Lulja e jetës, gjeneza e Universit

Sweety el

Locus omnem
Lulja e jetës është një simbol tepër i lashtë i përbërë prej rrathësh të mbivendosur. Rregulli qëndron në simetri për të krijuar një formë gjeometrike të ngjashme me një lule

Lulja e jetës, gjeneza e Universit

Lulja e jetës është një simbol tepër i lashtë i përbërë prej rrathësh të mbivendosur. Rregulli qëndron në simetri për të krijuar një formë gjeometrike të ngjashme me një lule.

Qendra e çdo rrethi përputhet me pikëprerjen e 6 rrathëve të tjerë që ndodhen në të njëjtin perimetër. Pozicioni i tyre formon një strukturë 6 këndore të brendashkruar në një qark më të madh.

"Lulja e jetës" mund të gjendet në të gjitha besimet kryesore të botës. Ajo përmban motivin e krijimit që ka dalë nga "Zbrazëtia e Madhe". Gjithçka është e përbërë prej mendimit të krijuesit. Mbas krijimit të Farës së jetës e njëjta shtjellë lëvizjeje vazhdon, duke krijuar strukturën pasardhëse të njohur si Veza e jetës.

Kjo strukturë përbën bazat për muzikë, sikundër distancat ndërmjet sferave janë identike me distancat ndërmjet tonaliteteve dhe gjysmë notave në muzikë.

Është gjithashtu identike me strukturën qelizore në ndarjen e tretë embrionale (Qelizat e para ndahen në dy qeliza më pas në katër dhe në tetë qeliza).

Kështu që e njëjta strukturë derisa zhvillohet më tepër, krijon trupin njerëzor dhe gjithë sistemet energjetike duke përfshirë edhe Merkhaba-në.

Nëse ne vazhdojmë duke krijuar gjithnjë e më shumë sfera do të përfundojmë me strukturën e njohur si Lulja e jetës.

Ajo mban një simbol sekret të krijuar nga vizatimi i 13 rrathëve. Duke bërë këtë gjë çdokush mund të zbulojë modelin më të rëndësishëm në Univers. Ky është burimi për çdo gjë që ekziston të quajtur Fruti i jetës dhe që ndahet në 13 sisteme informacioni.

Secili prej tyre shpjegon një aspekt të realitetit. Në këtë mënyrë këto sisteme janë të afta të na japin akses për çdo gjë, duke filluar nga trupi i njeriut e deri te galaktika.

Në sistemin e parë, për shembull, është e mundur të krijosh çdo formë molekulare dhe çdo strukturë të gjallesave njëqelizore që ekzistojnë në Univers.

Me pak fjalë çdo gjallesë ekziston. Forma më e zakonshme e Lules së jetës është një model 6 këndëshi i rregullt (ku qendra e çdo rrethi është në perimetrin e gjashtë rrathëve me të njëjtin diametër), i përbërë prej 16 rrathësh të plotë dhe 36 harqesh të pjesshme të përmbyllur nga një qark i madh.

Prej mjaft studiuesve ky simbol konsiderohet të jetë një ndër simbolet e gjeometrisë hyjnore, duke mbartur një vlerë të rrallë religjoze të parimeve thelbësore...

Pergatiti:Klarita Bajraktari
 
Top