Më shumë se 7,000 njerëz të etiketuar në një imazh për rekord të ri

ValmirM

Webmaster
Më shumë se 7,000 njerëz kanë vendosur një rekord të ri në Librin e Rekordeve të Guinness, thjeshtë duke u kyçur në rrjetin social Facebook.
Orange, një operator i popullarizuar mobil në tregun global, ka tentuar të vendos rekordin e parë botëror për “shumicën e njerëzve të etiketuar (apo anglisht tagged) në një fotografi online” gjatë festivalit Glastonbury të Anglisë, në muajin qershor.

Ata kanë arritur suksesin, duke vendosur më shumë se 7,000 etiketime në një imazh panoramik të turmës që ka kapur rreth 70,000 njerëz, ka bërë të ditur blogu teknologjik Gizmodo.

thumbnail.php


Imazhe të shumta të kapura në rezolucion të lartë në Pyramid Stage të Fesitvalit me 23 qershor më pas janë qepur së bashku, dhe kanë krijuar një “imazh të madh”, thekson ueb faqja GlastoTag. Ata që ishin pjesëmarrës në Festival mund të afroheshin aq afër sa që mund të identifikonin njerëzit në turmë dhe vetveten, dhe më pas të bënin etiketimin. Etiketimi është një metodë për të identifikuar dikë në një imazh të postuar online, shumicën e rasteve bëhet fjalë për Facebook.

Festivali Glastonbury, është një ngjarje e madhe vjetore në Angli, që tërheq këngëtarë të njohur të muzikës pop, dhe këtë vit u udhëheq nga Gorillaz dhe Stevie Wonder. /pcworld.al
 
Top