka qene frengjisht dhe nje kolegu im e ktheu ne anglisht, mirepo hyet me nje user te thjeshte. Ka nje "GUEST" dhe nje "Just MySelf". Me Guest hyet normal mirepo nuk ka asnje te drejte te besh ndonje gje, psh TCP/IP qe ta fus ne rrjet etj etj. Tek "Just MySelf" ka password dhe nuk hyj dot. Besoj se "Just MySelf" do te jete Administrator Account dhe mendoj se do beja dicka me te. Nuk kam ne fakt asnje CD per instalim. Duhet te pyes neper TR mos gjej dike qe te jape ndonje gje. Nese ti e njeh si model a mund te me thuash cfare lloji/modeli eshte ky qe sheh? Gjithsesi flm shume Zog.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Te duhet patjeter MacOS 9.2 apo edhe MacOS X te ben pune?

/pf/images/graemlins/wave.gif
 

zog

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

tani e kuptova problemin tend. ty te duhet nje CD e MacOS 9.2. une e kam kete dhe po mundohen te ta vej ne linje, tek ato sitet e ngarkimeve falas. lidhjen ta çoj me MP, ne menyre qe te jesh i vetmi qe ngarkon ndryshe keta sitet ta veshtriresojne ngarkimin.

te duhet ta gravosh ne nje CD dhe pastaj ndiq proceduren per instalim. eshte i thjeshte mac ne instalim sidhe shumgjuhesh.

ose me ço adresen e shtepise se po ta çoj me poste CD time.

ps: dhe foto e kompluterit nuk arrij ta shoh.
 

maxper

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

hej Zog, e ke problem te ma cosh edhe mua linkun e ketij versioni te MacOS ne PM ?
 

SkErDi

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Zog, flm shume. Po e provoj ta shkarkoj nga linku atehere, gravoj ne nje CD dhe po provoj ta instaloj vete.
Sa per foton qe nuk duket as une s'e mora vesh. Nganjehere del nganjehere jo. Nganjehere del me klik te djathten duke i thene "Show Picture". Ose po ta marresh me Copy linkun dhe e Paste ne nje Internet Browser ... e sheh normal. Nejse faleminderit per ndihmen /pf/images/graemlins/smile.gif
 

SkErDi

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Gurax, ke humb. mos harro qe te pret nje gote vere kur te kesh kohe.
ky Notebook qe kam une ka 9.2 por une nuk e di nese eshte ok edhe ndonje tjeter ose jo.
Gjithsesi po provoj edhe nje here tjua tregoj "si fytyre" /pf/images/graemlins/smile.gif
Ja ky eshte MAC-u im
 

gurax

Pan ignoramus
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

A di njeri... MacOS X 10.4 cili eshte, Tiger apo Panther? Kam degjuar qe sec ka nje varesi per instalime qe duhet te kesh me perpara njerin e me pas te vihet tjetri, ndoshta qe s'instalohet dot Panther pa patur Tiger.
Tjeter... files qe jam duke marre jane imazhe CD-sh ne format .dmg dhe me sa po shoh nuk mund te shkruhen me PC por vetem me nje MAC. Kjo s'eshte ndonje gje sepse gjej ku i shkruaj.. me shume me intereson ajo varesia midis versioneve. Nese marr ate me lart, qe pritet te jete full CD pack, eshte ok apo kot sa po i marr?
 

Qerratai

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Tiger eshte me i ri sesa Panther si version. Nuk di te te them saktesisht me cfare perkon 10.4 por 10.4.4/6/8 jane TIGER.

Formati .dmg nuk eshte image por eshte archive, tip zip apo rar (mesa di une). Sdq kam degjuar per programe ne ambjent windows qe emulojne/bejne te mundur leximin ne PC te fileve per MAC. Por meqe ti mund ta djegesh diskun tek dikush qe ka MAC atehere problemi nuk shtrohet.

Mesa di une, Mac hardware ku ti do te instalosh sistemin operativ, s'ka nevoje qe te kete nje sistem precedent te instaluar. Nqs eshte i virgjer(formatuar) akoma me mire mendoj une.

zogu eshte ekspert i ketyre gjerave sdq, mbase shkruan ai ndonje gje ketu.
 

zog

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

10.3 = panther
10.4 = tiger
10.5 = leopard (version beta per momentin)

nje version me i vjeter (me i ulet ne numer) nuk e zevendeson nje me te ri, pa fshire me pare te pakten kete duke perdorur disc utilities.

ndersa per ta instaluar mac ne nje PC eshte mese e mundur duke perdorur osx86 per me shume shihni ketu http://osx86.frbb.net/viewtopic.forum?t=168

ose perdorni google per me shume lehtesi duke gjetur faqe perkatesisht ne anglisht, italisht etj.

tjeter sa i perket dmg ky eshte nje fishier disk image i ngjashem me iso ne PC. kjo do te thote qe po te jete kopje e nje CD ky hapet si i tille, po te jete kopje e nje DVD po ashtu, po te jete krijuar nga nje fishier Rar, zip, etj hapet i tille pasi dekompresohet nga sistemi vete MacOsX ose prej programit Toast Titanium (ky i fundit emerohet keshtu).

Nero dmg e gravon (djeg) pa problem, bile dhe e hap mjafton ti ndryshosh dmg ne iso, sidhe po te jete shkruar (djegur /pf/images/graemlins/laugh.gif) prej Toast ne formatin Mac&Pc ose ISO 9660. pra megjithe prapashtesen dmg (disk image) po mos jete gravuar vetem per mac, nero i njeh pa problem keto dmg.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

zog, Tigeri qe ke ti, eshte vetem ne frengjisht apo ka dhe gjuhe te tjera ? (anglisht dhe italisht jane ok per mua).

Do doja ta instaloja ne PC (e dija kete metoden dhe do me pelqente ta provoja). Ceshtja eshte nqs ke mundesi te ma japesh me ndonje fare menyre ose me poste ? Behet ?
 

zog

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

qe prej MacOsX ose ndryshe 10.0, MacOs eshte shumegjuhesh, ne hapje (faza e pare pas leximit e aprovimit te kontrates) ti e zgjedh vete gjuhen e perdorimit.

per ta ngarkuar e kam te pamundur sepse ndodhet ne DVD, pra eshte mbi 2.5 Go me duket (serveri im maksimumi lejon fisha (ose skedare) deri ne 1Go per shkarkim. por po deshe te jap faqen torrent ku e shkarkon per vetem disa ore, duhet vetem me pare te instalosh nje program qe jane te shumte e qe njeh keto torrentet.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Mire e ke ti por interneti im eshte me GPRS /pf/images/graemlins/laugh.gif ... do duhej 1 muaj per ta shkarkuar.

Shpenzimet postare i heq une po te me nisesh nje kopje te DVD-se tende.
 

zog

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

jo lal s'ka problem per pagesen, me ço adresen se ta dergoj pa problem, bile sapo bleva nje pack me 25 DVD per vetem 14 euro ka ca dite. sikur ta dija se robt kane nevoje shume /pf/images/graemlins/laugh.gif

po ta sperkas edhe me livando nga ajo e lira, per kujtim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Qerratai

Primus registratum
Re: MAC OS (Si Formatohet nje NoteBook me MAC OS?)

Shume faleminderit!

Livandon mbi pako e, jo direkt mbi DVD se s'dua te kete vetem funksion aromatizues (te shkurter per me teper) /pf/images/graemlins/grin.gif
 
Top