Më mirë ta qep se të them budallallëqe...

  • Thread starter Anxhela Çikopano
  • Data e fillimit
A

Anxhela Çikopano

Guest
Këtë fundjavë nuk kam pasur mundësi të shkruaj, se falë kompjuterit të prishur, e kam pasur "pushim". Po do ti që mungesa e tastierës dhe marrja e nja dy lajmeve të mira më kanë zbutur pak zemërimin inatçor, edhe më vjen shumë inat, ë!
Ndaj meqenëse s'kam ç'të shkruaj, po shkruaj lutjen e famshme të Konicës:
"Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!"
Do kthehem shpejt, ja të më vijë ai i flamosur kompjuter :)
Ndërkaq, ma gëzofshi pranverën, ky dielli ma heq mendjen fare!!!!!


Blogun dhe aktivitetet e Tiranës mund t'i ndiqni edhe tek TiranaXXL http://tiranaxxl.com/

Continue reading...
 
Top