"Mësimi i instrumentit në fëmijëri i bën mirë trurit"

Megg

Carpe Diem
Fëmijët që marrin leksione muzike për të mësuar pianon apo kitarën kanë përfitime më të mëdha se të tjerët me kalimin e viteve.

Nuk bëhet fjalë për para, por për trurin e tyre. Edhe nëse shkojnë me forcë për të mësuar instrumentin muzikor, edhe nëse nuk do të bëhen muzikantë, truri i tyre do të jetë më aktiv dhe më i fortë ndaj plakjes.

Ky është rezultat i studimit të American Psychological Association i publikuar në revistën "Neuropsychology". Kërkuesit kanë marrë në studim 70 të moshuar të shëndetshëm nga mosha 60 deri në 83 vjec.

Ata që në fëmijëri kishin mësuar të luanin në një instrument kishin një tru më të freskët se ata që nuk kishin mësuar kurrë t'i binin një vegle muzikore.
 

Hank

Valoris scriptorum
E paskemi humbur nje shanc ne femijeri :)
Mendoja se ndikim kryesor do kishte te bente me kreativitetin
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Po kur i bie tepsise si def dhe tenxhereve si xhez a quhet ky talent ne fushen muzikore?

Une kur bej dush e kam zakon te kendoj dhe t'u bie mullaqkave te bukura si bongo. A ju duket kjo gje normale? Dhe a mund te quhen mullaqkat instrument muzikor?


El
 
Top